Revista EMEA Finance me bazë në Londër ndau disa çmime për Grupin RBI. RBI fitoi çmimin rajonal “Banka më e mirë në EQL dhe CIS” për të shtatën herë radhazi. 15 nga 75 çmime në përgjithësi u ndanë për bankat e grupit RBI, duke e bërë atë grupin që ka fituar numrin më të madh të çmimeve.
Edhe Raiffeisen Bank në Kosovë është njëra nga fituesit, pasi EMEA Finance e ka vlerësuar Raiffeisen si “Banka më e mirë” në Kosovë në vitin 2021. Ky është vlerësimi i dytë për Bankën Raiffeisen në Kosovë këtë vit, pas çmimit si Banka më e mirë në Kosovë të publikuar nga revista financiare Euromoney në muajin korrik.
Duke komentuar çmimet e shumta që Grupi RBI mori nga EMEA Finance, Johann Strobl, CEO i RBI tha: "Ne i vlerësojmë shumë çmimet nga EMEA Finance dhe i konsiderojmë si konfirmim i cilësisë së produkteve, inovacionit dhe fitimit tonë".
Në vijim mund ta gjeni listën e bankave të grupit RBI që kanë marrë çmimet e EMEA Finance:
CEE & CIS, "Best bank", RBI
Austri, "Best bank", RBI
Austri, "Best investment bank", RBI
Austri, "Best asset manager", Raiffeisen Capital Management
Shqipëri, "Best foreign bank", Raiffeisen Bank
Kroaci, "Best bank", Raiffeisenbank Austria
Republika Çeke, "Best bank", Raiffeisenbank
Republika Çeke, "Best private bank", Friedrich Wilhelm Raiffeisen
Kosovë, "Best bank", Raiffeisen Bank Kosovo
Rumani, "Best bank", Raiffeisen Bank
Rumani, "Best investment bank", Raiffeisen Bank
Slovaki, "Best bank", Tatra banka
Slovaki, "Best private bank", Tatra banka Private Banking
Slovaki, "Best asset manager", Tatra banka
Ukrainë, "Best bank" Raiffeisen Bank
“2021 dëshmoi se bankat e Evropës ishin në gjendje të përballonin sfidat e rëndësishme të paraqitura nga pandemia e koronavirusit. Fituesit tanë treguan se janë në gjendje të mbështesin komunitetet të cilave iu shërbejnë, si dhe tw sjellin fitim për aksionarët," theksoi CEO dhe Botuesi i EMEA Finance, Christopher Moore.
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu