Udhëzime mbi procesin e aplikimit për shtyerjen e pagesave të kësteve të kredisë

Prishtinë, 21 mars 2020 – Në pajtim me vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për të shtyrë pagesat e kësteve të kredisë në mënyrë që të ndihmohen qytetarët ta tejkalojnë situatën e krijuar si rezultat i COVID-19, Banka Raiffeisen ju ofron klientëve të saj mundësinë që ta shtyjnë pagesën e kësteve të kredisë / bonus kartelës për tre muajt në vijim. Për të gjitha kërkesat e pranuara, periudha e maturimit të kredisë do të zgjatet për 3 muaj shtesë, ndërsa për këtë periudhë nuk do të aplikohet interes shtesë (interesi për 3 muaj të shtyerjes së kësteve paguhet në muajin e katërt).

Të gjithë klientët të cilët dëshirojnë të shtyjnë pagesat e kësteve të kredisë / bonus kartelës për tre muaj mund të aplikojnë në mënyrë elektronike duke plotësuar formularin në linkun e dhënë në vijim: 

Klientët individual - Aplikoni këtu

Klientët e biznesit - Aplikoni këtu

Banka Raiffeisen lut klientët që ta plotësojnë çdo fushë të formularit, dhe ta dërgojnë tek Banka vetëm pasi kanë lexuar “Kushtet për shtyrje të pagesës së këstit” dhe informacionet e nevojshme brenda formularit. Klientët duhet ta dërgojnë formularin (kërkesën e tyre për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë / bonus kartelës) në mënyrë elektronike deri më datën 30 mars 2020. Konfirmimin për aprovimin e kërkesës së tyre, klientët do ta pranojnë përmes e-mailit.

Për çfarëdo pyetje ose vështirësi që kanë klientët gjatë plotësimit të formularit, mund ta kontaktojnë Qendrën Kontaktuese 038 222 222 ose 049 222 222 dhe zyrtarët bankarë do t'ju ofrojnë ndihmë atyre 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu