Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Sa i përket arsimit dhe inovacionit në vitin 2018, Banka Raiffeisen në Kosovë mbështeti projektin Atomi, i cili fokusohet në identifikimin dhe mbështetjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente në Kosovë. Më saktësisht, qëllimi i projektit Atomi është identifikimi i hershëm i nxënësve më inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente (këtej e tutje atomist) në mënyrë që të ofrohen mundësi të duhura, kushte, kujdes dhe shkollim përkatës për këta nxënës në bazë të potencialeve të tyre intelektuale, dhuntisë, talentit, personalitetit, ambicieve, interesave, motivimit dhe kushteve dhe rrethanave të tyre socio-ekonomike. Të gjitha këto shërbime dhe aktivitete ofrohen për t’iu mundësuar këtyre studentëve që të zhvillojnë dhe realizojnë potencialin e tyre të plotë intelektual dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë së pari në zhvillimin e tyre personal dhe në të njëjtën kohë në interesin shoqëror dhe kombëtar. Projekte tjera të rëndësishme që u mbështetën gjatë vitit 2018 ishin klasa muzikore për fëmijët me Sindromin Doën dhe kampi veror për SOS Kopshtin e fëmijëve në Prishtinë. Si pjesë e mbështetjes së arsimit dhe inovacionit në vitin 2018, Banka vazhdoi bashkëpunimin me BoneVet. BoneVet është një program që ofron mjedis stimulues për imagjinim, kreativitet dhe ndërtimin e ekipit. Fëmijët mësojnë duke bërë gjëra dhe duke menduar mbi atë çfarë bëjnë. Ata kanë qasje në teknologjinë moderne ARDUINO, LITTLEBITS, COMPUTERS, 3D-PRINTERS, ELECTRONICS, CNC, dhe të ngjashme për të bërë/krijuar, dizajnuar dhe luajtur. Në këtë mënyrë, ata fitojnë jo vetëm shkathtësi teknike, por gjithashtu edhe shkathtësi tjera që nuk mësohen në shkollë, si të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, puna në ekip, komunikimi konstruktiv dhe vetëbesimi. Ata mësojnë vlerat si barazia, diversiteti, komunikimi i hapur dhe liria e shprehjes. Një tjetër aktivitet në fushën e inovacionit është bashkëpunimi me Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) në fushat e sigurisë kibernetike dhe fintech, ku Banka ofroi mentorim dhe sesione arsimuese sa i përket këtyre temave për të ndihmuar bizneset fillestare (start-up) që planifikojnë të investojnë në këtë fushë. Përveç kësaj, Banka Raiffeisen në Kosovë mundësoi hapjen e dy laboratorëve kompjuterikë në dy universitete private si pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Bankës dhe Universiteteve duke pajisur të dy laboratorët me kompjuterë.
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu