Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Fushatat e Marketingut

N’shpejtësi t’ditës

Në biznes, koha ecën shpejtë, e kërkesat janë të paparashikueshme!
Në bankën Raiffeisen, ju mund të merrni kredi deri në 30,000 euro me proces shumë të thjeshtë dhe
të shpejtë:

  • Kredi 5,000 deri në 10,000 euro
  • Pa garantues, pa kolateral dhe pa veturë.

 

  • Kredi 10,000 deri në 30,000 euro
  • 50% e kredisë duhet të mbulohet me kolateral, ndërsa nuk nevojitet veturë apo garantues.


Kushtet e aplikimit:

  • Të jeni banor i Republikës së Kosovës
  • Të ushtroni aktivitet biznesi në Republikën e Kosovës

Dokumentet e nevojshme:

  • Letërnjoftimi
  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit
  • Lista e pengut (pajisje pune, mallra, etj.)

Për një vit të mbarë!

Merrni kredi personale deri në 25’000 euro me afat kthimi deri në 84 muaj, pa garantues dhe pa shpenzime administrative. Ju gjithashtu përfitoni bonus kartelë me mirëmbajtje falas për vitin e parë.

Aplikoni sot për të përfituar nga oferta:

  • Kredi personale deri në 25’000* euro
  • 0% shpenzime administrative
  • Afati i kthimit të kredisë deri në 84 muaj
  • Pa garantues**
  • Bonus kartelë, me mirëmbajtje falas për vitin e parë

 

Kjo është e vetmja për ty

Kalo në Bankën Raiffeisen dhe merr bonus kartelën me të cilën, përveç mundësisë së blerjes deri në 24 këste pa interes në më shumë se 600 pika të shitjes në tërë Kosovën, ju poashtu do të përfitoni shpërblim deri në 100 euro, si dhe 5% bonus për të gjitha blerjet gjatë çdo fundjave, përmes POS terminalëve të Bankës Raiffeisen.
Gjithashtu, do të përfitoni edhe mirëmbajtje të bonus kartelës pa pagesë për vitin e parë.

 

Kalo në Bankën Raiffeisen dhe përfito:

 

  • Bonus kartelë me mundësi blerje deri në 24 këste pa interes
  • Shpërblim deri në 100 euro
  • 5% bonus për çdo blerje gjatë fundjavës, përmes POS terminalëve të Bankës Raiffeisen
  • Mirëmbajtje të kartelës pa pagesë, për vitin e parë

 

Kushtet e aplikimit:

  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankën tjetër për gjashtë muaj;
  • Gjendja e kredit kartelës në bankën tjetër për gjashtë muaj;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Faturë komunale;

 

Oferta është e vlefshme deri më datë 30.04.2019

 

____________________

- Vlera e shpërblimit është deri në 100 euro dhe aplikohet varësisht nga limiti i shfrytëzuar në bankën tjetër. Shpërblimi transferohet në llogarinë e bonus kartelës.
- Bonusi prej 5% aplikohet për blerjet që realizohen gjatë çdo fundjave, dhe transferohet në llogarinë e Bonus kartelës.




 

 

 

contactless_smoothie

 

 

Ju prezantojmë MASTERCARD CONTACTLESS, kartelën e re pa kontakt, e cila ju jep përparësi në transaksionet me kartelë, me mënyrën e re dhe të thjeshtë të pagesës pa e vendosur kartelën në POS terminal.

Shpejt dhe thjesht: Për të kryer pagesën, ju nevojitet vetëm të afroni kartelën tuaj MasterCard Contactless në POS terminalin e shitjes. Për transaksionet deri në 15 EURO nuk keni nevojë që të shënoni PIN-in.

Sigurt: Kartelat dhe POS terminalët pa kontakt janë të mbrojtura me disa nivele të sigurisë përmes

teknologjisë me çip. Kodet unike gjenerohen për secilin transaksion. Gjithashtu, ne ju ofrojmë mbrojtje shtesë nga mashtrimet e mundshme në transaksionet pa kontakt, njejtë sikur pagesat me kartelat e rregullta.

 

Ku mund ta përdorni kartelën MasterCard pa kontakt?

 

Ju mund të gjeni POS terminale në shumicën e dyqaneve në vend dhe jashtë vendit, kudo që shihni simbolin dhe logon e MasterCard. Nëse dyqani nuk posedon POS terminal pa kontakt, kartela juaj MasterCard Contactless do të veprojë si kartelë e rregullt.

 

Apliko online për MasterCard Contactless

 

Përmes E-banking - web, Banka Raiffeisen ju ofron qasje të thjeshtë dhe të besueshme në shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ju mundëson:

  • Kontrollimin e bilancit të llogarisë,
  • Shikimin dhe shtypjen e gjendjes së llogarisë,
  • Ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare për përfituesit e definuar më parë,
  • Rishikimin e bilancit të llogarisë së bashku me transaksionet e kryera në llogarinë tuaj
  • Shtypjen e informatave nga pagesat e ruajtura
  • Ekzekutimin e pagesave të taksave dhe kontributeve pensionale
  • Ekzekutimin e pagesave komunale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën
  • Informata mbi kreditë që i posedoni në bankën Raiffeisen
  • Informata mbi produktet dhe kampanjat

Posedues i E-Banking WEB solucionit mund të bëhet cilido individ privat i cili ka një llogari të hapur në Bankën Raiffeisen. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-banking për individë, i cili ju vihet në dispozicion nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë në ndonjërën nga degët dhe nëndegët e Bankës ose duke bërë kërkesë në adresën elektronike https://ebanking.raiffeisen-kosovo.com/webbankKOSALB/loginCer.jsp?bank=RBKO

Shërbimi E-Banking shfrytëzon teknologjinë më të fundit të sigurisë që ndihmon në:

  • verifikimin e identitetit të secilit klient,
  • ruajtjen e të dhënave nga leximi dhe ndryshimi
  • trajtimin konfidencial të informatave tuaja

 

Kujdes ndaj surprizave të pakëndshme!

Të nderuar klient, institucionet financiare ndonjëherë ndodhë të jenë pre e tentimeve për mashtrime të mundshme përmes e-mailave të cilët kanë për qëllim që në opsione të ndryshme të tentojnë t'i marrin kredencialet tuaja personale.

Për t'iu shmangur problemeve eventuale ju lutem ta keni parasysh që Banka Raiffeisen asnjëherë nuk dërgon e-mail përmes të cilit do t'ju kërkohet kyçja në shërbimet elektronike ose i cili kërkon që ju ta jepni Fjalëkalimin dhe Emrin e përdoruesit dhe se mënyra e vetme e kyçjes në E-Banking është përmes Web faqes zyrtare të Bankës Raiffeisen e jo përmes linqeve tjera.

Ju lutem që për çdo informatë shtesë në rast se hasni në e-maila të tillë të kontaktoni menjëherë bankën në numrin e telefonit 038/222-222 ose në e-mail adresën ebanking@raiffeisen-kosovo.com.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Manuali për e-banking 

e-banking_manual.pdf

Banka në telefonin tuaj mobil!

Telefoni mobil sot është bërë një nga pajisjet më të përdorura dhe më funksionale përmes të cilit mund të kryeni shumë punë, duke kursyer në masë të madhe kohën tuaj. Që të jemi më afër jush, banka Raiffeisen ka krijuar një product inovativ me të cilin do të keni mundësi t'i shfrytëzoni shërbimet bankare perms telefonit tuaj mobil.

M-Banking ju mundëson t'i kryeni të gjitha veprimet e e-Banking përmes telefonit mobil. Klientët ekzistues të e-Banking mund ta shfrytëzojnë M-Banking me të njejtin emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, pa patur nevojë për aplikim shtesë.

M-Banking ofrohet në këto versione:

Aplikacioni për WEB - që punon në të gjitha telefonat mobilë, përmes të cilëve është e mundur kyçja në internet.

m-Banking për Web

 

Aplikacioni për iPHONE - i posaçëm për iPhone, i përkrahur gjithashtu nga Apple për

sistemet operative IOS 7.0, ose më të lartë.

Shkarko aplikacionin m-Banking për iOS:

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per iOS ne iTunes

 

Aplikacioni për ANDROID - i posaçëm për telefonat mobilë që funksionojnë me sistemin operativ Android, i cili përkrahet gjithashtu nga Google për sistemet operative OS 4.0 apo version më të lartë.

Shkarko aplikacionin m-Banking per Android: 

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per android ne PlayStore

 

Vërejtje: Për të shkarkuar aplikacionin në telefonin tuaj mobil duhet që patjetër të keni të aktivizuara ''cookies''.

 

Çka ofron M-Banking?

Përmes M-Banking ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t’i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë të cilat paraprakisht i keni të regjistruara si përfitues
  • të ekzekutoni GIRO pagesat përmes skenimit të barkodit ( vetëm për Iphone dhe Android)
  • të informoheni rreth lokacioneve të ATM dhe degëve
  • të informoheni rreth ratave të këmbimit dhe të shfrytëzoni kalkulatorin për këmbim të valutave
  • të informoheni për detajet e kartelave që i posedoni me bankën
  • të informoheni për detajet e kredive që i posedoni me bankën
  • të informoheni për detajet e depozitave që i posedoni me bankën
  • ta vlerësoni dhe ndani këtë aplikacion me të tjerët në rrjetet sociale

 

Vërejtje: Nëse emri i shfrytëzuesit ose fjalëkalimi shënohet 5 herë gabimisht, atëherë do të bllokohet qasja juaj në M-Banking dhe ju duhet të kontaktoni Raiffeisen Direct.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Manuali për M-Banking

M-Banking_Manual.pdf

…klientet tani do të kenë mundësi të pajisen me produktin me të ri të emertuar Bank ID.

Bank ID është në fakt një USB në të cilën paraprakisht instalohet një certifikatë digjitale dhe e cila ju mundëson klientëve të kycen dhe të performojnë me të gjitha funksionet si në E-Banking WEB.

Përmes BankID ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t’i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë brenda dhe jashtë bankës pa pasur nevojë për regjistrim të       përfituesve
  • egzekutimi i pagesave komunale
  • të informoheni për kreditë që i posedoni në Bankën Raiffeisen
  • të informoheni për produktet dhe kampanjat e Bankës Raiffeisen

 

Manuali per instalim te BANK IDAplikacioni per perdorim te BANK ID

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.