ThankYouNote

ThankYouNoteDescription

Apliko për Platinum kartelë




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.

* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale.

_____________________________________________________________________________________

(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

* Këto fusha janë të kërkuara

Çka janë Visa Platinum kartelat?

Visa Platinum kredit kartela e brendit Visa e cila prezantohet për herë të parë në Kosovë dhe i dedikohet klientëve premium të Bankës Raiffeisen. Është kredit kartelë që mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes.

Visa Platinum kredit kartela ofron një listë te gjere dhe unike të benefiteve dhe privilegjeve për mbajtësit e kësaj kartele dhe qe nuk ofrohen nga ndonjë kartelë tjetër.

Si mund të pajiseni me VISA Platinum Kartelë?

Për të aplikuar për VISA Platinum Kartelë ju duhet të  vizitoni degën më të afërt të bankës. Si kusht për të aplikuar ju duhet pranoni pagën përmes Bankës Raiffeisen në nivelin e caktuar nga banka, dhe t’i plotësoni kushtet tjera të përcaktuara nga Banka.

Benefitet e Visa Platinum kartelës

Qasje falas në sallonet e pritjes të biznesit me Lounge Key - 2 vizita falas në vit në mbi 1,200 sallone pritjeje në programin Lounge Key ane e mbanë botës në dispozicion për mbajtësit e kartelave Visa Platinum. Për më shumë informata rreth Lounge Key, shkarkoni aplikacionin në Android apo iOS

Shërbimi i imbarkimit (boarding) me përparësi në aeroportet ndërkombëtare nga yQ Meet and Assist - Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën Shteg i veçantë imbarkimi pa pritje në radhë si dhe shërbim udhëzues.

Zbritjet në rezervime në agoda.com - Zbritje deri në 12% për mbi 985 mijë hotele anekënd botës.

Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20% - Për të përfituar nga kjo ofertë merrni me qira veturë në Avis dhe paguaj me kartelen Visa Platinum.

Shërbimet e sigurimeve - Sigurimi e blerjeve; Sigurimi nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental i artikujve të kualifikueshëm, brenda 90 ditëve nga data e blerjes me Visa Platinum; Kompensim për vonesat e fluturimit ose bagazhit me shume se 4 ore.

Asistence në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit - Informata rreth vaksinimit për destinacionin ku ju udhëtoni informata për institucionet mjekësore në destinacionin ku ju udhëtoni; Kontaktimi i mjekut; Konsultim mjekësor.

Benefitet e Visa Platinum kartelës

  • Qasje falas në sallonet e pritjes të biznesit me Lounge Key

    2 vizita falas në vit në mbi 1,200 sallone pritjeje në programin Lounge Key ane e mbanë botës në dispozicion për mbajtësit e kartelave Visa Platinum

  • Shërbimi i imbarkimit (boarding) me përparësi në aeroportet ndërkombëtare nga yQ Meet and Assist

    Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën Shteg i veçantë imbarkimi pa pritje në radhë si dhe shërbim udhëzues

  • Zbritjet në rezervime në agoda.com

    Zbritje deri në 12% për mbi 985 mijë hotele anekënd botës

  • Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20%

    Për të përfituar nga kjo ofertë merrni me qira veturë në Avis dhe paguaj me kartelen Visa Platinum

  • Shërbimet e sigurimeve

    Sigurimi e blerjeve; Sigurimi nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental i artikujve të kualifikueshëm, brenda 90 ditëve nga data e blerjes me Visa Platinum; Kompensim për vonesat e fluturimit ose bagazhit me shume se 4 ore.

  • Asistence në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit

    Informata rreth vaksinimit për destinacionin ku ju udhëtoni informata për institucionet mjekësore në destinacionin ku ju udhëtoni; Kontaktimi i mjekut; Konsultim mjekësor.

Visa

Vizito faqen e VISA për më shumë informata rreth përfitimeve që ofron Platinum kartela

Agoda.com

Vizito faqen e Agoda.com për më shumë informata rreth zbritjeve në rezervime!

yQ Now Group

Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën

Avis

Vizito faqen e AVIS për më shumë informata rreth zbritjeve në vetura me qera!

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu