Raiffeisen Bank International (RBI) ka publikuar raportin vjetor të Qendrueshmërisë, raport ky i cili përmban informatat lidhur me arritjet e Grupit RBI në kuadër të temave të ESG-së (mjedis, social dhe qeverisje) përgjatë vitit 2022 si dhe në të njejtën kohë ofron një këndvështrim mbi objektivat e qëndrueshmërisë së rrjetit të RBI. Raporti ofron edhe detaje mbi ndikimin ekonomik, mjedisor dhe social të aktiviteteve të biznesit të RBI-së, nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2022.
Qëllimi i raportit konsiston në ofrimin e një pasqyre gjithëpërfshirëse se si Grupi RBI ka përmbushur misionin e saj të qëndrueshmërisë gjatë periudhës raportuese dhe cilat janë planet e ardhshme të grupit në zbatimin dhe përmirësimin e performancës së qëndrueshmërisë. Po ashtu, ky raport përfaqëson raportin jofinanciar të përmbledhur dhe të konsoliduar të RBI-së (sipas seksioneve 267a dhe 243b të Kodit Tregtar Austriak).
Në kuadër të raportit mund të gjeni edhe informacionet mbi aktivititetet e Bankës Raiffeisen në Kosovë që lidhen me Qëndrueshmërinë dhe ESG. Këtu përfshihen aktivitetet që lidhen me masat e zvogëlimit të emetimit të karbonit nga operacionet e Bankës Raiffeisen, rritjen e përqindjes së femrave në rolet menaxhuese në bankë, dhe mbështetja e më shumë se 15 projekteve në kulturë, ambient, edukim, inovacion dhe mirëqenie sociale.
Raportin e plotë mund ta lexoni dhe shkarkoni në këtë link: https://www.rbinternational.com/.../sustainability-report...
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu