Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

2018: RBI arrin profit të konsoliduar prej 1,270 milionë Euro

  • Të ardhurat neto nga interesi rriten 4.2 për qind nga viti në vit në 3,362 milionë euro
    (2017: 3,225 milionë euro)
  • Të ardhurat operative rriten 3.9 për qind në 5.298 milionë euro
    (2017:5,098 milionë euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative rriten 1.2 për qind në 3,048 milionë euro
    (2017:3,011 milionë euro)
  • Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare bien 46.9 për qind në 166 milionë euro (2017:312 milionë euro)
  • Fitimi para tatimit rritet 8.8 për qind në 1.753 milionë euro
    (2017:1,612milionë euro)
  • Fitimi pas tatimit rritet 12.2 për qind në 1.398 milionë euro
    (2017: 1,246milionë euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet 13.8 për qind në 1.270 milionë euro
    (2017:1,116milionë euro)
  • Raporti i kredive joperformuese zvogëlohet 1.9 pikë përqindjeje në 3.8 për qind krahasuar me fundin e vitit 2017
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 në 13.4 për qind (i ngarkuar plotësisht)
  • Fitimi për aksion rritet në 3.68 euro (2017: 3.34 euro)

Më 1 janar 2018, hyri në fuqi standardi i ri i kontabilitetit për instrumentet financiare (SNRF 9). Përveç adoptimit të SNRF 9, RBI gjithashtu ka ndryshuar paraqitjen e pasqyrës së saj të pozicionit financiar dhe pjesëve të pasqyrës së të ardhurave, e cili tani është në linjë me standardet e raportimit financiar (FINREP) të lëshuara nga Autoriteti Bankar Evropian (EBA). Me adoptimin e standardeve, ishte gjithashtu e nevojshme t'i rregullojmë shifrat e periudhës së krahasueshme 2017 dhe datën e krahasueshme të raportimit si më 31 dhjetor 2017. Shifrat për periudhat e mëparshme janë të krahasueshme vetëm në një masë të kufizuar.

Vjenë, 13 mars 2019 - Në vitin 2018, Raiffeisen Bank International (RBI) ka gjeneruar një profit të konsoliduar prej 1,270 milionë Euro.

"Ne kemi tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme rezultatin shumë të mirë të vitit të kaluar dhe jemi shumë të kënaqur me vitin financiar 2018. Kemi përmirësuar dukshëm raportet tona të kapitalit dhe kemi ulur më tej raportin tonë të NPL-ve (kredive joperformuese). Prandaj, në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, mund të propozojmë një dividend shumë më të lartë sesa në vitin e kaluar," tha Johann Strobl, drejtor ekzekutiv i RBI.

Të ardhurat operative u rritën me 4 për qind nga viti në vit, ose 199 milion euro, në 5,298 milion euro. Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 4 për qind në 3,362 milion euro, të nxitura nga rritja e kreditimit, me një rritje prej 3 për qind të aseteve mesatare interes-bartëse të Grupit.

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 37 milion euro nga viti në vit në 3,048 milion euro. Raporti kosto/të ardhura u përmirësua 1.5 pikë përqindjeje në 57.5 për qind.

"Përkundër shitjes së biznesit kryesor bankar polak, kreditë për klientë u rritën me 4 për qind. Kreditimi u rrit në pothuajse të gjitha tregjet, më së shumti në Austri, Republikën Çeke, Rumani dhe Sllovaki," tha Strobl.

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare janë zvogëluar dukshëm

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare arritën në 166 milionë euro gjatë periudhës raportuese, krahasuar me 312 milionë euro në vitin e kaluar.

Përmirësimi i raportit të NPL-ve (kredive joperformuese) vazhdoi edhe në vitin 2018: ai ra 1.9 pikë përqindjeje që nga fillimi i vitit 2018 dhe qëndroi në 3.8 për qind në fund të dhjetorit.

Raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) nw 18.2 për qind

Raporti i CET 1 (i ngarkuar plotësisht) u përmirësua 0.6 pikë përqindjeje në 13.4 për qind, ku shitja e operacioneve kryesore bankare polake kontribuoi me 0.9 pikë përqindjeje.

* * * * *

RBI e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave  dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi RBI përbëhet nga ofrues të tjerë të shumtë të shërbimeve të  specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, si dhe bashkimet (mergers) dhe blerjet(acquisition) (M&A).

Rreth 47,000 punonjës u shërbejnë 16.1 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se  2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale austriake të Raiffeisenit zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit.