Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Elevator Lab: RBI prezanton pilot projektet e suksesshme dhe shpall raundin e dytë në vitin 2018

  • Bashkëpunimi me pjesëmarrësit do të vazhdojë
  • Elevator Lab fillon raundin e dytë më 1 maj 2018
  • Shtatë banka të rrjetit RBI fillojnë 'Elevator Lab Challenges'/Sfidat e Elevator Lab rajonale

Vjenë, 23 shkurt 2018 - Pas fazës shumë të suksesshme të aplikimit, ku ka pasur 336 aplikime nga 56 vende, Raiffeisen Bank International (RBI) ka punuar intensivisht me pesë startup-e (biznese fillestare) duke filluar nga tetori 2017 në kuadër të programit fintech accelerator  'Elevator Lab'. Fokusi ishte në këto fusha: analiza e të dhënave vëllimore /Big Data Analytics (Gauss Algorithmics), dega e së ardhmes (Moxtra), pagesat dhe transaksionet (SONECT), RegTech (360kompany) dhe shërbime bankare për NVM-të (Asteria). Gjatë fazës së provës së konceptit, pesë projekte pilotuese u zhvilluan dhe testuan me sukses në Austri dhe në katër tregje në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).

"Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm që kemi filluar me 'Elevator Lab'. Tani po kalojmë nga faza pilot në fazën e zbatimit dhe po planifikojmë t'i vëmë këto inovacione në dispozicion të përhershëm për 16.5 milionë klientët tanë në Austri dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. Organizata jonë ka fituar përvojë të vlefshme nëpërmjet 'Elevator Lab', e cila na ndihmon që sot të  pozicionohemi në mënyrë ideale për biznesin bankar të së nesërmes", përmblodhi kështu Johann Strobl, drejtori ekzekutiv i RBI-së, hapat e ardhshëm.

'Elevator Lab' fillon raundin e dytë më 1 maj 2018

Suksesi dhe të gjeturat nga 'Elevator Lab'e bindën RBI-në se ishte vendim i duhur të hapte bashkëpunimin me bizneset fillestare. Prandaj, Grupi i RBI-së do të fillojë një raund të dytë aplikimesh më 1 maj 2018. Ajo që paraqet risi kësaj here është që shtatë bankat e Rrjetit RBI, përkatësisht ato nga Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Rusia dhe Sllovakia, do të synojnë të bashkëpunojnë me partnerë nga teknologjia financiare (fintech) në tregjet e tyre me 'Sfidat e Elevator Lab' rajonale. Përveç një seminari për startup-e (biznese fillestare) gjatë vizitës në 'Elevator Lab' në Vjenë, fituesit përkatës do ta kenë të drejtën (wild card) që të marrin pjesë në gjysmëfinalen e 'Elevator Lab' në nivel të mbarë grupit si dhe mundësinë për t'u ftuar në Vjenë për finalen e 15 më të mirëve  (TOP 15) në shtator 2018.

 

Rreth 360kompany (www.kompany.com) | Austri

360kompany ofron qasje në kohë reale në informacionin autoritativ, audit-proof (i mbrojtur-kundër-ndërhyrjeve) për kompani që mbulon 100 milionë kompani në mbi 150 juridiksione që zbatojnë kontrollet KYC (Njihni konsumatorin tuaj), AML (Kundër pastrimit të parave) dhe EDD (Kujdes i duhur i shtuar). Shërbimi i tyre mund të përmirësojë ose automatizojë verifikimin e bizneseve (ndër-kufitar) në bazë të informacionit në kohë reale, autoritativ dhe audit-proof të kompanive, drejtpërdrejtë nga regjistrat tregtar, direktoriumet UBO dhe listat e PEP/sanksioneve, duke mundësuar një racionalizim të proceseve të përputhshmërisë dhe përshtatjes së punëtorëve si dhe proceset e kujdesit të duhur të shtuar në fusha të ndryshme.

 

Rreth Asteria (www.asteriainc.se) | Suedi

Asteria është një mënyrë e re dhe e lehtë për të kuptuar mirëfilli rrjedhën e parasë së gatshme të bizneseve dhe për të marrë më tepër vendime të bazuara në të dhëna dhe për të zvogëluar administratën. Softueri i Asteria-s integrohet në softuerin e klientit dhe të bankës. Përmes softuerit, bizneset mund të rrisin fitimet, të ulin kostot dhe të mbesin një hap përpara konkurrensës së tyre.

Rreth Gauss Algorithmic (www.gaussalgo.com) | Republika Çeke

Gauss Algorithmic është lider në integrimin e të dhënave, analitikë të avancuar dhe hulumtime të lidhura me të dhëna në rajonin e EQL-së. Ekspertiza e tyre në teknologji shtrihet nga integrimi, përpunimi dhe pasurimi i të dhënave të mëdha/vëllimore e deri tek analitika parashikuese dhe informatika kognitive. Misioni i kompanisë është të ndihmojë bizneset që të marrin vendime të drejta dhe të krijojnë një avantazh konkurrues duke përdorur aftësinë e Gauss Algorithmic për të analizuar të kaluarën, për të kuptuar të tashmen dhe për të përdorur si levë Inteligjencën Artificiale për të zbuluar rezultatet e ardhshme.

Rreth Moxtra (www.moxtra.com) | SHBA

Moxtra, një lider në shërbimet bashkëpunuese të integrueshme mobile-first, ofron një platformë të integrueshme, omni-channel klient angazhuese për kompanitë e shërbimeve financiare. Duke përdorur teknologjinë e Moxtra-s, klientët dhe agjentët e bankave mund të bashkëpunojnë rreth dokumenteve duke përdorur mesazhe të sigurta, nënshrime elektronike, përmbajtje zanore të shtresëzuar dhe takime në kohë reale.

Rreth SONECT (www.sonect.ch) | Zvicër

SONECT është një platformë takimi/lidhjeje e bazuar në vendndodhje, që lidh ata që duan të tërheqin para me ata që duan të depozitojnë para (p.sh., një pronar dyqani). Në këtë mënyrë, pronari i dyqanit jo vetëm që redukton përpjekjet në lidhje me menaxhimin e parasë, por gjithashtu fiton para dhe rrit frekuentimin e blerësve, konsumatorët mund të tërheqin para duke shtypur vetëm një buton në telefonat e tyre të mençur kudo që ndodhen, si dhe bankat mund të kursejnë deri në 50 përqind në kuadër të menaxhimit të ATM-ve të tyre, duke gjeneruar njëkohësisht të ardhura të reja.

Rreth RBI

Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku është një bankë prijetare e korporatave dhe investuese, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 14 tregjet e rajonit mbulohen nga filialet. Përveç kësaj, Grupi RBI përfshin shumë ofrues të tjerë të shërbimeve financiare, për shembull në lizing, menaxhim të aseteve ose bashkime dhe blerje (M&A).

Gjithsej, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë 16.5 milionë klientëve përmes mbi 2.400 pikave të biznesit, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në qarkullim të lirë. Në kuadër të grupit bankar austriak Raiffeisen, RBI është instituti qendror i bankave rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kreditore të afiliuara dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Për më tepër informata, ju lutem kontaktoni

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ose

Christof Danz (+43-1-71707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com