RBI: Fitim i konsoliduar prej 804 milion euro pavarësisht efekteve të pandemisë COVID-19

Pavarësisht kushteve sfiduese të tregut dhe mjedisit të vazhdueshëm të normave të ulëta të interesit, Raiffeisen Bank International (RBI) raportoi një fitim të konsoliduar prej 804 milion euro. Përveç efekteve të saj të drejtpërdrejta, pandemia gjithashtu rezultoi në ulje të konsiderueshme të normave të interesit dhe zhvlerësime të valutës në disa nga tregjet kryesore të RBI-së.


"Fillimi i pandemisë e gjeti RBI-në në një pozicion të fuqishëm dhe prandaj kjo arriti një rezultat të kënaqshëm kur kemi parasysh mjedisin shumë të rëndë", tha Johann Strobl, Drejtor Ekzekutiv-CEO i RBI-së.


Duke marrë në konsideratë rekomandimin e BQE-së mbi pagesat e dividendit, Bordi Menaxhues i RBI-së do t'i propozojë Asamblesë së Përgjithshme Vjetore, e planifikuar për 22 prill 2021, të paguajë një dividend prej 0,48 € për aksion.


"Ne jemi të kapitalizuar mirë, gjë që na lejon të rritemi me klientët tanë dhe në të njëjtën kohë të lejojmë aksionarët tanë të marrin pjesë në suksesin e RBI-së," theksoi Strobl.


Për shkak të zhvillimit të vaksinimit kundër COVID-19, një lehtësim i kufizimeve relativisht të ashpra mund të pritet për tremujorin e dytë të vitit 2021. Në kombinim me kërkesën e ndrydhur si dhe stimujt e politikës monetare dhe fiskale, kjo duhet të rezultojë në një rimëkëmbje të konsiderueshme ekonomike në vazhdën e vitit. Pas një zhvillimi negativ të BPV-së në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në vitin 2020, Hulumtimet e Raiffeisen (Raiffeisen Research) pret rritje të BPV-së prej 3.7 përqind në Evropën Qendrore, 4.6 përqind në Evropën Juglindore, 2.4 përqind në Evropën Lindore dhe 3.5 përqind në Austri për vitin 2021.


Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie


Të ardhurat operative u ulën 5 përqind në 5,195 milion euro, ndikuar veçanërisht nga një rënie prej 5 përqind në të ardhurat neto nga interesi (3,241 milion euro) dhe një rënie prej 3 përqind në të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet (1,738 milion euro). Masat e mbylljes  rezultuan në reduktime të lidhura me të ardhurat, veçanërisht në tremujorin e dytë, ndërsa të ardhurat neto nga interesi u ndikuan nga norma më të ulëta interesi, kryesisht si rezultat i shkurtimeve të normave bazë të interesit në disa tregje. Kjo u kompensua nga një ulje e shpenzimeve të përgjithshme administrative, gjithashtu me 5 përqind, në 2,949 milion euro. Faktorët kryesorë këtu ishin zvogëlimi i shpenzimeve të tjera administrative dhe efektet e valutës. Në 56.8 përqind, raporti kosto / të ardhura ishte 0.3 pikë përqindje më i lartë se në vitin e kaluar.


Humbje nga zhvlerësimi i aseteve financiare për shkak të recesionit


Recesioni i shkaktuar nga COVID-19 ndikoi negativisht në RBI kryesisht përmes humbjeve nga zhvlerësimi i aseteve financiare në shumën prej 630 milion euro, nga të cilat 288 milion euro i atribuohen fazës 3, dmth. ato në fakt janë mospaguese (defaulted).
Në 1.9 përqind, raporti i ekspozimeve joperformuese (NPE) ishte 0.2 pikë përqindje më i ulët se në vitin e kaluar, kryesisht si pasojë e rritjes së vëllimeve të kredive, pasi kreditë joperformuese mbetën pothuajse të qëndrueshme për shkak të shitjeve dhe çregjistrimit. Raporti i mbulimit të NPE u rrit 0,5 pikë përqindje në 61,5 përqind. 
Raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) është 18.4 për qind
Në vitin 2020, raporti CET 1 (i ngarkuar plotësisht) ishte 13.6 për qind. Dividendi i propozuar fillimisht për 2019 mbetet e zbritur, ashtu si edhe propozimi i dividendit për vitin 2020. Raporti i klasit 1 ishte 15.7 për qind dhe raporti i kapitalit total ishte 18.4 për qind. 

Perspektiva

Ne presim një rritje modeste të kredive në gjysmën e parë të vitit 2021, e cila do të përshpejtohet në gjysmën e dytë të vitit.
Raporti i provizionimit për VF 2021 pritet të jetë rreth 75 pikë bazë, teksa skadojnë moratoriumet dhe programet e mbështetjes të qeverisë.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një raporti kosto / të ardhura prej rreth 55 përqind - ndoshta veçse në vitin 2022 në varësi të shpejtësisë së rimëkëmbjes.
Presim që kthimi i konsoliduar i kapitalit të përmirësohet në 2021 dhe ne synojmë 11 përqind në një periudhë afatmesme.
Ne konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 prej rreth 13 përqind për periudhën afatmesme.
Bazuar në këtë objektiv, synojmë të shpërndajmë midis 20 dhe 50 përqind të fitimit të konsoliduar. 

* * * * *

 

Raporti vjetor është në dispozicion në http://ar2020.rbinternational.com, versioni në gjuhën gjermane në http://gb2020.rbinternational.com.

Raporti i Qëndrueshmërisë të RBI-së 2020 u publikua sot në të njëjtën kohë me Raportin Vjetor. Ky raport i konsoliduar jofinanciar në përputhje me Aktin Austriak të Përmirësimit të Qëndrueshmërisë dhe Diversitetit (Nachhaltigkeits- und Diversitätsverbesserungsgesetz) me parimin udhëzues "Bankimi i Përgjegjshëm për një të ardhme të qëndrueshme" mund të gjendet në www.rbinternational.com/sustainabilityreport.
 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu