Kreditë me afat për Korporata dhe NV

Financimet e investimeve janë kredi afatmesme dhe afatgjata për financimin e prodhimit ose blerjes së aseteve kapitale, p.sh. makineri, pajisje, etj. si dhe për të financuar shuma të mëdha, të paracaktuara për investime apo zgjerim biznesi.

Kreditë me afat për kapital qarkullues

Kreditë me afat për kapital qarkullues janë kredi me afat që përdoren për financimin e faturave aktuale të klientëve për nevojat e kapitalit qarkullues, por që përputhen me afatin e investimeve të klientëve në shpenzimet kapitale (CAPEX). Ky produkt mbështet pozicionin e likuiditetit të klientit duke zgjatur afatin e shlyerjes për kapitalin qarkullues për investime të mëparshme të dëshmuara kapitale të klientit. Prandaj, afati i produktit është afatmesëm deri afatgjatë.

Produkti i mbitërheqjes

Në kuadër të një limiti kredie të rënë dakord, klienti përcakton përdorimin e produktit të Mbitërheqjes në varësi të kërkesave të tij/saj. Norma e interesit e përcaktuar individualisht zbatohet vetëm për shumën faktike të kreditit të përdorur. Zakonisht, një produkt i mbitërheqjes kombinohet me një llogari rrjedhëse. Në përgjithësi, kjo ka një afat maturimi deri në një vit, pas së cilit zakonisht zgjatet. Linja përdoret në baza rrotulluese/përtëritëse, d.m.th. shlyerja bëhet ose në fund ose me reduktim hap pas hapi të linjës me kalimin e kohës.

Kreditë hipotekare komerciale

Kreditë hipotekare komerciale: kreditë për klientët NV të siguruara me pasuri të paluajtshme, të cilat përdoren për qëllime biznesi (investime kapitale – blerje, rinovim, zgjerim, ndërtim i lokaleve afariste).

Kredi e siguruar me para të gatshme

Kjo lloj kredie u ofrohet klientëve që janë të gatshëm të financohen në bazë të mjeteve të tyre të depozituara në RBKO. Klientët mund të financohen deri në shumën e depozituar. Paratë e depozituara mund të jenë në EUR ose USD.

Linja kreditore  për kapital qarkullues

Financimet e kapitalit qarkullues janë kredi afatshkurtra që përdoren për financimin e aktiviteteve aktuale afariste të klientëve Korporata dhe NVM, p.sh. blerjet, duke u bazuar në zbritjen e furnitorit, duke forcuar likuiditetin e klientit. Shlyerja e financimit të kapitalit qarkullues zakonisht bëhet nga fitimet e shitjeve të  kompanisë. Ky produkt mund të ofrohet nëpërmjet grupit të huadhënësve (sindikata).

Kreditë sindikale

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu