RBI: Rezultatet gjashtëmujore – fitimi i konsoliduar shënon rritje për 66 përqind në terma vjetorë

- Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 5 për qind në terma tremujorë

- Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën ndjeshëm me 15 përqind në terma tremujorë në 499 milion €

- Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie me 2 përqind në terma vjetorë

- Raporti i provizionimit është 0.23 për qind për shkak të lirimeve  dhe flukseve të ulëta hyrëse të kredive të fazës 3

- Fitimi i konsoliduar u përmirësua me 66 përqind në terma vjetorë në 612 milion €, i mbështetur nga kostot më të ulëta të rrezikut

- Kreditë për klientët u rritën me 4 përqind nga fillimviti deri në datën aktuale

- Raporti CET1 është 13.3 përqind (i ngarkuar plotësisht, përfshirë rezultatin nga fillimviti deri në datën aktuale)

 

Trendi pozitiv i fitimeve nga tremujori i parë vazhdoi në tremujorin e dytë. Fitimi i konsoliduar u rrit ndjeshëm me 66 përqind në 612 milion € në terma vjetorë. Një zgjerim i vëllimeve të biznesit, kryesisht në huadhënien afatshkurtër, mundësoi një stabilizim të të ardhurave neto nga interesi, që ishin ndikuar nga uljet e normave bazë të interesit dhe zhvlerësimet e valutës. Ndërsa të ardhurat neto nga interesi treguan fillimin e një trendi pozitiv në tremujorin e dytë, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet tashmë kanë rikthyer nivelin e tyre të para pandemisë me një rritje prej 11 përqind. Rritja e fitimit të konsoliduar ishte gjithashtu për shkak të provizioneve më të ulëta për humbjet nga kreditë, të cilat në shumën prej 110 milion € ishin 65 përqind më pak se në periudhën e krahasueshme.

 

"Ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimet e gjysmës së parë të vitit. Kemi përmirësuar ndjeshëm rezultatin tonë të konsoliduar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përfunduam me sukses blerjen e bankës çeke Equa dhe arritëm suksese të mëdha në lëshimin dhe aranzhimin e obligacioneve të gjelbra, " tha Johann Strobl, CEO i RBI-së, duke vazhduar ," Ne kemi pozicionin kryesor në Austri dhe EQL në aranzhimin e emetimeve të obligacioneve të gjelbra dhe kemi lansuar programin tonë të obligacioneve të gjelbra në bankat filiale të RBI-së në EQL. Tatra banka në Sllovaki, Raiffeisen Bank në Rumani dhe Raiffeisenbank në Republikën Çeke lëshuan obligacione të gjelbra me një vëllim të përgjithshëm prej gati një miliard euro në gjysmën e parë të vitit, duke e bërë Grupin RBI emetuesin më të madh të obligacioneve të gjelbra në këto vende. "

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie të lehtë

Të ardhurat operative ranë me 3 për qind në terma vjetorë në 2,641 milionë euro. Të ardhurat neto nga interesi u ulën për 135 milion € në 1,571 milion € si rezultat i uljeve të normave të interesit në shumë vende të grupit, si dhe për shkak të zhvlerësimeve të valutës, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë. Pavarësisht nga zhvlerësimet e valutës në Evropën Lindore, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën për 93 milion € në 932 milion €, kryesisht për shkak të rritjes së transaksioneve në shërbimet e kliringut, shlyerjes dhe pagesave dhe në biznesin e këmbimit valutor gjatë periudhës raportuese pas kufizimeve të lidhura me COVID-19 në vitin paraardhës.

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative ranë me 2 përqind në terma vjetorë, ose 24 milion €, në 1,427 milion €. Lëvizjet e valutës rezultuan në një ulje prej 54 milionë €.

 

Rënie e ndjeshme e humbjeve nga zhvlerësimi i aseteve financiare

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare në vlerë prej 110 milion € u njohën në periudhën raportuese, krahasuar me 312 milion € në periudhën e një viti më parë.

 

Raporti i ekspozimeve joperformuese (NPE) ishte pak më i ulët me një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje në fund të vitit në 1.7 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së depozitave në bankat qendrore, ndërsa raporti i mbulimit të NPE shënoi ulje me 1.2 pikë përqindje në 60.3 për qind.

 

Raporti CET1 (i ngarkuar plotësisht) është 13.3 përqind

Duke përfshirë rezultatet e gjysmës së parë të vitit 2021, raportet e kapitalit (të ngarkuar plotësisht) janë si më poshtë: Raporti CET 1 prej 13.3 përqind, ku dividendi i propozuar fillimisht për vitin 2019 mbetet i zbritur, raporti i klasit 1 prej 15.2 përqind dhe raporti i kapitalit total prej 18.1 përqind. 

 

Rezultatet tremujore

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, të ardhurat operative u rritën me 123 milion € në 1,382 milion € - kryesisht për shkak të të ardhurave neto nga tarifat dhe komisionet, si dhe të ardhurat neto nga interesi.

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 42 milion € në terma tremujorë në 735 milion €.

 

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare ranë me 47 milion € në 31 milion €.

 

Fitimi i konsoliduar u rrit me 83 për qind në 396 milionë € në terma  tremujorë.

 

Perspektiva

"Ne kemi korrigjuar perspektivën tonë për shkak të zhvillimeve inkurajuese në kërkesën për kredi dhe kostot e rrezikut," tha Johann Strobl.

 

Huadhënia e re u përshpejtua në tremujorin e dytë dhe tani ne presim rritje njëshifrore të gamës së mesit deri në të lartë (rreth 5-9%) të kredive për vitin 2021 (përjashtuar bankën Equa).

 

Duke përjashtuar përsëritjen e mbylljeve (izolimit),  raporti i provizionimit për vitin 2021 pritet të jetë rreth 50 pikë bazë.

 

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një raporti kosto/të ardhura prej rreth 55 përqind - ndoshta menjëherë në vitin 2022 në varësi të shpejtësisë së rimëkëmbjes.

 

Ne presim që kthimi i konsoliduar i kapitalit të përmirësohet në vitin 2021 dhe ne synojmë 11 përqind në një periudhë afatmesme.

 

Ne konfirmojmë cakun tonë të raportit CET1 prej rreth 13 përqind për periudhën afatmesme.

 

Bazuar në këtë cak, synojmë të shpërndajmë midis 20 dhe 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

* * * * *

Raporti tremujor është në dispozicion në http://zb022021.rbinternational.com, versioni në gjuhën gjermane në http://qr022021.rbinternational.com.

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu