Çka është Kuleta Digjitale RaiPay?

RaiPay ju mundëson të realizoni pagesa përmes telefonit dhe do të jetë funksional për pajisjet që operojnë me sistem operativ Android 5.0 apo më të ri, si dhe që e përkrahin teknologjinë NFC (Near Field ommunication - Komunikim në zonë të afërt)

Përparësitë dhe siguria e pagesave me kuletën digjitale “RaiPay

Gjatë realizimit te pagesës nuk është e domostoshme të keni kartelën me vete. Pagesat me këtë mënyrë janë të sigurisë së lartë pasi që gjatë realizmit të pagesës do të përdoret kartela digjitale pra një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës që e benë të mundur që numri i kartelës të mos shpaloset asnjëherë.

Ku mund të paguaj me RaiPay?

Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet/ATM-at që i mbështesin pagësat me rreze si dhe përkrahin kartelat e brendit VISA ose Master Card si brenda ashtu dhe jashtë vendit

Si të instalojë RaiPay në pajisjen time?

Aplikacionin RaiPay mund të gjeni ne Googel Play Store ndërsa për hapat e shkarkimit dhe instalimit te aplikacionit mund të referoheni në >> manual.

Si realizohen pagesat me RaiPay?

Per vlerat deri në 50 euro  mjafton që telefoni të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze.

Për vlerat mbi 50 deri në 500 euro telefoni duhet të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze. Pas leximit të vlerës kërkohet të bëhet verifikimi përmes fjalëkalimit te aplikacionit (të caktuar në fillim) dhe pas verifikimit kërkohet që telefoni të afrohet sërish tek POS terminali për t’u realizuar pagesa.

A duhet të kem internet në telefon për të realizuar pagesat me RaiPay?

Qasja në internet nuk është e nevojshme sepse pagesat realizohen përmes tekonlogjise NFC (komunikimit në zonë të afërt)

Kam blerë telefon të ri, si duhet të veproj?

Ju duhet të telefononi në Qendren Kontaktuese për të konfiguruar paisjen e regjistruar më parë dhe për të mundësuar instalimin e aplikacionit nga fillimi.

Nëse më është vjedhur/humbur kartela çfarë të bëj?

Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës, ju duhet të telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038/049 222 222 në mënyrë që të bllokoni kartelën tuaj.

Video reklama

RaiPay aplikacioni mobil

Instalo aplikacionin mobil RaiPay versionin Android nga Google Play Store

Visa Bonus Kartela

Kredit kartela e cila mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes.

Visa Business Kartela

Kredit kartelë që iu ofrohet pronarëve te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave të mëdha.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu