Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Disclaimer

Informacion ligjor

Kjo faqe interneti është pronë e Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. Nëpërmjet hapjes dhe/ose përdorimit të informatave, shërbimeve, linqeve, funksioneve, aplikacioneve ose programeve të ofruara në këtë faqe interneti, përdoruesi pranon t'i nënshtrohet termave dhe kushteve të mëposhtme:

Ligji për të drejtën e autorit

Përmbajtja e ofruar në këtë faqe interneti dhe nën-faqet e saj janë të mbrojtura me ligjin për të drejtën e autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikacioneve ose programeve që përmban faqja e internetit si dhe riprodhimi, transmetimi, modifikimi (i plotë ose i pjesshëm) ose lidhja e përmbajtjes së internetit mund të lejohet vetëm me pëlqimin e shprehur dhe me shkrim nga ana e Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. Përdoruesit, megjithatë, kanë të drejtë të shtypin, shkarkojnë ose të ruajnë faqe ose pjesë të veçanta të kësaj faqe interneti sipas dispozitave të ligjit mbi të drejtën e autorit dhe vetëm nëse nuk hiqen dhe as nuk ndryshohen njoftimet e të drejtës së autorit ose përcaktimet tjera të mbrojtura me ligj. Përdoruesit e autorizuar të shërbimeve elektronike gjithashtu kanë të drejtë të përdorin dhe të ruajnë aplikacionet ose programet në faqet e shërbimeve elektronike të përdorura për trajtimin ose përpunimin e të dhënave të transaksionit ose të llogarisë së kujdestarisë.

Përmbajtja e informacionit, kohëzgjatja e informacionit:

Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar besueshmëri gjatë kërkimit të informacionit të publikuar në Faqen e saj të internetit sikurse edhe në përzgjedhjen e burimit të informacionit të përdorur. Megjithatë, Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk merr përsipër përgjegjësinë mbi saktësinë, plotësinë, volinë kohore ose disponueshmërinë e pandërprerë të informacionit të vënë në dispozicion në Faqen e saj të internetit ose në lidhje me burimet e informacionit të përdorur. Çdo analizë tregu, apo analizë çmimi dhe kompanie sikurse edhe parashikimet e publikuara në Faqen e internetit bazohen në informacionin në dispozicion dhe në vlerësimin e tregut si në kohën kur është shënuar në publikimet përkatëse. Analizat e kompanisë mund të mbështetën pjesërisht në informacionin e marrë drejtpërdrejt nga burimet vetanake të kompanive përkatëse. Ne nuk marrim përsipër dhe me anë të këtij dokumenti qartësisht përjashtojmë çdo përgjegjësi mbi saktësinë, plotësinë ose ndodhjen faktuale të ngjarjeve të përshkruara në parashikime.

Garancitë dhe kufizimi i të drejtave

Çdo përdorues shprehimisht pranon të përdorë këtë faqe interneti në rrezikun e tij. Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk garanton që kjo faqe interneti gjithmonë do të jetë e qasshme dhe në dispozicion dhe nuk do të përmbajë viruse ose gabime (bugs), ose se informacioni i postuar në të do të jetë i saktë dhe i besueshëm.

Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk garanton ose nuk jep të drejtën e ankesës sa i përket saktësisë ose plotësisë së çdo materiali që gjendet në uebfaqet e saj dhe Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk mban përgjegjësi për ndonjë pasojë që mund të vijë nga interpretimet e ndryshme të materialeve nga faqja e internetit. Mediat dhe përdoruesit tjerë të internetit janë të obliguar të pranojnë detyrimin për kompensimin e Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A.- për të gjitha pretendimet, kostot, dëmet ose detyrimet që rrjedhin nga përdorimi neglizhent i materialeve nga kjo faqe, përfshirë çdo dëmtim të drejtpërdrejt, të tërthortë, aksidental, special ose që rrjedh si pasojë.

Siguria e të dhënave

Me qellim të mbrojtjes së informacionit në këtë Faqe interneti dhe për të siguruar që ky shërbim të jetë i qasshëm për të gjithë përdoruesit, programet që përdoren bëjnë monitorimin e vizitave dhe identifikimin e përpjekjeve të paautorizuara të shkeljes së privatësisë ose editimit të të dhënave, si dhe atyre që mund të shkaktojnë dëme në mënyra tjera. Ndalohen rreptësisht përpjekjet për shkelje të privatësisë ose editim të të dhënave në këtë faqe. Në pajtim me rregullat ligjore, do të iniciohet procedurë kundër secilit kryes të shkeljes.

Dërgimi i mesazheve përmes e-mailit

Kur ju na dërgoni e-mail me informacione personale përmes postës elektronike ku parashtroni pyetje ose komente, në i përdorim këto informacione me qëllim të përmbushjes së kërkesës suaj. Në raste të tilla, e-maili juaj do t'u dërgohet punonjësve tjerë, të cilët mund t'u përgjigjen më mirë pyetjeve tuaja.

 Qasja e kufizuar për shkak të rregullave të vendit

Për shkak të ligjeve të aplikueshme në disa juridiksione ose rregullave të vendosura nga autoritetet e tregut të kapitalit ose të letrave me vlere, një pjesë e informacionit të publikuar eventualisht në Faqen e internetit nuk i adresohet personave individual. Me qellim të sigurimit të zbatimit të këtyre kufizimeve lokale, Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo masë (teknike) që ajo mund ta vlerësojë të nevojshme për të kufizuar ketë informacion ose pjesë të informacionit që i nënshtrohet kufizimeve të lartpërmendura. Kalimi i informacionit të Faqes së internetit, i cili i nënshtrohet kufizimeve lokale të qasjes që vlen në vende të caktuara, tek personat e përmendur në kufizimet përkatëse mund të përbëjë shkelje të ligjit të letrave me vlerë ose të ligjeve tjera të vendeve të lartpërmendura.

 Linqet me faqet e internetit ose URL-të e ofruesve të palëve të treta:

Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk merr përsipër përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit ose URL-ve të ofruesve tjerë për të cilët janë ofruar linqet. Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. po ashtu nuk merr përsipër përgjegjësinë për disponueshmerine e pandërprerë ose funksionimin e plotë të linqeve për në faqet e internetit ose URL-të e palëve të treta.

 Përjashtim nga përgjegjësia

Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk jep garanci dhe nuk do të pranojë përgjegjësi për ndonjë dëm (duke përfshirë dëmet konsekuenciale ose jo të drejtpërdrejta, ose humbje fitimi) në lidhje me qasjen në Faqen e internetit, hapjen, përdorimin ose kërkimin e informacionit të përmbajtjes së Faqes së internetit ose në lidhje me linqet  në Faqen e internetit që dërgojnë në faqe interneti apo URL-të e  palëve të treta. Kjo aplikohet edhe në rastet kur Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. vë në dukje mundësinë e ndodhjes së këtyre dëmeve.

Për me tepër, Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. nuk do të jetë përgjegjëse për ndërprerjet teknike si p.sh. avaritë e serverit, ndërprerjet ose dështimet operacionale në lidhjet e telekomunikacioneve si dhe për ngjarje të ngjashme, që mund të çojnë në mosdisponueshmërinë (e përkohshme) të të gjithë Faqes së internetit ose të një pjese të saj.

 Ndryshimet në Faqen e internetit

Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A. ruan të drejtën të ndryshojë dhe të fshijë Faqen e internetit në çdo kohë (nëse është e nevojshme edhe pa lajmërim paraprak), veçanërisht në lidhje me ndryshimin e përmbajtjes ekzistuese (tërësisht ose pjesërisht) dhe shtimin e përmbajtjes së re.