Parashikimi:
Orientimi në 2022
Në 2022, të hyrat neto nga interesi priten të rriten për një përqindje të vlerës së lartë njëshifrore, ndërsa të hyrat neto nga tarifat dhe komisionet për një përqindje të vlerës së mesme njëshifrore. Ne presim që rritja e kredive të jetë në mes të 7 dhe 9%.
Presim që shpenzimet e përgjithshme administrative të rriten për një përqindje të vlerës së lartë njëshifrore, duke përfshirë kostot prej përafërsisht 100 milionë euro për blerjen e bankave në Çeki (Equa bank) dhe në Serbi (Crédit Agricole Srbija). Raporti kosto/të hyra pritet të jetë rreth 55% duke përjashtuar kostot ‘one-off’ që lidhen me integrimin.
Raporti i provizionimit për 2022 pritet të jetë rreth 40 pikë bazë.
Kthimi i konsoliduar në kapital pritet të jetë mbi objektivën tonë afatmesme prej 11%, që reflekton të hyrat nga shitja e bankës në Bullgari.
Presim që koeficienti CET1 të jetë rreth 13% në fund të vitit 2022.
Risku i mundshëm gjeopolitik, posaqërisht në Evropën Lindore, nuk është përfshirë në kuadër të këtij orientimi.
Objektivat afatmesme
Jemi të përkushtuar të arrijmë një raport të kostove/të hyrave rreth 55% dhe në periudhën afatmesme synojmë ta përmirësojmë tutje këtë shifër.
Synojmë të kemi 11% të kthimit të konsoliduar në kapital në periudhën afatmesme.
Konfirmojmë objektivën tonë që koeficienti i CET1 të jetë rreth 13%.
Duke u bazuar në objektivën e koeficientit të CET1, synojmë të shpërndajmë prej 20 deri 50% të profitit të konsoliduar.
Për informata tjera, ju lutem klikoni ne linkun: 02.02.2022 - Preliminary Results 2021 (rbinternational.com)
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu