RBI: Rezultatet e 1-9/2021 – fitimi i konsoliduar shënon rritje për 76 përqind

- Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 9 përqind në terma tremujorë të nxitura nga rritja e vëllimit dhe normat bazë të larta

- Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën me 8 për qind në terma tremujorë në 538 milionë

- Raporti i të ardhurave ndaj kostos është 52.1 përqind në tremujorin e tretë, shpenzimet e përgjithshme administrative (rritje prej 3 përqind në terma tremujorë) pasqyrojnë konsolidimin për herë të parë të bankës Equa dhe koston e integrimit

- Raporti i provizioneve fillimviti deri në datën aktuale është 0.21 përqind

- Fitimi i konsoliduar është përmirësuar për 76 përqind në terma vjetorë në 1,055 milionë

- Kreditë për klientët u rritën me 11 përqind (me përjashtim të bankës Equa 9 përqind) nga fillimviti deri në datën aktuale

- Raporti CET1 është 13.2 përqind (i ngarkuar plotësisht), duke përfshirë rezultatin nga fillimviti deri në datën aktuale dhe ndikimin e bankës Equa

- Përmirësimi i vlerësimit/rejtingut  të Moody's në A2 nga A3

- Mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme është planifikuar për 10 nëntor për të votuar për dividendin shtesë të propozuar prej 0.75 € për aksion

 

Pas recesionit të shkaktuar nga pandemia në vitin e kaluar, viti aktual financiar po shënon rimëkëmbje ekonomike. Fitimi i konsoliduar është rritur ndjeshëm për 76 përqind vit për vit në 1,055 milion €. Një zgjerim i vëllimeve të biznesit mundësoi që të ardhurat neto nga interesi, të cilat ishin ndikuar nga ulja e normave bazë të interesit dhe zhvlerësimet e valutës, të stabilizoheshin në masë të madhe. Rritjet e fundit të normave të interesit të tregut në shumë vende të grupit kanë rezultuar tashmë në një rritje të të ardhurave neto nga interesi gjatë tremujorit të fundit. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet janë rikthyer gjithashtu në nivelin e tyre të para pandemisë me një rritje prej 16 përqind. Rritja e fitimit të konsoliduar është gjithashtu për shkak të provizioneve dukshëm më të ulëta për humbjet e kredive, të cilat në shumën prej 152 milionë ishin 345 milionë më pak se në periudhën e një viti më parë.

 

"Jemi shumë të kënaqur me performancën në nëntë muajt e parë. Ne kemi përmirësuar ndjeshëm fitimin tonë të konsoliduar në krahasim me periudhën e një viti më parë dhe kemi përfunduar me sukses blerjen e bankës çeke Equa. Rritja ekonomike në tregjet tona na jep një shtysë, andaj jemi optimistë si për pjesën tjetër të vitit ashtu edhe për vitin 2022, " u shpreh Johann Strobl, CEO i RBI-së.

 

Të ardhurat operative shënuan rritje

 

Të ardhurat operative u rritën për 2.3 përqind në 4,096 milionë € në terma vjetorë. Të ardhurat neto nga interesi u ulën për 31 milionë € në 2,445 milionë, për shkak të mjedisit të normave të ulëta të interesit në tregje të shumta të grupit dhe zhvlerësimeve të valutës. Pavarësisht zhvlerësimeve të valutës në Evropën Lindore, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën për 198 milionë € në 1,470 milionë €, kryesisht për shkak të rritjes së transaksioneve gjatë periudhës raportuese në shërbimet e kliringut, shlyerjes dhe pagesave dhe biznesit të këmbimit valutor, pas kufizimeve të lidhura me COVID-19 në vitin e kaluar.

 

Pavarësisht zhvlerësimeve të valutës, shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën për 2 përqind në terma vjetorë, ose 49 milionë, në 2,185 milionë €.

 

Rënie e ndjeshme e humbjeve nga zhvlerësimi i aseteve financiare

 

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare në vlerë prej 152 milionë u njohën në periudhën raportuese, krahasuar me 497 milionë €  në periudhën e një viti më parë.

 

Raporti i ekspozimeve joperformuese (NPE) u ul për 0.2 pikë përqindjeje në 1.6 për qind për shkak të rritjes së depozitave në bankat qendrore dhe rritjes së vëllimeve të kreditimit. Raporti i mbulimit të NPE u  rrit për 0.7 pikë përqindje në 62.2 përqind.

 

Raporti CET1 (i ngarkuar plotësisht) është 13.2 përqind

 

Përfshirë rezultatet e tremujorit të tretë, raportet e kapitalit (të ngarkuar plotësisht) janë si më poshtë: raporti CET1 13,2 përqind, raporti i klasit 1 është 15,0 përqind dhe raporti i kapitalit total është 17,7 përqind

 

Rezultatet tremujore

 

Fitimi i konsoliduar  u rrit për 12 përqind, ose 47 milionë €, në 443 milionë € tremujor për tremujor. Pjesa më e madhe e rritjes i atribuohet një rritjeje prej 73 milion € në të ardhurat operative, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta neto nga interesi dhe të ardhurave neto  nga tarifat dhe komisionet.

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën për 23 milionë € në terma tremujorë në 758 milionë €.

 

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare u rritën për 11 milionë € në 42 milionë € krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

 

Perspektiva

 

RBI-ja tani pret një rritje të kredive prej rreth 11 përqind (me përjashtim të Equa bank) për vitin 2021.

 

Raporti i provizioneve për vitin 2022 pritet të jetë rreth 40 pikë bazë.

 

RBI-ja mbetet e përkushtuar për një raport kosto/të ardhura prej rreth 55 përqind.

 

RBI-ja pret që kthimi i konsoliduar në ekuitet të përmirësohet më tej në vitin 2022 dhe caku është 11 përqind në periudhën afatmesme.

 

RBI-ja konfirmon cakun e saj të raportit CET1 prej rreth 13 përqind në periudhën afatmesme.

 

Bazuar në këtë cak, RBI-ja synon të shpërndajë ndërmjet 20 dhe 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

 

* * * * *

Raporti tremujor është në dispozicion në http://qr032021.rbinternational.com, versioni në gjermanisht në http://zb032021.rbinternational.com.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu