Trajtim me prioritet!

Si një klient Premium, ju do të fitoni përvoja pozitive në ekzekutimin më të shpejtë dhe më të lehtë të të gjitha operacioneve bankare, duke pasur gjithmone trajtimin prioritar në fusha të ndryshme.

Kërkesat tuaja për kontraktimin e produkteve të Bankës, si dhe kryerjen e transaksioneve financiare në degë, do të realizohen në mënyrën më të shpejtë dhe të thjeshtë.

Në Premium Banking, dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju!

Trajtimi me prioritet gjithashtu i referohet kontaktit telefonik me Bankën, apo thirrje në telefonin personal të këshilltarit tuaj personal. 

Përfitimet

  • Asistencë dhe mundësi konsultimi në çdo kohë

    Takime në zyret Premium, vizita personale ose konsulta në telefon. Këshilltari juaj personal është i arritshëm në telefonin celular edhe pas kohës së rregullt të punës në zyrat e bankës.

  • Analiza periodike

    Analiza periodike e investimeve tuaja ose analiza shtesë sipas nevojave tuaja

  • Menaxhimi financiar dhe operacionet e përditshme

    Kujdesi për kursimet tuaja, rritja e përfitimeve nga to, ndihmë në kryerjen e operacioneve bankare të përditshme - këto aktivitete janë fusheveprimi kryesor i këshilltarit tuaj personal.

Planifikimi financiar individual

Pas një analize holistike të gjendjes suaj financiare dhe në përputhje me gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve në dispozicion, Këshilltari juaj personal krijon profilin tuaj të klientit, së bashku me planin individual financiar që përshtatet më së miri për arritjen e qëllimeve tuaja personale

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu