RBI bëhet nënshkruese e Parimeve globale për Bankim të Përgjegjshëm

Raiffeisen Bank International (RBI) është bërë zyrtarisht nënshkruese e Parimeve të Kombeve të Bashkuara për Banking të Përgjegjshëm – korniza e vetme për qëndrueshmërinë në industrinë bankare e zhvilluar përmes një partneriteti inovativ në mes të bankave në gjithë globin dhe Iniciativës Financiare për Mbrojtjen e Ambientit të Kombeve të Bashkuara.  

 

Parimet për bankim të përgjegjshëm përcaktojnë rolin dhe përgjegjësinë e industrisë bankare si dhe e bashkërendojnë sektorin financiar me objektivat e Qëllimeve për Zhvillim të Përgjegjshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015. Këto parime po ashtu i mundësojnë bankës ta përfshijë përgjegjjshmërinë në të gjitha fushat e biznesit, dhe ta indentifikojë ku ka potencial të ketë më shumë ndikim përmes kontributit të saj në krijimin e një bote më të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, këto parime krijojnë rrethana për mundësi të reja biznesi krahas paraqitjes së ekonomisë zhvillimore të qëndrueshme.

 

Për grupin RBI, qëndrueshmëria ka qenë gjithmonë një parim thelbësor dhe njësi matëse për suksesin e korporatës. Qëndrueshmëria kuptohet si një aktivitet i përgjegjshëm i korporatës për një periudhë afatgjate, rezultate positive ekonomike duke konsideruar apektet kryesore shoqërore dhe të ambientit. Rëndësia e kësaj çështjeje reflektohet, për shembull në faktin se RBI është ofruesi më i madh i ‘green bonds’ nga të gjitha bankat austriake. Të qenurit e përgjegjshëm shihet si një objektivë kryesore ndërsa po punohet për të përmirësuar ndikimin e përgjegjjshëm të aktiviteteve afariste. Për ta arritur këtë është ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse.

 

Johann Strobl, drejtor ekzekutiv i RBI tha: “Ne jemi shumë krenar të jemi grupi i parë austriak që zotohemi për respektimin e Parimeve për Bankim të Përgjegjshëm të Kombeve të Bashkuara. Si një anëtar shumëvjeçar i Iniciativës Financiare të UNEP, ne e konsiderojmë nënshkrimin e këtyre parimeve si një e arritur e radhës sa i përket zhvillimit tonë të qëndrueshëm. Prandaj, do të intensifikojmë më tutje përpjekjet tona për të forcuar orientimin tonë strategjik për të qenë bankë e përgjiegjshme. Qëllimi ynë është të ofrojmë produkte dhe shërbime financiare të qëndrueshme që ju mundësojnë klientëve tanë transformimin e tyre drejtë një të ardhme të qëndrueshme dhe kështu të kontribuojnë pozitivisht në shoqëri. Ne e shohim bankimin e përgjegjshëm si një element të rëndësishëm për rritjen e mëtutjeshme të biznesit. Kjo po ashtu është në linjën e njëjtë me vizionin tonë 2025 për t’u bërë grupi më i rekomanduar për shërbime financiare në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore ku veprojmë.”

 

Për më shumë informacione rreth Parimeve për Bankim të Përgjegjshëm mund t’i gjeni në linkun në vijim: www.unepfi.org/responsiblebanking

 

Complementary Content
Tools