Kontakt

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Glavno sediste

Adresa

Ul. UÇK, br.191

10000 Priština, Kosovo

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kod : RBKOXKPR

IBAN : XK05

RBI raporton fitim të konsoliduar prej 226 milionë euro për tremujorin e parë

  • Fitim i konsoliduar prej 226 milionë euro, i ndikuar kryesisht nga ndryshimi prej 92 milionë euro në kostot e rrezikut pas lirimeve neto në tremujorin e parë të vitit të kaluar, vlerësimet negative mbrojtëse dhe shitja e operacioneve kryesore bankare polake
  • Të ardhura neto nga interesi të qëndrueshme nga viti në vit me 825 milionë euro. Duke përjashtuar Poloninë, të ardhurat neto nga interesi janë përmirësuar përafërsisht për 8 për qind nga viti në vit
  • Kreditë për klientë deri në 6 për qind YTD (nga fillimi i vitit aktual deri në datën aktuale)
  • Marzha neto e interesit është ulur me 10 pikë bazë, nga tremujori në tremujor në 2.43 për qind, për shkak të shtrëngimit në Rusi dhe një përqindjeje më të lartë të afarizmit afatshkurtër të marzhës më të ulët në zyrën qendrore
  • Kostot e rrezikut janë ende shumë të ulëta në 9 milionë euro (4 pikë bazë të raportit të provizionimit) por më pak riregjistrime (write-backs) dhe rikuperime se vitin e kaluar
  • Raporti i NPE (ekspozimeve joperformuese) është përmirësuar në 2.5 për qind
  • Raporti i CET1 është përmirësuar në 13.6 për qind (ngarkuar plotësisht), duke përfshirë rezultatet YTD

Vienna, 15 May 2019 - Raiffeisen Bank International (RBI) ka gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 226 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2019, rezultati operativ arriti në 465 milionë euro.

''Rritja e kredive dhe të ardhurat neto nga interesi janë duke u zhvilluar pozitivisht. Për shkak të efekteve të ndryshme të njëhershme, tremujori i parë i vitit 2019 mund të krahasohet me tremujorin e vitit të kaluar vetëm deri në një masë të kufizuar. Pres që RBI të arrijë një rezultat të mirë afarist edhe në vitin 2019. Ne kemi një bazë të mirë kapitali që na mundëson rritje të mëtejshme'', tha Drejtori Ekzekutiv i RBI, Johann Strobl.

Përkundër shitjes së biznesit kryesor bankar polak, në përgjithësi, të ardhurat neto nga interesi kanë shënuar vetëm një rënie të lehtë me 4 milionë euro në 825 milionë euro nga viti në vit. Duke përjashtuar këtë shitje, të ardhurat neto nga interesi do të rriteshin përafërsisht për 8 për qind. Marzha neto e interesit ra për 7 pikë bazë në 2.43 për qind, kryesisht nxitur nga rritja në biznesin me marzhë të ulët në zyrën qendrore dhe zhvillimet negative të marzhës në Rusi dhe Bjellorusi

Shpenzimet e përgjithshme administrative ranë me 16 milionë euro nga viti në vit në 724 milionë euro. Raporti kosto/të ardhura u rrit për 3.6 pikë përqindje, kryesisht për shkak të vlerësimeve mbrojtëse në 60.9 për qind.

Humbje mesatare nga zhvlerësimi i aseteve financiare

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare ishin mesatare në periudhën raportuese në 9 milionë euro, në krahasim me një lirim neto prej 83 milionë euro të provizioneve për humbjet nga kreditë në periudhën e krahasueshme të vitit të kaluar - veçanërisht për shkak të flukseve hyrëse dhe rikuperimeve.

Raporti i NPE (ekspozimeve joperformuese) mbeti relativisht stabil, duke shënuar rënie prej 0.1 pikë përqindje në 2.5 për qind që nga fillimi i vitit. Në 58.4 për qind, raporti i mbulimit të NPE mbeti po ashtu praktikisht i pandryshuar.

Raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) në 18.0 për qind

Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasës 1 (CET 1) (i ngarkuar plotësisht) ishte 13.4 për qind, raporti i klasës 1 (i ngarkuar plotësisht) ishte 14.9 për qind dhe raporti i kapitalit total (i ngarkuar plotësisht) ishte 18.0 për qind. Të gjitha raportet janë në thelb të pandryshuara nga fundi i vitit 2018. Këto raporte të kapitalit, duke përfshirë fitimin e ndërmjetëm nga tremujori i parë do të ishin rreth 18 pikë bazë më të larta se raportet e paraqitura.