Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen prezanton kartelën DEBIT MasterCard Contactless

Prishtinë, 31 tetor 2017 - Banka Raiffeisen në Kosovë ka prezantuar kartelën më të re Debit Mastercard Contactless, kartelë kjo e cila mundëson pagesat e ndryshme në mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë, duke përfshirë këtu edhe blerjet online. Njëra ndër përparësitë kryesore të kësaj kartele është se për të kryer pagesat, kartela vetëm duhet të ofrohet pranë POS terminalit të shitjes, ndërsa për pagesat deri në 15 Euro nuk ka nevojë të shënohet PIN kodi.

Teknologjia 'contactless' (pa kontakt) vepron duke përdorur rrjetin e njëjtë të sigurisë sikur edhe kartelat tjera, përmes çipit të sigurisë. Secila pagesë 'contactless' krijon kod unik i cili nuk mund të ripërdoret. PIN kodi është i nevojshëm për pagesat në vlerë mbi 15 Euro por për shkaqe sigurie mund të kërkohet pas një numri / volumi të caktuar të pagesave.

Kartela Debit MasterCard Contactless mund të përdoret në POS terminale pa kontakt (që kanë logon e MasterCard) në dyqane në brenda dhe jashtë vendit. Nëse dyqani nuk posedon POS terminal pa kontakt, kartela MasterCard Contactless mund të përdoret edhe si kartelë e rregullt.

Sa i përket mundësisë së pajisjes me Debit MasterCard Contactless, secili nga klientët mund ta paraqesë kërkesën për një kartelë të tillë. Nuk është e nevojshme të pritet deri në skadimin e kartelës aktuale kështu që klientët kanë mundësi ta marrin kartelën MasterCard Contactless qoftë si zëvendësim të kartelës ekzistuese apo si kartelë shtesë dhe për këtë ngarkohen sipas tarifave aktuale.

Për më shumë informacione rreth kartelës Debit MasterCard Contactless, ju lutem kontaktoni në 038 222 222 #124.