Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Ftesë për ofertë: Lokale afariste me qira në Prishtinë

Ftohen të gjithë të interesuarit, që për nevoja të Raiffeisen Bank ne Kosovë, të paraqesin ofertat e tyre për objekt afarist me qira me sipërfaqe rreth 100-140 m2 në lagjet Ulpiana, Qafa, Qender (orientimisht rruga Luan Haradinaj).

Oferta e dorëzuar duhet të përmbajë dokumentacionin në vijim:

-  Fletën poseduese.

-  Kopjen e planit të objektit.

-  Lejën e ndërtimit të objektit.

-  Kopjën e Letërnjoftimit të pronarit.

-  Kopjen e dëshmisë së pagesës së tatimit në pronë.

-  Çmimi Bruto për m2.

-  Foto te objektit te ofruar

Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në recepcionin Bankës Raiffeisen Sh.A., drejtuar për Departamentin për Çështje Juridike, në adresën Rr. Agim Ramadani 15, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Referenca e ofertës duhet të jetë e shkruar në këndin e djathtë të zarfit. Banka nuk pranon përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mospranimin e zarfeve.

Ofertat e dërguara me e-mail/fax nuk do të pranohen dhe do të konsiderohen si jo valide për evaluim të mëtutejshme.

Banka ka të drejtë ta anulojë kerkesën për ofertim dhe poashtu t'i ftojë pjesëmarrësit për t'i sjellur sërish ofertat e tyre.

Ofertat që nuk u përmbahen kushteve të parashtruara në këtë dokument mund të diskualifikohen nga procesi i përzgjedhjes.

Afati për dorëzimin e ofertave fillon prej date 04 prill 2019 deri me 18 prill 2019, ora 15:00.