Info mbi kompaninë

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C është anëtare e RZB Group dhe degë e Raiffeisen International Bank-Holding AG. Raiffeisen International erdhi në Kosovë në fund të vitit 2001 duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Raiffeisen International u bë pronare e 100% e aksioneve dhe e emërtoi Bankën si Banka Raiffeisen në Kosovë.
Sipas bilancit të gjendjes të datës 31 dhjetor 2009, asetet e përgjithshme të Raiffeisen Bank në Kosovë kanë shënuar rritje të dukshme nga 648 milionë Euro në 672 milion Euro (ose 12% më shumë se në fund të vitit 2008). Totali i depozitave të klientëve u rrit në 543 milionë Euro (ose përafërsisht 10% më shumë se në fund të vitit 2008), ndërsa portofoli i kredive ishte 345 milionë Euro. Raiffeisen Bank ka një kapital prej 58 milionë Euro duke u klasifikuar si banka me kapitalin më të madh në Kosovë.
Raiffeisen Bank ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të korporatave. Që nga prezenca e saj në treg, Raiffeisen Bank është shumë e suksesshme duke arritur zhvillimin e vazhdon në të gjitha segmentet përfshirë kredive dhe depozitave.
Revista e njohur botërore e Grupit Financiar ia ka ndarë Raiffeisen Bank çmimin "Banka e vitit" në 2007 ndërsa revista tjetër Euromoney ka ndarë çmimin e njëjtë në vitin 2008. Po këtë vit revista Finance Central Europe e ka shpallur Raiffeisen Bank si Banka më e mirë sa i përket kapitalit në Kosovë. Në vitin 2009, revista Euromoney për herë të dytë radhazi ia ka ndarë Raiffeisen Bank çmimin "Banka më e mirë".
|