RBI: Rezultatet për periudhën 1-9 / 2020

- Të ardhurat neto nga interesi shënuan rënie prej 2 përqind në terma vjetorë për shkak të zhvlerësimit të disa valutave të Evropës Qëndrore dhe Lindore (EQL) dhe uljeve të normave kyçe; Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet shënuan rënie prej 3 për qind, kryesisht për shkak të masave izoluese të ndërmarra si rezultat i pandemisë në tremujorin e dytë

- Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie prej 4 përqind në terma vjetorë

- Kreditë për klientët janë të qëndrueshme nga fillimi i vitit aktual deri në datën aktuale në terma të euros, ndërsa kanë shënuar rritje në shumicën e vendeve në valuta vendase

- Raporti i provizionimit prej 0.72 përqind në nëntë muajt e parë; rritja kryesisht e shtytur nga efektet e COVID-19

- Fitim i konsoliduar prej 599 milionë €, i ndikuar negativisht nga kostot më të larta të rrezikut dhe zhvlerësimet në kompanitë e vlerësuara në ekuitet (rezultat tjetër)

- Marzhi neto i interesit ra me 20 pikë bazë në terma tremujorë në 2.00 përqind kryesisht për shkak të uljeve të normave kyçe

- Raporti i ekspozimeve joperformuese (NPE) dhe raporti i mbulimit të NPE u përmirësuan pak nga fillimi i vitit aktual deri në datën aktuale në 1.9 për qind përkatësisht 63.8 për qind

- Raporti CET1 prej 13.1 përqind (përfshirë rezultatin); Propozimi fillestar i dividentit 2019 mbetet i zbritur nga raporti CET1 (41 pikë bazë)

 

Vjenë, 12 nëntor – Deri në fund të shtatori të vitit 2020, Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 599 milionë €. Ndikimi negativ në RBI nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 reflektohet kryesisht në humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare në vlerë prej 497 milionë € (një rritje prej 417 milionë €). Si rezultat, fitimi i konsoliduar ra 276 milionë € në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

"Ne mund të jemi të kënaqur me rezultatet për nëntë muajt e parë duke marrë parasysh kushtet shumë të vështira," tha Johann Strobl, CEO. “Uljet e normave të interesit si dhe rënia e theksuar e aktivitetit ekonomik gjatë fazave të bllokimit dhe, në veçanti, zhvlerësimi i disa valutave të EQL-së ndikojnë në fitimet tona. Disiplina e rreptë e kostove dhe zbatimi i qëndrueshëm i strategjisë sonë të digjitalizimit janë pra prioriteti kryesor.”

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative ishin 2,164 milionë € dhe shënuan ulje për 81 milionë € në terma vjetorë. Raporti kosto/të ardhura ishte 54.6 përqind, një ulje për 4.0 pikë përqindje.

 

Në 1.9 përqind, raporti i NPE ra 0.2 pikë përqindjeje nga niveli i fundvitit, kryesisht për shkak të rritjes së shumës të kredisë, ndërsa kreditë joperformuese mbetën pothuajse të pandryshuara. Raporti i mbulimit të NPE u përmirësua 2.8 pikë përqindje në 63.8 përqind.

 

Raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) qëndron në 17.8 për qind

Përfshirë rezultatin për periudhën, raportet (të ngarkuara plotësisht) ishin si më poshtë: Raporti CET 1 shënoi ulje prej 0.9 pikë përqindjeje në 13.1 përqind, raporti i kapitalit të klasit 1 ishte 15.1 përqind (një rënie me 0.3 pikë përqindjeje) dhe raporti i kapitalit total ishte 17.8 përqind (një rënie me 0.1 pikë përqindjeje).

 

Krahasimi tremujorësh

Të ardhurat neto nga interesi ranë 55 milionë € në terma tremujorë në 770 milionë €. Gjithashtu në tremujorin e tretë, zhvillimi u ndikua nga masat e marra për shkak të pandemisë, veçanërisht uljet e normave kyçe në një numër tregjesh dhe nivelet e tepërta të likuiditetit. Marzhi neto i interesit ra 20 pikë bazë në 2 për qind, kryesisht si rezultat i një rritjeje të konsiderueshme në investimet afatshkurtra dhe marzheve të reduktuara për shkak të uljeve të normave të interesit në lidhje me COVID-19.

 

Shpenzimet e përgjithshme administrative ishin 690 milionë €, një rënie prej 29 milionë € në terma tremujorë.

 

Humbjet nga zhvlerësimi (rënia në vlerë) i aseteve financiare ishin 185 milionë €, 27 milionë € më shumë sesa në tremujorit paraprak.  

 

Gjatë tremujorit të tretë, fitimi i konsoliduar ishte 230 milionë €, 38 milionë € mbi nivelin e tremujorit të dytë.

 

Perspektiva

“Ne do ta mbyllim këtë vit financiar me fitim dhe do të gjenerojmë një kthim të konsoliduar në ekuitet në mes të 4 - 6 përqind. Pavarësisht masave që aktulisht po ndërmerren ndaj pandemisë, pritshmëritë tona mbesin të pandryshuara,” tha Johann Strobl.

 

Ne presim një rritje modeste të kredive në vitin 2020.

 

Raporti i provizioneve për VF 2020 aktualisht pritet të jetë rreth 75 pikë bazë, varësisht nga gjatësia dhe ashpërsia e ndërprerjes.

 

Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhura prej rreth 55 përqind në periudhën afatmesme dhe po vlerësojmë se si do të ndikojnë rrethanat aktuale në raportin në vitin 2021.

 

Në periudhën afatmesme, ne synojmë një kthim të konsoliduar në ekuitet prej rreth 11 përqind. Aktualisht, dhe bazuar në vlerësimet tona më të mira, ne presim një kthim të konsoliduar në ekuitet në gamën njëshifrore të mesit (4-6 përqind) për vitin 2020.

 

Ne konfirmojmë objektivën tonë për ta pasur raportin e CET1 prej rreth 13 përqind për periudhën afatmesme.

 

Bazuar në këtë objektivë, ne synojmë të shpërndajmë midis 20 dhe 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

 

* * * * *

 

Versioni online i raportit tremujor është i qasshëm në: https://www.rbinternational.com/en/investors/reports/quarterly-reports.html.
Versioni në gjuhën gjermane është në dispozicion në: https://www.rbinternational.com/de/investoren/berichte/quartalsberichte.html.

 

* * * * *

 

RBI e cilëson Austrinë, ku është bankë lidere e korporatave dhe e investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 13 tregje të rajonit mbulohen nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi RBI përbëhet nga ofrues të tjerë të shërbimeve financiare, në fusha si lizing, menaxhim i aseteve dhe bashkimet (mergers) dhe blerjet (acquisition) (M&A).

 

Rreth 46,000 punonjës u shërbejnë 16.8 milionë klientëve nëpërmjet rreth 2,000 njësive të biznesit, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake të Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në qarkullim të lirë (free float). Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit.

 

 

Complementary Content
Tools