Përdorimi i "Cookies"

Ne përdorim "cookies" për ta bërë faqen tonë të internetit sa më miqësore. Nëse vazhdoni, supozojmë që jeni dakord me përdorimin e "cookies". Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".

OK

Raiffeisen Plus, platformë e shërbimeve digjitale që ndryshon përvojën bankare

Raiffeisen Bank në Kosovë ka prezantuar “Raffeisen Plus”, platformën e shërbimeve bankare digjitale më të reja dhe më të avancuara të cilat do të kontribuojnë në lehtësimin e mëtutujeshëm të përvojës bankare të klientit. Raiffeisen Plus i mundëson klientit shërbime digjitale bankare në kanale të ndryshme, duke përfshirë këtu shërbimet në internet, telefon, dhe në viber.

 

Raiffeisen Plus në internet, më herët e njohur si E-Banking, është përditësuar jo vetëm vizualisht por edhe sa i përket përmbajtjes. Tani klienti, përmes regjistrimit online mund të krijojë vetë kredencialet e Raiffeisen Plus në internet (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin) ose ta ndërrojë vetë fjalëkalimin. Edhe Raiffeisen Plus ne telefon, me herët M-Banking, tani i mundëson klientit të të regjistrohet drejtëpërdrejtë në aplikacionin mobil, pa pasur nevojë për t’u qasur në web. Përveç kësaj tani klienti mund të qaset në aplikacion mobil përmes një pin kodi katërshifror, pa pasur nevojë të përdor emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të procesojë transaksione në kohë reale, të procesojë të gjitha transaksionet edhe përmes aplikacionit mobil, si dhe të zgjedh nësë dëshiron të pranojë oferta/shitje të produkteve online.

 

Ndërsa, për herë të parë në Kosovë, Banka Raiffeisen ju ofron klientëve shërbime digjitale edhe përmes asistentit virtual në viber. Raiffeisen Plus në viber i mundëson klientit të përcjellë gjendjen e llogarisë së tij bankare në mënyrë automatike. E gjitha cfarë duhet të bëjë klienti është të regjistrohet në aplikacionin në viber dhe të përdorë fjalët kyçe, si psh. “gjendja e llogarisë” ose “gjendja e kredit kartelës” dhe në mënyrë automatike do pranojë informacionet mbi bilancin e kërkuar. Asistenti virtual do t’ju ofrojë shërbime klientëve edhe në facebook messenger.

{{ContentSection}}
Complementary Content
Tools