Skip to main content
Phone Banking

Shërbimet me sms: Aktivizoj nga kudo që jam

Pritjet e lodhshme në radhët e gjata për të mbushur telefonin, shërbimet mujore të internetit, dhe televizionit digjital janë gjërat që dua të shmangi në përditshmërinë time.

Për të arritur këtë qëllim, më nevojitet që të gjitha këto shërbime t'i aktivizoj nga kudo që ndodhem, shpejt e thjesht.

SMS Top Up më mundëson mbushjen e telefonit, internetit, dhe televizionit, si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX, në mënyrë elektronike nga kudo që jam. Ky shërbim është në dispozicionin tim 24/7 dhe është i përshtatshëm pa marr parasysh se cilin operator të telefonisë mobile e përdori. 

2 operatorët e telefonive mobile

24/7 në dispozicion edhe nëse nuk keni mjete në telefon

87,000 transaksione të procesuara në muaj

Open Files - Phone Banking

Mbushja e telefonit mobil

Ju mund ta mbushni telefonin tuaj duke dërguar një SMS falas në numrin 50222, duke shkruar numrin e telefonit që dëshironi ta mbushni në Ipko ose Vala, (hapësirë) shumën të cilën dëshironi të mbushni telefonin.

Shembull: (049XXXXXX 5 ; 044XXXXX 5 ose 045XXXXX 5) 

Open Files - Phone Banking

Mbushja e internetit

Ju mund ta mbushni pakon tuaj të internetit duke dërguar një SMS falas në numrin 50222, duke shkruar emrin e kontratës të cilën e posedoni në Ipko, (hapësirë) internet.

Shembull: (XXXXXXXXX INTERNET)

Open Files - Phone Banking

Mbushja e televizionit digjital

Ju mund ta mbushni televizionin tuaj digjital duke dërguar një SMS falas në numrin 50222, duke shkruar emrin e kontratës që posedoni në Ipko apo numrin e kartelës (hapësirë) TV, DUOTV ose DUOFIX.

Shembull: (XXXXXXXXX TV); (XXXXXXXXX DUOTV); (XXXXXXXXX DUOFIX).

Unë mund të realizoj këto shërbime nga të gjithë operatorët e telefonive mobil, edhe nëse nuk kam mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë. Për më shumë informata, unë mund të kontaktoj degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose të telefonoj në Qendrën e Kontaktit në numrin 038 222 222

Mbushja e telefonit

Shiko video udhëzuesin

Mbushja e internetit

Shiko video udhëzuesin

Mbushja e televizionit

Shiko video udhëzuesin

SMS Bankimi

Man using digital tablet psd mockup smart technology

Të jem i njoftuar për secilin veprim në llogarinë time më mundëson që të menaxhoj më mirë paratë e mia. Të shkoj në degët e bankës për tu njoftuar për secilin ndryshim në llogarinë time do më harxhonte kohën, që do mund ta përdorja për gjëra më të vlefshme.

Për të menaxhuar më mirë ditën time, zgjedhi që në mënyrë automatike e në kohë reale të njoftohem për secilin ndryshim në llogari.

SMS Bankimi më mundëson të kryej transaksione bankare të kufizuara përmes telefonit tim mobil, duke më lejuar të shoh bilancin e të gjitha llogarive të mia dhe tri transaksionet e fundit. Gjithashtu, përmes alarmeve, unë mund të pranoj informata për ndryshimet në llogarinë time, të tilla si:

  • Lajmërohem për bilancin e të gjitha llogarive kur është më i lartë ose më i ulët se sa shuma specifike
  • Njoftohem për të gjitha hyrjet dhe daljet e fondeve në të gjitha llogaritë kur ato janë më të larta se sa shuma specifike
  • Marr informata mbi bilancin e të gjitha llogarive për një afat të caktuar kohor.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.