RBI: Rezultatet e tremujorit të parë

  • Të hyrat neto nga interesi rriten për 1% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, duke përfituar nga normat më të larta në rajon
  • Të hyrat neto nga tarifat dhe komisionet rriten për 22% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht si rezultat i rritjes së aktivitetit të klientëve për këmbimin e parave në Rusi
  • Të hyrat neto nga tregtimi ishin 184 milionë euro, kryesisht nga instrumentet ‘hedging’ dhe diferencat e saj të kredisë që lidhen me certifikatat e biznesit  
  • Raporti i provizionimit deri më tani është rritur dukshëm në 0.97%, i shkaktuar kryesisht nga faktorë makro dhe faktorë të tjerë rreziku për shkak të luftës në Ukrainë 
  • Kreditë janë rritur për 1% në tremujorin e parë, kreditimi i ri në Rusi është ndaluar pothuajse krejtësisht  
  • Profiti i konsoliduar është përmirësuar për 39% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 442 milionë euro  
  • Koeficienti CET1 ishte 12.3% (kalimtar, duke përfshirë rezultatet e deritanishme), që reflekton edhe rritjen e RWA nga uljet në vlerësimet për Rusinë, Ukrainën dhe Bellorusinë.  
  • Parashikimi është përditësuar për të reflektuar rritjen më të ulët të kredive dhe koston më të lartë për riskun

Pasqyra e të hyrave në milionë EUR

Q1/2022

Q1/2021

Q4/2021

Të hyrat neto nga interesi

986

736

976

Të hyrat neto nga tarifat dhe komisionet

683

420

561

Të ardhurat neto nga tregtimi dhe rezultati i vlerës së drejtë

184

4

24

Shpenzimet e përgjithshme administrative

(792)

(672)

(856)

Rezultatet operative

1,089

543

763

Rezultatet tjera

(102)

(38)

(175)

Masat qeveritare dhe kontributet e detyrueshme

(159)

(123)

(32)

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiviteteve financiare

(319)

(76)

(150)

Fitimi/humbja para tatimit

508

306

406

Fitimi/humbja pas tatimit nga operacionet e vazhdueshme

440

229

329

Fitimi/humbja nga operacionet e ndërprera

18

14

24

Profiti i konsoliduar

442

216

317

 

Bilanci i gjendjes në milionë EUR

31/03/2022

31/12/2021

 

Kreditë për klientë

101,966

100,832

 

Depozitat e klientëve

113,652

115,153

 

Asetet e përgjithshme

192,624

192,101

 

Totali i aseteve të ponderuara me rrezik (RWA)

104,017

89,928

 

 

 

Koeficientët kyç

31/03/2022

31/12/2021

 

Raporti i NPE

1.6%

1.6%

 

Raporti i mbulimit NPE

61.8%

62.5%

 

Raporti i CET1 (duke përfshirë rezultatin)

12.3%*

13.1%

 

Raporti i kapitalit të përgjithshëm (duke përfshirë rezultatin)

15.9%*

17.6%

 

*kalimtar

 

Koeficientët kyç

Q1/2022

Q1/2021

Q4/2021

Marzhi neto i interesit (asetet me interes mesatar)

2.21%

1.92%

2.22%

Raporti kosto/të hyra

42.1%

55.3%

52.9%

Raporti i provizionimit (kreditë mesatare për klientë)

0.97%

0.36%

0.55%

Kthimi i konsoliduar në kapital

13.2%

6.5%

10.1%

Të hyrat për aksion në EUR

1.27

0.59

0.90

 

Për shkak të shitjes së planifikuar të bankës së rrjetit të RBI në Bullgari dhe pjesëmarrjes së saj, është bërë një ndryshim në pasqyrat finnaciare sipas IFRS 5. Ky biznes është klasifikuar si pronë në shitje dhe është raportuar ndaras në pasqyrën për gjendjen financiare. Shifrat e vitit paraprak nuk janë adaptuar. Pasqyra e të hyrave e bankës në Bullgari dhe pjesëmarrja e saj janë raportuar nën linjën fitimi/humbja nga operacionet e ndërprera. Shifrat e vitit paraprak 2021 janë adaptuar në pasqyrat e të hyrave, si koeficientë kyç.

 

Parashikimi

Në vitin 2022, të hyrat neto nga interesi priten të rriten me një përqindje të lartë njëshifrore ndërsa të hyrat neto nga tarifat dhe komisionet priten të rriten me një përqindje të mesme njëshifrore.  

Priten volume stabile të kredisë në 2022, me një rritje me përqindje të mesme njëshifrore në tregjet bazë të CE dhe SEE.

Priten rritje me një përqindje të lartë njëshifrore të OPEX si dhe përafërsisht 100 milionë euro kosto shtesë të integrimit për blerjen e bankave në Republikën Çeke (Equa bank) dhe Serbi (Crédit Agricole Srbija).

Raporti shpenzime/të hyra pritet të jetë rreth 55 %.

Raporti i provizionimit për 2022 pritet të jetë deri në 100 pikë bazë.

Kthimi i konsoliduar në kapital pritet të jetë në mes të 8 dhe 10 për qind.

Në 2022, pritet që raporti i CET1 të jetë afër objektivës sonë prej 13 për qind.

 

Objektivat afatmesme të kthimit të kapitalit dhe të raportit të pagesës janë pezulluar si rezultat i pasigurive aktuale në Evropën Lindore.

 

 

* * * * *

 

Për informacione të tjera kontaktoni:

Ingrid Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.ditz@rbinternational.com) or

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu