Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Përditësimi i të dhënave për klientë - dokumentet e nevojshme

Ju njoftojmë se duke u bazuar në ligjet e zbatueshme në Kosovë, informatat për klientë duhet të jenë të përditësuara rregullisht. Prandaj edhe Banka herë pas herë, kur klientët të vijnë në degë, mund të kërkojë nga klientët t'i konfirmojnë të dhënat përkatëse, siç mund të jetë adresa e vendbanimit, numri i telefonit, apo të dhënat tjera përkatëse.

Në disa raste, Banka mund t'ju dërgoj klientëve edhe porosi në telefon përmes së cilës ju kërkon që të vizitojnë degën më të afërt për të konfirmuar të dhënat e tyre personale.

Në vijim mund të gjeni listën e dokumenteve që klienti duhet të ketë me vete kur të vizitoj degën bankare për të konfirmuar të dhënat personale:

Për individë:

Shtetasit e Kosovës

  • Letërnjoftimi apo Pasaporta valide nga Repubilka e Kosovës
  • Dokument për verifikim të adresës (fakturë të rrymës, ujit ose çfardo dokumenti që përmban adresën tuaj të banimit- fatura jo me e vjeter se 3 muaj).

Shtetasit e huaj

  • Pasaporta valide
  • Leje e Qëndrimit/Punës të Repubilkës së Kosovës
  • Një nga dokumentet plotësuese, p.sh: Letërnjoftim, Kartelën nga punëdhënesi, apo dëshmi bankare nga shteti amë (Çeqe, Kartelë Kreditore/Debitore, Ekstrakt Bankar, etj)

Për biznese:

Varësisht nga lloji i biznesit nevojiten edhe dokumentet të ndryshme për përditësim të të dhënave. Prandaj, bizneset mund të kontaktojnë me zyrtarët bankarë ose të vizitojnë degën më të afërt për t'u informuar më hollësisht në lidhje me dokumentet e nevojshme të bizneseve për përditësimin e të dhënave.

Për informacione të tjera sa i përket përditësimit të të dhënave, ju lutem na kontaktoni në 038 222 222.