Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen pranon çmimin për aktivitete filantropike në nivel kombëtar 2017

Prishtinë, 30 nëntor 2017 – Në organizimin e përvitshëm nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) për dhënien e cmimeve për Filantropi në Kosovë, i cili u mbajt me 29 nëntor, Banka Raffeisen në Kosovë është shpërblyer me cmimin e FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut me aktivitete filantropike në nivel kombëtar. Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët. Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, me rastin e pranimit të çmimit theksoi: “Ky çmim për kontributin tonë në nivel kombëtar është një nder i madh për Bankën Raiffeisen. Që nga fillimi i veprimtarisë së Bankës në Kosovë, rreth 15 vite më parë, ne kemi mbështetur vazhdimisht shumë projekte në arsim, kulturë, art, sport, shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Prandaj, dua t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë të përkrahim shumë projekte që janë në interes të të gjithë qytetarëve në mbarë Kosovën” Disa nga projektet e përkrahura përgjatë vitit 2017 janë: Fondacioni “BoneVet”, Projekti ATOMI, Chopin Piano Fest, Fondacioni për nëna dhe fëmijët, ICK – java e sigurisë kibernetike, Konferenca KosICT 2017, European summer music academy, Artistët e së nesërmes, Galeria Kombëtare, përkrahja e projekteve në regjionet e Kosovës dhe Raiffeisen Gallery – hapësire ekspozimi për artist të rinj.