Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen Bank International (RBI) arrin profit të konsoliduar prej 1,173 milion euro

  • Të ardhurat neto nga interesi rriten me 4.6 për qind nga viti në vit në € 2,519 milion (1-9/2017: € 2,407 milion)
  • Të ardhurat operative rriten 4.8 për qind në € 4,003 milion (1-9/2017: € 3,821 milion)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative të qëndrueshme në € 2,228 milion (1-9/2017: € 2,213 milion)
  • Zhvillim i fortë pozitiv në humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare: € 56 milion (1-9/2017: minus 191 milion)
  • Profiti para tatimit rritet 22.0 për qind në € 1,587 milion (1-9/2017: € 1,301 milion)
  • Profiti pas tatimit rritet 25.7 për qind në € 1,271 milion (1-9/2017: € 1,012 milion)
  • Profiti i konsoliduar rritet 28.9 për qind në € 1,173 milion (1-9/2017: € 910 milion)
  • Raporti i kredive joperformuese zvogëlohet 1.2 pikë përqindjeje në 4.4 për qind krahasuar me fundin e vitit 2017
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 në 12.8% (i ngarkuar plotësisht) duke përfshirë rezultatet e VDS (Viti deri sot)
  • Profiti për aksion rritet në € 3.43 (1-9/2017: € 2.74)

Më 1 janar 2018, hyn në fuqi norma e re e kontabilitetit për instrumentet financiare (IFRS 9). Përveç adoptimit të IFRS 9, RBI gjithashtu ka ndryshuar paraqitjen e pasqyrës së saj të pozicionit financiar, e cili tani është në linjë me standardet e raportimit financiar (FINREP) të lëshuar nga Autoriteti Bankar Evropian (EBA). Me miratimin e standardeve, ishte gjithashtu e nevojshme t'i përshtasim shifrat e periudhës së krahasueshme dhe datën e raportimit të krahasueshëm.

Vienë, 14 nëntor 2018 - Raiffeisen Bank International AG (RBI) shpallë rezultatin e konsoliduar prej € 1,173 milion për tre tremujorët e parë të vitit 2018.

"Unë jam i kënaqur me rezultatin e nëntë muajve të parë. Shtytësi kryesor për këtë rezultat shumë të mirë është zhvillimi i kostove të rrezikut. Gjithashtu edhe trendi i të ardhurave është i kënaqshëm. Ne kemi qenë në gjendje të përmirësojmë të ardhurat tona neto nga interesi me pothuajse pesë për qind krahasuar me vitin e kaluar në atë që vazhdon të jetë një mjedis shumë i vështirë për interesin", tha Johann Strobl, Kryeshef Ekzekutiv i RBI.

Të ardhurat operative u rritën me 5 për qind nga viti në vit, ose € 182 milion, në € 4,003 milion. Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 5 për qind në € 2,519 milion, të nxitura nga rritja prej 3 për qind e aseteve interes-bartëse të Grupit.

Shpenzimet e përgjithshme administrative treguan një rritje të vogël prej € 16 milion nga viti në vit në € 2,228 milion. Raporti kosto/të ardhura u përmirësua 2.2 pikë përqindjeje në 55.7 për qind.

"Ne filluam me një fillim të mirë në tremujorin e katërt dhe kemi përfunduar me sukses një projekt të rëndësishëm me shitjen e biznesit kryesor bankar të Raiffeisen Bank Polska", tha Strobl.

Lirimi neto prej € 56 milion

Në periudhën raportuese ka pasur një lirim neto nga humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare prej € 56 milion gjatë periudhës raportuese, ndërsa humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare prej € 191 milion ishin të nevojshme në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky zhvillim pozitiv u nxit nga një mjedis i mirë makroekonomik në lidhje me hyrjet dhe lehtësimin e rikuperimeve të suksesshëm prej gjithsej € 416 milion.

Gjithashtu, vazhdoi përmirësimi i raportit të NPL-ve (kredive joperformuese); që nga fillimi i vitit ai ra 1.2 pikë përqindjeje dhe qëndroi në 4.4 për qind në fund të shtatorit. Sidoqoftë, raporti i mbulueshmërisë së NPL u rrit me 7.9 pikë përqindjeje në 75.0 për qind, kryesisht për shkak të shitjeve të kredive me kolateral të lartë dhe aplikimit për herë të parë të IFRS 9.

"Sa i përket zhvillimit të kostove të rrezikut, jemi duke përfituar nga situata shumë e mirë ekonomike dhe nga strategjia jonë e ristrukturimit që synon ruajtjen e vlerës së kredive joperformuese", tha Strobl.

Perspektiva

RBI do të ndjekë rritjen e kredive me një rritje mesatare vjetore në intervalin mesatar të një shifre.

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare (shpenzimet e rrezikut) në vitin 2018 pritet të jenë nën nivelin e vitit 2017.

RBI parashikon që raporti NPL do të reduktohet më tej në periudhën afatmesme.

Banka synon të arrijë një raport kosto/të ardhurash nën 55 për qind në afat të mesëm.

Në vitet e ardhshme, RBI synon një kthim të konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 për qind.

Banka synon një raport të CET1 prej rreth 13 për qind pas dividentit në periudhën afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë midis 20 dhe 50 për qind (raporti i pagimit të dividentit) të profitit të konsoliduar.

* * * * *

Ju mund t'i qaseni versionit online të raportit tremujor në http://qr032018.rbinternational.com, versioni Gjerman është i qasshëm në http://zb032018.rbinternational.com.