Sqarim për klientët

Të nderuar klientë,

Në disa media është publikuar lajmi me titull: “Raiffeisen Bank i çon në Ukrainë të dhënat personale të kosovarëve.” Ashtu siç e ka konfirmuar edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, po e ritheksojmë se Banka Raiffeisen ka vepruar konform dispozitave ligjore të aplikueshme në Kosovë sa i përket marrëveshjes për një shërbim të caktuar me këtë kompani.

Po ashtu, dëshirojmë të sqarojmë se ky shërbim që e ofron kjo kompani është shërbim lehtësues (në anglisht: concierge) i cili ofrohet gjatë udhëtimeve, si shërbim shtesë për klientët (i ndarë nga shërbimet tjera). Pra, këtë shërbim klienti mund ta shfrytëzojë vetëm nëse klienti dëshiron dhe pajtohet ta pranojë si shërbim shtesë.  

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu