Raiffeisen Gallery vazhdon të jetë e hapur për artistët e rinj në Kosovë

Banka Raiffeisen në Kosovë fton të gjithë artistët e rinj të shfrytëzojnë hapësirën e Raiffeisen Gallery për të ekspozuar punimet e tyre një muaj, gjatë vitit 2023. Ftesa do të jetë e hapur prej datës 21 tetor deri më 21 nëntor ndërsa mund të aplikojnë të gjithë artistët e rinj të cilët janë studentë ose kanë mbaruar studimet në fushën e artit. Artistët e rinj do të përzgjidhen nga profesionistë të fushës, me të cilët banka bashkëpunon sa i përket këtij projekti dhe do të njoftohen gjatë muajit dhjetor.  

 

Përvec letrës motivuese, artistët e interesuar duhet të dërgojnë në e-mailin raiffeisenbankgallery@gmail.com një portfolio me foto cilësore të më së shumti 10 punimeve të tyre (pikturë, grafikë, skulpturë apo skicë), të përfshijnë informacione mbi: teknikën, dimensionin, vitin e punimit ndërsa punimet të jenë në një format jo më të madh se 120 cm. Punimet duhet të jenë orgjinale dhe preferohet të kenë përfunduar gjatë vjetëve të fundit.

 

Raiffeisen Gallery është e vendosur në qendrën tregtare Albi Mall, në Prishtinë. Duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëvë që vizitojnë këtë qendër tregtare, qëllimi ka qenë që kjo hapësirë t’ju ofrohet artistëve të rinj për të ekspozuar punimet e tyre një muaj, pa shpenzime dhe në të njëjtën kohë, të promovohet edhe arti vizual në përgjithësi. Kështu, nga muaji shtator 2016 e deri më sot, më shumë se 60 artistë kanë shfrytëzuar këtë hapësirë të Raiffeisen Gallery për të ekspozuar punimet e tyre.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu