Raiffeisen dhe Visa lansojnë kuletën digjitale "RaiPay"

Prishtinë, 28.09.2020. – Raiffeisen Bank dhe Visa kanë prezantuar sot RaiPay, shërbimin e ri digjital, i cili mundëson pagesa të sigurta pa kontakt në dyqan nëpërmjet aplikacionit përkatës të instaluar në telefona të mençur në çfarëdo POS terminali që pranon pagesa pa kontakt. Pagesat digjitale RaiPay përmes telefonave të menqur mundësohen nga shërbimi Visa Token.

Për të bërë pagesa përmes aplikacionit, klienti duhet të ketë telefon të mençur android dhe kartelë Visa për pagesë. Aplikacioni RaiPay mund të shkarkohet në Google Play, pas të cilit zgjedhet një numër telefoni kontaktues, së bashku me fjalëkalimin për aplikacion, në mënyrë që të autorizohen pagesat e mëdha. Hapi i tretë është shtimi i kartelës në aplikacion nëpërmjet përdorimit të lexuesit NFC apo manualisht duke e vendosur kartelën për pagesë. Pas verifikimit të kartelës vjen kodi njëherësh përmes SMS dhe çdo gjë është gati.

„Që nga hyrja në tregun e Kosovës, Raiffeisen gjithmonë ka qenë në hap me përparësitë teknologjike dhe trendet botërore, duke e bërë bankwn tw jetw inovative në segmentin e bankimit digjital. Rritja e transaksioneve përmes debit kartelës dhe zvogëlimi i transaksioneve me para të gatshme është njëra nga qëllimet e Bankës Raiffeisen dhe Visa në Kosovë. Jemi të lumtur që tregu i kartelave bankare në vend vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, duke iu ofruar qytetarëve alternativa më të lehta për kryerjen e shërbimeve të pagesave me teknologjinë më të fundit e cila është e përshtatshme dhe e sigurt“, tha Iliriana Toçi, Anëtare e Bordit Menaxhues për Shërbime Bankare Retail.

Ndërsa, Vladimir Djordjevic, Menaxher i Përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore tha: „Visa ndjehet krenare për faktin që së fundi kemi lëshuar më shumë se 1 miliard token në mbarë botën nëpërmjet Shërbimit Visa Token (VTS). Ky është një hap i madh për kompaninë për të ndihmuar në përshpejtimin e inovacionit të pagesave elektronike dhe për pagesa më të sigurta. Aprovimi i shpejtë i teknologjisë Visa të tokenizimit vjen pasi kalimi masiv botëror në teknologji digjitale ka ndryshuar mënyrën në të cilën jetojmë, punojmë dhe blejmë, me 90% të blerësve që hezitojnë të shkojnë fizikisht dhe të blejnë në dyqane. Pasi që blerësit digjitalë pritet të arrijnë në 2.1 miliardë në mbarë botën deri në vitin 2021, teknologjia e tokenizimit Visa dhe popullarizimi i saj në përvojën e pagesës luajnë rol jetësor në fuqizimin e sigurisë së pagesës digjitale në nivel botëror. Jemi të lumtur për zbatimin e teknologjisë së tillë tani në Kosovë për të mirën e të gjithë klientëve tanë.“

Faza e pilotimit të shërbimit Visa Token nëpërmjet aplikacionit RaiPay është përfunduar me sukses, ku shërbimi është vënë në dispozicion të publikut për të gjitha kartelat Visa të lëshuara nga Banka Raiffeisen deri në fund të muajit korrik.

* * * * *

Shërbimi Visa Token

Shërbimi Visa Token është platformë e konsoliduar e pagesave që iu ofron institucioneve financiare, tregtarëve dhe partnerëve mundësi të kompletuara të menaxhimit të token, ‘interfaces’ dhe kontrolleve të rrezikut për të siguruar transaksionet përmes telefonave celularë dhe transaksioneve digjitale në pajisje të ndërlidhura. Kjo teknologji krijon mjedis të sigurt dhe ofron përvojë të blerjeve me pajisje celulare, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e transaksionit të pagesës me Visa:

  • Mbrojtja e klientit: tokenët zëvendësojnë informacionet 16 shifrore të llogarisë që gjenden në kartela të pagesës me numra. Ky identifikues i ri quhet numër i llogarisë digjitale dhe mund t’i lehtësojë transaksionet e pagesave pa shkëmbyer informacione të ndjeshme personale të llogarisë.
  • Përdorim i përshtatur: Tokenët mund të kufizohen për tregtarë, pajisje celulare apo lloje specifike të blerjeve – duke ofruar një formë tjetër të inovacionit dhe sigurisë.
  • Përshtatshmëria dhe efikasiteti i kostos: Tokenët e lidhur në pajisjet celulare të humbura apo të vjedhura mund të rilëshohen menjëherë pa ndryshim të numrave të llogarisë apo lëshim të kartelave të plastikës.
  • Procesim i lehtë: Tokenët bazohen në standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), prandaj mund të procesohen dhe dërgohen nga tregtarët, blerësit dhe lëshuesit, si pagesat tradicionale me kartelë.

Më shumë informacione në lidhje me Shërbimin Visa Token janë në dispozicion në www.visa.com/digitalsolutions.

Visa Inc. (NYSE:V) është lidere botërore në pagesat digjitale. Misioni ynë është lidhja e botës nëpërmjet rrjetit më inovativ, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave – duke iu mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulzojnë. Rrjeti ynë i avancuar global i procesimit VisaNet ofron pagesa të sigurta dhe të besueshme rreth botës dhe është në gjendje t’i trajtojë më shumë se 65,000 mesazhe të transaksioneve në sekond. Fokusi i vazhdueshëm i kompanisë në inovacion është katalizator për rritjen me shpejtësi të tregtisë së lidhur në pajisje dhe forcë shtytëse për ëndrrën për të ardhme pa para të gatshme për të gjithë dhe kudo. Me kalimin e botës nga teknologjia analoge në atë digjitale, Visa është duke aplikuar brendin, produktet, njerëzit, rrjetin dhe shkallën tonë për riformësimin e të ardhmes së tregtisë. Për më shumë informacione vizitoni usa.visa.com/about-visawww.visasoutheasteurope.com

 

 

Complementary Content
Tools