RBI: Raporti gjysmëvjetor financiar për vitin 2020

Të hyra të qëndrueshme bazë; profiti i konsoliduar prej 368 milionë € është ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19

 - Të hyrat bazë janë të qëndrueshme nga viti në vit, me të ardhura neto nga interesi deri në 2 përqind dhe të ardhura neto nga tarifat dhe komisionet të pandryshuara (më të ulëta nga tremujori në tremujor për shkak të izolimit)

- Kreditë për klientët shënuan rritje prej 3 përqind nga fillimi i vitit deri më tani, përkundër rënies të konsiderueshme në vlerë të valutave lokale

- Raporti i provizionimit prej 0.67 përqind në gjysmën e parë të vitit; rritja kryesisht e nxitur nga efektet e pandemisë COVID-19

- Profiti i konsoliduar prej 368 milionë €, i prekur negativisht nga kostot më të larta të rrezikut dhe rëniet në kompanitë e vlerësuara në ekuitet (rezultati tjetër)

- Marzha neto e interesit ka shënuar rënie prej 22 pikë bazë nga tremujori në tremujor në 2.21 përqind

- Raporti i ekspozimeve joperformuese dhe raporti i mbulimit të ekspozimeve joperformuese kanë shënuar rritje të lehtë në 1.9 përqind dhe 63.3 përqind, përkatësisht

- Raporti i kapitalit bazë të klasës 1 prej 13.2 përqind (duke përfshirë rezultatin nga fillimi i vitit deri më tani)

Vjenë, 11 gusht 2020 - Në gjysmën e parë të vitit 2020, Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një profit të konsoliduar prej 368 milionë €. Profiti i konsoliduar shënoi rënie prej 203 milionë € nga viti në vit. Rezultati është ndikuar negativisht nga efektet direkte dhe indirekte të krizës nga pandemia COVID-19. Këto janë reflektuar në kostot e rrezikut kreditor, si dhe ndikimet e ndërlidhura me moratoriumet e pagesave dhe rënia në vlerë e investimeve dhe emrit të mirë.

“RBI është në formë të qëndrueshme. Kemi bazë të mirë të kapitalit dhe pozitë të fuqishme të likuiditetit. Perspektiva jonë nuk ka ndryshuar. Presim që RBI do të gjenerojë kthim të konsoliduar në ekuitet me një trend njëshifror këtë vit,” tha CEO Johann Strobl.

Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie prej 23 milionë € nga viti në vit në  1,474 milionë €. Raporti kosto/të ardhura shënoi rënie prej 5.0 pikë përqindje në 54.8 përqind.

Recesioni më i shprehur në humbjet nga rënia në vlerë

Recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 është reflektuar në mënyrë më të theksuar nga humbjet nga rënia në vlerë e aseteve financiare, e cila ka arritur në 312 milionë € në krahasim me nivelin shumë modest prej 12 milionë € në vitin paraprak.

Në 1.9 përqind, raporti i ekspozimeve joperformuese ka shënuar rënie prej 0.2 përqind nga niveli në fund të vitit, kryesisht për shkak të vëllimit të rritur të kreditimit. Raporti i mbulimit të ekspozimeve joperformuese është përmirësuar për 2.4 pikë përqindje në 63.3 përqind.  

Raporti i kapitalit total arriti në 17.5 përqind

Të ngarkuara plotësisht (secila) dhe përfshirë rezultatin e gjysmës së vitit, raporti i kapitalit bazë të klasës 1 ishte 13.2 përqind, raporti i klasës 1 ishte 14.6 përqind dhe raporti i kapitalit total ishte 17.5 përqind.

Krahasimi në periudha tremujore

“Pas një zhvillimi të kënaqshëm të fitimeve në tremujorin e parë, në tremujorin e dytë shënuam një rënie të konsiderueshme për shkak të izolimit. Në ndërkohë, jemi duke vëzhguar një rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik në shumë fusha,” tha Strobl.

Të ardhurat neto nga interesi shënuan rënie prej 57 milionë € nga tremujori në tremujor në 825 milion €. Marzha neto e interesit shënoi rënie me 22 pikë bazë në 2.21 përqind, kryesisht si rezultat i zhvillimeve negative të marzhës në shumë vende të Grupit për shkak të zvogëlimit të normës në lidhje me COVID-19.

Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie prej 36 milionë € nga tremujori në tremujor në 719 milionë €.

Rënia në vlerë e aseteve financiare ishte 5 milionë € mbi nivelin e tremujorit paraprak në 158 milion €.

 Në 192 milionë, profiti i konsoliduar ishte 15 milionë € mbi nivelin e tremujorit paraprak. Në anën tjetër, rezultati operues shënoi rënie prej 83 milionë €, nxitur nga zvogëlimi i konsiderueshëm i të hyrave bazë.

Perspektiva

Presim rritje modeste të kredive në vitin 2020.

Raporti i provizionimit për VF 2020 aktualisht pritet të jetë rreth 75 pikë bazë, varësisht nga kohëzgjatja dhe përmasa e ndërprerjes.

Synojmë të arrijmë një raport kosto/të ardhura prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe jemi duke vlerësuar se si do të ndikojnë rrethanat aktuale në raport në vitin 2021.

Në planin afatmesëm synojmë kthim të konsoliduar në ekuitet prej përafërsisht 11 përqind. Nga sot, dhe bazuar në vlerësimet tona më të mira, presim kthim të konsoliduar në ekuitet në trend një-shifror për vitin 2020.

Konfirmojmë se raporti ynë i kapitalit bazë të klasës 1 është rreth 13 përqind në planin afatmesëm.

 Bazuar në këtë objektiv, ne synojmë shpërndarjen rreth 20 deri në 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

 * * * * *

Versioni online i raportit tremujor është i qasshëm në http://qr022020.rbinternational.com, the ndërsa versioni në gjuhën gjermane në http://zb022020.rbinternational.com. Ju gjithashtu mund të porositni aty kopje të shtypura.

 * * * * *

RBI e cilëson Austrinë, ku është bankë lidere e korporatave dhe e investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 13 tregje të rajonit mbulohen nga bankat e rrjetit. Përveç kësaj, Grupi RBI përbëhet nga degë të tjera të shërbimeve financiare, në fusha si lizing, menaxhim i aseteve dhe bashkimet (mergers) dhe blerjet (acquisition) (M&A).

Rreth 46,000 punonjës u shërbejnë 16.7 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se 2,000 njësive të biznesit, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake të Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në qarkullim të lirë (free float). Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit.

 Për informacione të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ose

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

www.rbinternational.com

Complementary Content
Tools