Raiffeisen Bank International (RBI) publikon rezultatet preliminare për vitin 2022 

  • Duke përjashtuar Rusinë dhe Belorusinë, të hyrat neto nga interesi ishin 3,399 milionë euro, një rritje prej 37% në krahasim me vitin paraprak, rezultat i normave më të larta të interesit dhe volumeve  
  • Të hyrat neto nga tarifat dhe komisionet, duke përjashtuar Rusinë dhe Belorusinë, ishin 1,739 milionë euro, një rritje vjetore prej 16%
  • Të hyrat neto nga tregtimi, duke përjashtuar Rusinë dhe Belorusinë, u rritën në 179 milionë euro, rezultat i rritjes së aktiviteteve në tregun e këmbimit të parave dhe marzhës kreditore e instrumenteve vetanake të emetuara
  • Kreditë e klientëve u rritën për 6% (duke përjashtuar Rusinë dhe Belorusinë), duke shënuar rritje dyshifrore në tregjet kryesore të Evropën Qëndrore dhe Evropën Juglindore  
  • Profiti i konsoliduar 982 milionë (një rritje prej 35% në krahasim me vitin paraprak), duke përjashtuar Rusinë dhe Belorusinë, si dhe të hyrat nga shitja e bankës në Bullgari (453 milionë euro)
  • Kostot e riskut ishin 949 milionë euro, nga të cilat 490 milionë të rezervuara në Rusi dhe Belorusi, dhe të krijuara sipas niveleve të riskut (norma e provizionimit 0.73%); norma e ekspozimeve të kredive joperformuese mbetet e pandryshuar në 1.6%
  • Koeficienti CET1 në 16.0% (kalimtar, duke përfshirë rezultatet e deritanishme), rezultat i shifrës së lartë të profitit të konsoliduar dhe optimizimin e RWA; 14.0% duke përjashtuar Rusinë
  • Në kuadër të rrethanave aktuale, të hyrat nga Rusia dhe Belorusia nuk mund të shpërndahen
  • Bordi do të rekomandojë dividentën prej 0.80 euro për aksion nga profiti neto për vitin financiar 2022, edhepse koha e saktë për marrjen e një vendimi të tillë ende nuk është vendosur, dhe duket të jetë e pamundur të vendoset deri në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve (30 mars 2023). Data e vendimit për këtë do të caktohet varësisht nga koeficienti i kapitalit dhe çështjet tjera strategjike.   

 

Në vijim mund ta gjeni komentin nga Johann Strobl, drejtor ekzekutiv i RBI

 

"Këto rezultate tregojnë se RBI vazhdon të ketë profit të lartë në nivel të grupit. Profitabiliteti i biznesit në Austri si dhe në rajonet e Evropës Qëndrore dhe Evropës Juglindore është shumë i qëndrueshëm. Nëse e përjashtojmë kontributin e Rusisë dhe Belorusisë në profitin e përgjithshëm, si dhe të hyrat nga shitja e bankës në Bullgari, ne kemi arritur një profit prej një miliardë euro në vitin financiar 2022."

 

"Në vitin 2022, e kemi forcuar dukshëm koeficientin e kapitalit dhe pozitën e likuditetit. Edhe nëse duhet ta shesim bankën tonë në Rusi me vlerën e tregut 0, koeficienti i kapitalit do të jetë 14 për qind, që është përqindje më e lartë sesa ajo që kërkohet nga rregullatorët. "

 

"Gjatë njëmbëdhjetë muajve të fundit, Grupi RBI ka avancuar tutje në vlerësimin e mundësive strategjike për të ardhmen e Raiffeisenbank në Rusi, duke e përfshirë edhe daljen mirë të menaxhuar nga tregu atje. Kur e kemi prezantuar një vlerësim të tillë, ne kemi qenë të vetëdijshëm se kjo merr kohë. Po ashtu, zbatimi duhet të bëhet në kuadër të rrethanave komplekse në treg të cilat nuk mund t’i parashikojmë. Këtu përfshihet edhe ndryshimi i vazhdueshëm i rregullativës ligjore.”

 

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni:

Ingrid Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.ditz@rbinternational.com) or

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu