Raiffeisen krijon komunitetin Tech4Tech në kuadër të bankës

Gjatë vjetëve të fundit, digjitalizimi i shërbimeve dhe produkteve bankare ka qenë njëra nga iniciativat kryesore strategjike të Bankës Raiffeisen.Janë zhvilluar dhe implementuar zgjidhje të ndryshme digjitale, duke përfshirë këtu platforma digjitale për shërbime bankare, në mesin e të cilave është edhe Raiffeisen Plus (platforma në internet dhe telefon mobil), përmes së cilës klientët sot e menaxhojnë llogarinë e tyre online në kohë reale; apo platforma digjitale për produkte bankare, siç është RaiKesh apo E-Finance, përmes së cilave individët dhe bizneset mund të aplikojnë online për kredi.

Prezantimi i zgjidhjeve të tilla digjitale ka ndikuar në lehtësimin e përdorimit të shërbimeve dhe produkteve bankare dhe kjo vërehet edhe në hulumtimet e ndryshme që banka i realizon me të gjitha kategoritë e klientëve. Ky sukses dhe synimi për të vazhduar sjelljen e risive të tjera digjitale tek klientët ka krijuar nevojën që punonjësit e informacionit dhe teknologjisë brenda bankës të funksionojnë si një komunitet i përbashkët për të bashkëvepruar dhe shkëmbyer idetë në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë.

Kështu, në qershor të vitit 2022, Banka e ka krijuar komunitetin Tech4Tech i cili përbëhet prej rreth 300 punonjësve të teknologjisë dhe informacionit që punojnë në katër departamente të ndryshme të bankës: Departamenin e Informacionit dhe Teknologjisë, Departamentin e Sigurisë, Departamentin e Analizimit të të Dhënave, dhe Qendrën e Kompetencës.

Gjatë muajve të fundit, komuniteti Tech4Tech ka organizuar aktivitete të ndryshme, në mesin e të cilave edhe DevPortal ose Cyber Security Month, ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë nga Raiffeisen Bank International (RBI) ose ekspertë të jashtëm që veprojnë në Kosovë. Po ashtu, punonjësit e komunitetit Tech4Tech kanë mundësi të jenë pjesë e shumë projekteve dhe zgjidhjeve digjitale që drejtohen nga RBI ose në bashkëveprim me bankat tjera të rrjetit RBI në shtetet e Evropës Qendore dhe Lindore. Kjo ju mundëson atyre të mësojnë më shumë, të zhvillohen profesionalisht dhe të marrin përvojë ndërkombëtare.

Komuniteti Tech4Tech është i hapur edhe për studentë të rinj të teknologjisë dhe informacionit që studiojnë në universitetet e Kosovës. Përmes programit RISE (në anglisht Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers) i cili është prezantuar në shtator të vitit 2022, Banka Raiffeisen në Kosovë iu ka ofruar këtyre studentëve mundësi të aplikojnë për bursë dhe punë praktike. Nga 14 studentët e perzgjedhur, 5 prej tyre kanë filluar praktikën në Bankën Raiffeisen në janar të 2023, në departamentet të cilat ata vetë i kanë përzgjedhur.

Më shumë informacione për lajmet e fundit, aktivitetet, rolin dhe përgjegjësitë e departamenteve, si dhe ambientin e punës së Tech4Tech mund të gjeni në këndin e dedikuar këtij komuniteti, i cili është pjesë e web faqes zyrtare të Bankës Raiffeisen: https://bank.raiffeisen-kosovo.com/sq/tech4tech/home.html

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu