Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

2017: RBI me fitim të konsoliduar prej 1,116 milionë euro

  • Të ardhurat neto nga interesi janë rritur për 0.3 përqind nga viti në vit në 3,208 milionë euro (2016: 3,197 milionë euro)
  • Të ardhurat operative janë rritur 2.3 përqind në5,228 milionë euro (2016: 5,112 milionë euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative janë zvogëluar për 1.2 përqind në 3,104 milionë euro (2016: 3,141 milionë euro)
  • Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi janë zvogëluar për 62.1 përqind në 287 milionë euro (2016: 758 milionë euro)
  • Fitimi para tatimit është rritur për 70.4 përqind në 1,612 milionë euro (2016: 946 milionë euro)
  • Fitimi pas tatimit është rritur për 95.8 përqind në 1,246 milionë euro (2016: 636 milionë euro)
  • Fitimi i konsoliduar është rritur për 114.6 përqind në 1,116 milionë euro (2016: 520 milionë euro)
  • Raporti i kredive jo-performueseështë zvogëluar për 3.0 pikë përqindje në 5.7 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (kalimtar) është rritur me 0.2pikë përqindje në 12.9përqind
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) është rritur me 0.3pikë përqindje në 12.7 përqind
  • Fitimi për aksion prej 3.34 euro (2016: 1.58 euro)

Të gjitha shifrat bazohen në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

Vjenë, 14 mars 2018 - Në vitin 2017, Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 1,116 milionë euro.

"Jemi shumë të kënaqur me vitin e kaluar financiar. Kemi arritur njërin nga rezultatet më të mira në historinë e kompanisë sonë dhe në të njëjtën kohë kemi realizuar me sukses projekte të rëndësishme, siç është bashkimi me RZB," tha Johann Strobl, Drejtor Ekzekutiv i RBI.

Prandaj, do të propozohet që në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të aprovohet një dividendë prej 0.62 euro për aksion. Kjo do të korrespondonte me një pagesë maksimale të dividendës prej 204 milionë euro dhe një raporti  të pagesës prej 18 përqind.

"Kemi kënaqësinë të jemi në gjendje të paguajmë dividendat përsëri dhe të propozojmë një dividendë prej 62 centë për aksion për vitin 2017. Ne kemi për qëllim të arrijmë një raport të pagesës prej ndërmjet 20 dhe 50 përqind," tha Strobl.

Të ardhurat neto nga interesi kanë mbetur kryesisht stabile, me një rritje të lehtë prej 11 milionë euro në 3,208 milionë euro.

Rritja në të ardhurat neto nga interesi në Rusi (deri në 84 milionë euro), që kryesisht i atribuohet efekteve valutore dhe marzhave, u kompensua me një rënie në të ardhurat nga interesi në tregjet tjera si rezultat i nivelit vazhdimisht të ulët të normave të interesit.

Përkundër efekteve nga ngritja në vlerë e valutës, shpenzimet e përgjithshme administrative të Grupit ranë për 1 përqind nga viti në vit, apo 37 milionë euro, në 3,104 milionë euro. Në veçanti, norma mesatare e këmbimit të rublës ruse u ngrit në vlerë 12 përqind nga viti në vit. Raporti kosto/të ardhura u përmirësua për 2.1 pikë përqindje në 59.4 përqind gjithashtu për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.

Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi janë ulur në mënyrë të konsiderueshme

Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi janë ulur gjithsej për 62 përqind nga viti në vit, apo 471 milionë euro, në 287 milionë euro.

Raporti i NPL (kredive jo-performuese) u zvogëlua për 3.0 pikë përqindje nga viti në vit në 5.7 përqind.

Në bazë të rrezikut të përgjithshëm, raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (kalimtar) ishte 12.9 përqind, me raport të kapitalit të përgjithshëm (kalimtar) prej 17.9 përqind.

Perspektiva

"Kemi shumë plane edhe për këtë vit. Dëshirojmë të rritemi në vendet e përzgjedhura dhe të vazhdojmë transformimin digjital të RBI. Vitin e kaluar, ne lansuam Elevator Lab, programin më të madh Fintech Accelerator (akseleratori i teknologjisë financiare) në EQL. Në maj do të fillojmë me raundin e dytë," tha Strobl.

RBI do të ndjekë rritjen kreditore me një rritje mesatare vjetore në përqindje në zonën  e mesit një-shifrore (mid-single digit area).

Pas kostove shumë të ulëta të rrezikut në vitin 2017 (287 milionë euro), banka pret që humbjet nga zhvlerësimi në asetet financiare në vitin 2018 të jenë mbi nivelin e vitit 2017.

RBI parasheh që raporti i NPL do të zvogëlohet më tej në një periudhë afatmesme.

Banka synon të arrijë një raport kosto/të ardhura nën 55 përqind në periudhën afatmesme.

RBI synon një kthim të konsoliduar në ekuitet prej përafërsisht 11 përqind në periudhë afatmesme.

Banka synon një raport CET1 (i ngarkuar plotësisht) prej rreth 13 përqind pas dividendës në periudhën afatmesme.

Në bazë të këtij synimi, RBI synon të distribuojë ndërmjet 20 deri 50 përqind (raporti i pagesës së dividendës) të fitimit të konsoliduar.

Synimet në këtë perspektivë përfshijnë ndikimin nga IFRS 9 dhe FINREP.

* * * * *

Versionin online të raportit vjetor mund ta gjeni në këtë adresë: http://ar2017.rbinternational.com. Versioni në gjuhën gjermane në: http://gb2017.rbinternational.com. Versionet e shtypura mund të porositen këtu.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave  dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi RBI përbëhet nga ofrues të shumtë të shërbimeve të  specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, si dhe bashkimet (mergers) dhe blerjet(acquisition) (M&A).

Gjithsej, pothuajse 50,000 punonjës u shërbejnë 16.5 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se  2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale austriake të Raiffeisenit zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit si dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Për informacione shtese, ju lutemi kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) apo

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com