RBI është "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore” dhe “Banka më e mirë në Austri”

- Global Finance dhe EMEA Finance kanë ndarë disa çmime për RBI dhe bankat e rrjetit të saj

- Çmimi për Bankën më të mirë në Evropën Qëndore dhe Lindore ndahet për RBI për 14 dhe gjashtë herë radhazi, respektivisht

- Bankat e rrjetit, duke e përfshirë Bankën Raiffeisen në Kosovë vlerësohen me çmimet e EMEA Finance

 

Vjenë, 27 prill 2021 - Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka pranuar edhe këtë vit disa çmime nga revistat e njohura financiare Global Finance dhe EMEA Finance. Në kuadër të çmimeve për “Bankat më të mira botërore 2021” të Global Finance, RBI është vlerësuar si "Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore”, ashtu sikur edhe në vitin 2017, 2018 dhe 2020. Kjo është hera e 14-të prej vitit 2004 që kjo revistë financiare e ka vlerësuar RBI me këtë çmim të rëndësishëm. Po ashtu, edhe degët e RBI në Belorusi, Bosnë e Hercegovinë dhe në Rumani janë zgjedhur si "Bankat më të mira" në vendet ku veprojnë.

 

“Ne i vlerësojmë shumë këto çmime. Përderisa komentet e klientëve sigurisht se janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vlerësimin e performancës sonë, krahasimi me bankat tjera është i domosdoshëm për të ofruar një pasqyrë të plotë dhe një konfirmim të vlefshëm për cilësinë e punës sonë,“ tha drejtori ekzekutiv i RBI, Johann Strobl.

 

Sa i përket "Çmimeve për Bankat në Europë 2020" të revistës EMEA Finance, RBI është vlerësuar si "Banka më e mirë në CEE & CIS" për herën e gjashtë radhazi. Përveç kësaj, kjo revistë e ka zgjedhur RBI edhe si "Banka më e mirë" dhe “Banka më e mirë investuese“ në Austri, sikur edhe në vitin paraprak. RBI po ashtu ka marrë edhe çmimin për “Green Finance‘ ndërsa Raiffeisen Capital Management është vlerësuar si “Best Asset Manager" në Austri.

 

Të gjitha bankat e rrjetit RBI kanë pranuar çmimin si “Banka më e mirë”, duke përfshirë Bankën Raiffeisen në Kosovë. Bankat në Republikën Çeke, Hungari, Serbi dhe Slovaki kanë marrë edhe çmimet "Banka më e mirë për individë“. Ndërsa, Raiffeisenbank në Rusi është vlerësuar si "Banka e huaj më e mirë".

 

Duke e komentuar çmimin e EMEA Finance, Robert Wright, drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë tha: “Ne jemi shumë të kënaqur të fitojmë çmimin për herën e katërt radhazi në Kosovë. Çmimi për vitin 2020 është posaqërisht i veçantë për shkak të sfidave të krijuara nga pandemia dhe do të dëshiroja t’i falenderoj të gjithë kolegët për dedikimin e tyre te jashtëzakonshëm si dhe klientët tanë për besimin ndaj bankës“.  

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu