Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Kartelat

Banka Raiffeisen ju ofron klientëve të saj kartelën VISA dhe MasterCard, kartela këto të pranuara ndërkombëtarisht të cilat ju ofrojnë qasje në llogaritë tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë brenda dhe jashtë vendit .

Vërejtje: Në rast të humbjes/vjedhjes së kartelës suaj, ju duhet të telefononi menjëherë Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose të ofroheni në degën më të afërt të Bankës Raiffeisen.

VISA_Electron

VISA Electron

Visa Electron është kartelë debiti e lidhur drejtëpërdrejtë me llogarinë rrjedhëse, duke përfshirë edhe mbitërheqjen e lejuar, që ju mundëson qasje në mjetet tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë përmes rrjetit të mbi 1 milion bankomatëve dhe 1.2 milion terminaleve të shitjes në gjithë boten, që pranojnë brendin Visa.

Visa Electron ju ofron, juve si mbajtës i kartelës, kontroll të plotë të shpenzimeve. Cdo veprim që bëni me kartelën tuaj pasqyrohet në gjendjen e llogarisë suaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.

Për më shumë, ju mund ta kontrolloni bilancin tuaj, të realizoni tërheqje, të bëni transfere nga një kartelë e bankës tonë në një tjetër, 24/7 përmes rrjetit tonë të mbi 110 bankomatëve të shtrirë në gjithë Kosovën. Poashtu në të gjithë bankomatët e bankës tonë që kanë shenjën e mundësisë së deponimit ju mund të realizoni deponime pa komision.*
Blerjet janë më të lehta me debit kartelë përmes rrjetit të mbi 1200 terminaleve të shitjes të bankes Raiffeisen në mbarë Kosovën, ku pagesat tuaja janë pa komision.

Me aprovimin tuaj kjo kartelë mund t’i jipet gjithashtu edhe personit i cili është i autorizuar në llogarinë tuaj dhe se në këtë mënyrë të gjitha transaksionet e realizuara me kartelën e personit të autorizuar do të ngarkojnë llogarinë tuaj.

*Rrjeti i shpërndarjes së bankomatëve të bankës Raiffeisen në territorin e Kosovës

 

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka, ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 / 049 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Debit Master Card

 

Debit MasterCard është kartelë debiti e lidhur drejtëpërdrejtë me llogarinë rrjedhëse, duke përfshirë edhe mbitërheqjen e lejuar, që ju mundëson qasje në mjetet tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë përmes rrjetit të mbi 1 milion bankomatëve dhe 1.2 milion terminaleve të shitjes në gjithë boten, që pranojnë brendin Visa.

Debit MasterCard ju ofron, juve si mbajtës i kartelës, kontroll të plotë të shpenzimeve. Cdo veprim që bëni me kartelën tuaj pasqyrohet në gjendjen e llogarisë suaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.

Për më shumë, ju mund ta kontrolloni bilancin tuaj, të realizoni tërheqje, të bëni transfere nga një kartelë e bankës tonë në një tjetër, 24/7 përmes rrjetit tonë të mbi 110 bankomatëve të shtrirë në gjithë Kosovën. Poashtu në të gjithë bankomatët e bankës tonë që kanë shenjën e mundësisë së deponimit ju mund të realizoni deponime pa komision.*
Blerjet janë më të lehta me debit kartelë përmes rrjetit të mbi 1200 terminaleve të shitjes të bankes Raiffeisen në mbarë Kosovën, ku pagesat tuaja janë pa komision.

Me aprovimin tuaj kjo kartelë mund t’i jipet gjithashtu edhe personit i cili është i autorizuar në llogarinë tuaj dhe se në këtë mënyrë të gjitha transaksionet e realizuara me kartelën e personit të autorizuar do të ngarkojnë llogarinë tuaj.

*Rrjeti i shpërndarjes së bankomatëve të bankës Raiffeisen në territorin e Kosovës.

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka, ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 / 049 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Cards_Bonus


 

VISA Bonus dhe VISA Gold Bonus

Visa Bonus dhe Visa Gold janë kartela krediti të cilat përmbajnë limitin e kredisë së aprovuar nga banka dhe që mund të shfrytëzohen edhe për blerje me këste pa interes. Me këtë kartelë ju mund të paguani mallëra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të terminaleve të shitjes (POS) si dhe mund të keni qasje në para të gatshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke shfrytëzuar rrjetin e bankomatëve në Kosovë dhe kudo në botë.

Shfrytëzimi dhe kthimi i mjeteve

Ju do të keni në dispozicion limitin e aprovuar nga banka të cilin mund ta shfrytëzoni për nevojat tuaja.

Ky limit mund të shfrytëzohet në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji banka do t’iu njoftojë për të gjitha transaksionet e realizuara gjatë muajit përkatës: obligimet e ndalura, interesin e kalkuluar, bonusin e fituar, këstet, si dhe për pagesën minimale të kërkuar (me e-mail apo postë, varësisht nga preferenca juaj).

Pas çdo blerje në POS terminalet e bankës Raiffeisen në Kosovë, ju do të fitoni bonus.

Duke u bazuar në mundësitë tuaja financiare ju mund të zgjedhni:

 

  • Mënyrën fleksibile për të përmbushur obligimet tuaja.
  • Apo t’i ndani pagesat në këste deri në 24 muaj*

 

Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.

Si mund të posedoni kartelën Visa Bonus apo Visa Gold Bonus?

Që të keni kartelën Visa Bonus apo Visa Gold Bonus ju duhet të plotësoni aplikacionin dhe më pas ta dorëzoni atë në cilëndo degë të bankës Raiffeisen.

Paga juaj duhet të kaloj përmes bankës Raiffeisen.

 

Dokumentet e kërkuara për aplikim (për individ ):

- Kontrata e punës

- Letërnjoftimi

- Një faturë e rrymës, ujit apo telefonit

 

Kartela shtesë e autorizuar

 

Me aprovimin tuaj, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe një e më shumë personave të autorizuar, në limitin tuaj deri në nivelin e caktuar nga ju, ku për çdo blerje nga secila kartelë e autorizuar, ju do të fitoni bonus në llogarinë bazë.

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’iu kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).

*Lista e dyqaneve ku mund të paguani me këste, pa interes >>

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka, ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 / 049 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Master Charge Card

 

MASTER charge kartela

MASTER Charge është kartelë krediti e cila ju ofrohet individëve, pronarëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave të mëdha, pas përmbushjes së kërkesave të parashtruara nga banka.

Kjo kartelë ju mundëson të keni në dispozicion një limit të aprovuar nga banka, mjete këto të cilat mund t’i tërhiqni përmes rrjetit të bankomatëve, të kryeni pagesa në tërminalet e shitjeve brenda dhe jashtë vendit dhe poashtu mund të kryeni blerje përmes internetit.

Kush mund të aplikoj për MASTER Charge ?

Të drejtë të aplikimi për MASTER Charge kanë të gjithë individët që marrin pagën mujore përmes bankës Raiffeisen, dhe që paga e tyre arrin nivelin minimal të përcaktuar nga banka, pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të korporatave, që kanë histori të mirë të huamarrjes me bankën.

Limitin e aprovuar nga banka klientët mund ta shfrytëzojnë pa interes deri në 45 ditë.

Gjatë grejs  përiudhës nga 1 deri me 15 të muajit në vijim, klienti është i obliguar të paguaj shumën e shfrytëzuar. Pagesa e shumës së shfytëzuar në muajin paraprak duhet të bëhet në llogarinë rrjedhëse prej ku sistemi në mënyrë automatike do të barazoj llogarinë e kartelës.

Nëse shuma e shfrytëzuar nuk kthehet brenda grejs periudhës, atëherë aplikohet tarifa ndëshkuese në përputhje me listën e tarifave.

 

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka, ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 / 049 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.


Shpalosja e informatave


Gjatë pagesave online, poseduesit e kartelës duhet të kenë parasysh me sa vijon: çfarëdo kërkese e parashtruar në mënyrë verbale apo me shkrim, për dërgimin e një kopje të kartelës (pjesën e përparme dhe/apo të pasme), PIN-in apo të dhënat e tjera të kartelës si numri i kartelës, data e vlefshmërisë së kartelës apo kodi verifikues, mund të jetë përpjekje për keqpërdorim të kartelës.
Përveç shpalosjes së të dhënave, mbajtësit e kartelës duhet të jenë të vetëdijshëm se ata mund të bien viktimë e mashtrimeve në internet edhe përmes shkëmbimit të të dhënave personale (numrin e letërnjoftimit, numrin e pasaportës, numrin personal identifikues etj.

Fishingu (Phishing)

Fishingu nënkupton përdorimin e e-mail apo dritareve “pop-up” (shfaqëse) të shfletuesit për të marr informatat personale të konsumatorit (Numri i letërnjoftimit, numri i pasaportës, etj) si dhe të dhënat e kartelës (numri i kartelës, datën e vlefshmërisë, kodin verifikues).

Vishing-u

Vishing është një formë e re e fishingut (phishing) dhe i referohet përpjekjeve të paautorizuara që të sigurohen të dhënat personale të klientëve dhe kartelave përmes thirrjeve telefonike.

E-mail dhe thirrjet telefonike

Rekomandimi për klientët tanë është që asnjëherë mos t`i përgjigjen postës elektronike apo thirrjeve telefonike që kërkojnë informata personale apo të dhënat e kartelës. Banka nuk kontakton asnje klient për ta kërkuar numrin e kartelës, kodin sekret (PIN-i), datën e skadimit të kartelës apo kodin verifikues në pjesën e prapme të kartelës.Poashtu ju sygjerojme se duhet pasur kujdes të veçantë me rastin e hapjes së bashkëngjitjeve (attachments) dhe/apo shkarkimin e çfarëdo përmbajtje të faqes së internetit.
Klientët mund të kontrollojnë dhe raportojnë çfarëdo transaksioni të dyshimtë duke thirrur në Qendrën Kontaktuese të Bankës Raiffeisen ne numrin +383 38 222 222. Një nga opsionet në dispozicion të klientëve tanë është edhe përcjellja e transaksioneve me kartela përmes shërbimit “E-Banking” .

Siguria

Banka Raiffeisen vazhdimisht punon për secilin aspekt te sigurisë per kartelat e klientëve te saj.
monitorimi i transaksioneve të kartelave e ne vecanti te atyre te leshuara lëshuara nga Banka Raiffeisen, për transaksionet që bëhen në POS terminalet dhe bankomatët e RBKO secila kartelë e RBKO që lëshohet përmban teknologjinë me çip të integruar.
të gjitha POS terminalet dhe bankomatet e mbështesin teknologjinë me çip,

Rekomandimet e tona

PIN –i është një kod sekret që është i ditur vetëm për mbajtësin e kartelës i cili asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shpalos kodin (gjatë bisedave, përmes telefonit apo postës elektronike). Vlen të theksohet se sipas rregulloreve ekzistuese, as banka që ka lëshuar kartelën nuk e di PIN-in dhe nuk ka të drejt t`i kërkoj mbajtësit të kartelës që të shpalos pinin e tij.
Pikërisht për arsye të sigurisë, RBKO ju sugjeron mbajtësve të kartelave që të trajtojnë me kujdes çfarëdo informacioni në lidhje me kartelën dhe mos t`i shpalosin PIN-in, fjalëkalimet, kodet verifikuese të kartelës dhe informata të tjera.

Gjithashtu, nëse kjo informatë ruhet diku tjetër, ajo nuk duhet të mbahet afër kartelës. Rekomandohet që gjatë transaksioneve të ketë kujdes; ne këshillojmë që çfarëdo transaksioni të bëhet personalisht nga mbajtësi i kartelës.
Sistemet e sigurisë së bankës janë në nivel maksimal, por secili mbajtës i kartelës është përgjegjës për mbrojtjen e përditshme të informatave të kartelës së tij dhe të i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së faqeve të internetit që mbledhin informata.

Faqet e internetit të RBKO përmbajnë edhe segmentin e sigurisë së pagesave në internet, që kanë për qëllim të sigurojnë informatat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e mashtrimit. Është me rëndësi që mbajtësit e kartelave të jenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që t`i përmbahen rekomandimeve të bankës për siguri si dhe të marrin veprime të pavarura (autonome) në përputhje me këto rekomandime për shkak të sigurisë së tyre.