Prishtinë, 7 tetor 2021 – Pas pensionimit të z. Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë, Raiffeisen Bank International (RBI) e ka emëruar znj. Anita Kovacic në këtë pozitë dhe ajo do ta fillojë punën nga data 1 nëntor 2021.
Znj. Kovacic është përzgjedhur përmes një procesi të hapur dhe transparent në kuadër të Grupit bankar Raiffeisen. Nga nëntori 2018, znj. Kovacic ka qenë anëtare e Bordit Menaxhues përgjegjëse për pjesën e menaxhimit të kredive dhe riskut në Bankën Raiffeisen në Kosovë. Para kësaj, ajo ka punuar si menaxhere e lartë në Menaxhimin e Riskut në Raiffeisen Bank International (RBI). Gjatë kësaj periudhe ajo ka mbajtur disa pozita dhe ka qenë përgjegjëse, në mes tjerash edhe për drejtimin e projektit dhjetëmujor në degët e RBI në Kinë dhe Hongkong.
Z. Wright do të mbetet këshilltar deri në fund të vitit 2021 në mënyrë që të sigurohet një proces i zakonshëm tranzicioni.
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu