Për një JETESË MODERNE

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Art Construction, për të financuar klientët në blerjen e banesave, përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale. Për më tepër, ju mund të merrni kredi deri në 150,000 euro me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Përfitimet shtesë

Çdo klienti të cilit i aprovohet kredia për blerje të banesës, Banka do t’i ofrojë:

Financimin i apartamenteve në ndërtim e sipër me pjesëmarrje të klientit prej 10% deri 20%, në shumën deri në 150,000 euro me periudhë kohore të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

  • Normë preferenciale të interesit (me opcionin e interesit fiks, variabil apo kombinuar).
  • Kredit kartelë Gold apo Platinum, me lëshim dhe mirëmbajtje falas për vitin e parë.
  • Disbursimi i 90% të mjeteve me aprovimin e lëndës, si dhe pjesa e mbetur prej 10% disbursohet në momentin e përmbushjes së të gjitha kërkesave (pajisja me dokumentacion kadastral).
  • Koha e aprovimit dhe disbursimit të kredisë në më pak se 3 ditë pune, që është më e shpejta në treg.
  • Për klientë me paga mbi 900 euro, Banka ju dedikon këshillëtarin personal financiar.
  • Mundësi e shkëlqyeshme për investime në instrumente financare.

Shënim: Procesi i financimit të apartamenteve në Art Construction do të bëhet në bazë të marrëveshjes tri palëshe dhe pa pasur nevojë që të lihet hipotekë tjetër përpos asaj që blihet në Art Construction..

Art Construction

Për të parë apartamentet tona ju lutem klikoni këtu!

Apliko për kredi hipotekare

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë:

 

ThankYouNote

Faleminderit!

Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.

 

Hapat tjerë:

Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:

 

                                                         

ID kartelën                               Kontratën e punës                  Gjendjen e llogarisë bankare




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.
* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale.


(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

* Këto fusha janë të kërkuara

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu