Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Gjysma e parë e vitit 2018: Kreditë në Raiffeisen rriten për 47 milionë euro

29 gusht - Gjatë gjysmës së parë të vitit, Banka Raiffeisen në Kosovë ka shënuar një performancë mjaft të mirë sa i përket të gjithë treguesve financiarë. Sipas bilancit të gjendjes së datës 30 qershor 2018, i cili publikohet në pajtim me rregullat e Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), totali i kredive për klientë në Raiffeisen ishte 575 milionë euro, një rritje prej 47 milionë euro më shumë sesa në fund të vitit 2017 (2017: 538 milionë euro). Kjo është rritja më e madhe e kredive që Banka ka pasur në 10 vjetët e fundit, por po ashtu paraqet edhe rritjen më të madhe të kredive në sektorin bankar në Kosovë.

"Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura gjatë pjesës së parë të vitit, sidomos me rritjen e kredive për klientë. Është e rëndësishme se rritja e kredive ka ndodhur në të dy sektorët e klientëve: individë dhe biznese, gjë që reflekton interesin dhe mundësitë e klientëve për të investuar dhe rritur edhe më tutje biznesin e tyre" tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.  

Fitimi i Bankës Raiffeisen ishte 11 milionë euro, rreth 3.7 milion euro më pak se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (30 qershor 2017: 14.7 milionë euro) por sërish mbetet fitimi më i lartë në tregun bankar. Përveç rrethanave pozitive makroekonomike në vend, ky fitim i arritur definitivisht tregon suksesin e strategjise së Bankës për t'ju ofruar shërbime bankare të gjitha kategorive të klientëve përmes rrjetit më të madh të degëve në sektorin bankar në Kosovë, i cili përbëhet prej 46 degëve dhe nëndegëve. Shumica e këtyre degëve janë renovuar gjatë vitit të fundit duke ju mundësuar më shumë se 800 punonjësve të Bankës t'ju shërbejnë klientëve në një ambient më të mirë dhe më të përshtatshëm.

Përveç rrjetit të degëve, Banka Raiffeisen po ashtu i ka konsideruar edhe nevojat dhe kërkesat e klientëve që ndihen më rehat me shfrytëzimin e teknologjisë. Kështu, Banka ka vazhduar të investojë në kanalet alternative bankare, duke shtuar edhe bankomatë ku klientët mund të deponojnë paratë e tyre. Përdorimi i këtyre shërbimeve bankare elektronike gjatë vjetëve të fundit ka shënuar një rritje të konsiderueshme dhe sot, klientët kanë zgjedhur që më shumë se 80% të transaksioneve t'i kryejnë përmes E-Banking, M-Banking, bankomatëve dhe shërbimeve tjera të ngjashme.

Rezultatet e shkëlqyera të Bankës Raiffeisen dhe përkushtimi për të përmirësuar tutje shërbimin për klientë si në degët bankare ashtu edhe në kanalet alternative elektronike janë vlerësuar edhe nga dy revista të njohura financiare ndërkombëtare, Euromoney dhe EMEA Finance të cilat çmimin si "Banka më e mirë në Kosovë " për vitin 2018 e kanë ndarë për Bankën Raiffeisen.

Për më shumë informacione për treguesit tjerë financiar të Bankës Raiffeisen në Kosovo, ju lutem referohuni tek Bilanci i gjendjes dhe Pasqyra e të ardhurave, të cilat publikohen në baza të rregullta në web faqe: https://raiffeisen-kosovo.com/sq/Te-dhena-financiare