Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

RBI: publikon raportin gjashtëmujor financiar 2019

  • Fitimi i konsoliduar prej 571 milionë €
  • NII (të hyra nga jo-interesat) pozitive dhe zhvillimi i të ardhurave nga tarifat neto dhe nga komisioni (nga viti në vit, rritje prej 8 përqind dhe 5 përqind respektivisht, e përshtatur sipas të ardhurave nga operacionet kryesore bankare polake të shitura në vitin 2018)
  • Fitimet neto të tregtueshme, të ndikuara nga rezultati i vlerës së drejtë të kufizimeve dhe detyrimeve që neutralizohen gjatë kohës së jetëgjatësisë së portfolios
  • Kreditë për klientët kanë shënuar rritje prej 9 përqind në vitin aktual deri sot (YTD), kryesisht në selinë qendrore, në Rusi dhe në Evropën Qendrore
  • Margjina neto e interesit është pak më e ulët nga viti në vit, duke reflektuar kështu vëllime më të larta të biznesit afatshkurtër në selinë qendrore dhe margjina më të ulëta në Rusi
  • Kostot e rrezikut mbeten të ulëta (12 milionë €)
  • Raporti i NPE shënoi përmirësim të mëtutjeshëm duke u ngritur në 2.3 përqind
  • Raporti i CET1 u ngrit në 13.8 përqind, duke përfshirë rezultatet e YTD

Në gjysmën e parë të vitit 2019, Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi fitim të konsoliduar prej 571 milion €.

"Kreditë për klientët shënuan rritje prej 9 përqind në gjysmën e parë të vitit 2019, sidomos në Austri, Rusi dhe në Evropën Qendrore. Me gjithë mjedisin me norma të ulëta të interesit, fitimet neto nga interesi dhe të ardhurat nga tarifat neto dhe nga komisioni patën rritje pozitive, ndërsa kostot e rrezikut mbetën në nivele relativisht të ulëta", theksoi Kryeshefi Ekzekutiv, Johann Strobl.

Në përgjithësi, fitimet neto nga interesi shënuan rritje të lehtë prej 2 milionë €, duke arritur në 1,664 milionë €. Margjina neto e interesit ra me 7 pikë bazë në 2.42 përqind. Kjo rënie kryesisht i atribuohet rritjes së biznesit me margjina të vogla në zyrën qendrore dhe zhvillimit të margjinave në Rusi dhe Bjellorusi.

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 3 milionë € nga viti në vit, duke rezultuar në 1,497 milionë €. Raporti kosto/të ardhura u rrit me 4.8 pikë përqindje në 60.7 përqind.

Humbje mesatare nga zhvlerësimi i aseteve financiare

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare mbetën të ulëta gjatë periudhës së raportimit me 12 milionë €, krahasuar me lirimin neto prej 83 milionë € të provizioneve për humbjet kreditore - kryesisht për shkak të flukseve hyrëse dhe rikuperimeve - në periudhën e krahasueshme të vitit të kaluar.

Raporti i NPE shënoi rënie prej 0.3 pikë përqindje që prej fillimit të vitit duke arritur 2.3 përqind. Raporti i mbulimit të NPE u rrit me 0.7 pikë përqindje duke u bërë 59.0 përqind. 

Raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) në 17.8 për qind

Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasës 1 (i ngarkuar plotësisht) ishte 13.8 përqind,  raporti i klasës 1 (i ngarkuar plotësisht) ishte 15.3 përqind (rritje prej 0.4 pikë përqindje secila) dhe raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) ishte 17.8 përqind (rënie prej 0.3 pikë përqindje).

Krahasimi tremujor

Fitimet neto nga interesi shënuan rritje prej 2 përqind apo 15 milionë € nga tremujori në tremujor, duke arritur në 840 milionë €, që reflekton rritje prej 14 milionë € të lidhur me vëllimin në Rusi. Në Ukrainë, vëllime më të mëdha të kredive për korporatat jo-financiare dhe ekonomitë familjare gjeneruan rritje prej 4 milionë € në fitimet neto nga interesi. Ndërsa, në Hungari, fitimet më të ulëta nga interesi nga derivativet rezultuan në rënie prej 3 milionë €. Margjina neto e interesit pësoi rënie prej 2 pikë bazë në 2.40 përqind si pasojë e rritjes së vëllimit të biznesit afatshkurtër, me margjina të ulëta në selinë qendrore.

Shpenzimet e përgjithshme administrative kapën vlerë prej 733 milionë € në tremujorin e dytë të vitit 2019, që paraqet rritje prej 49 milionë € në krahasim me tremujorin e kaluar.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, humbjet nga zhvlerësimi i aseteve  financiare arritën vlerën e 2 milionë €, në krahasim me 9 milionë € në tremujorin e kaluar.

Fitimi i konsoliduar u rrit për 119 milionë €, duke arritur kështu në 345 milionë €, që kryesisht reflekton rënie prej 97 milionë € në shpenzimet për taksat dhe masat e veçanta qeveritare, shumica e të cilave duhet të shënohen tërësisht në tremujorin e parë.

Perspektiva

RBI do të ndjek rritjen e kredive me një rritje një-shifrore të përqindjes mesatare vjetore.

Raporti i provizionimit për VF 2019 pritet të jetë nën 45 pikë bazë.

Banka parashikon që raporti i NPE do të ulët tutje.

RBI synon të arrijë një raport kosto/fitim prej rreth 55 përqind në vitin 2021.

Në vitet e ardhshme, banka synon të arrijë kthim të konsoliduar në ekuitet prej rreth 11 përqind.

Ajo gjithashtu synon të mbajë raportin CET1 në rreth 13 përqind në periudhën afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë rreth 20 deri 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

* * * * *

Versioni online i raportit gjashtëmujor është i qasshëm në http://qr022019.rbinternational.com, ndërsa versioni në gjuhën gjermane në http://zb022019.rbinternational.com.

* * * * *

RBI e cilëson Austrinë, ku është bankë lidere e korporatave dhe e investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 13 tregje të rajonit mbulohen nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi RBI përbëhet nga ofrues të tjerë të shërbimeve financiare, në fusha si lizing, menaxhim i aseteve dhe bashkimet (mergers) dhe blerjet (acquisition) (M&A).

Rreth 47,000 punonjës u shërbejnë 16.4 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se 2,100 njësive të biznesit, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake të Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve është në pronësi të lirë (free float). Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit.

Për informacione të mëtutjeshme ju lutemi kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ose

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com