Mbrojtja e të dhënave personale në Bankën Raiffeisen
Në ofrimin e shërbimeve tona ne kemi aplikuar rregulla strikte për të mbrojtur të dhënat e juaja personale në shkallën më të lartë. Duke zbatuar ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), ne vazhdojmë të mbrojmë dhe të përdorim të dhënat e juaja personale me një nivel shtesë të sigurisë dhe rregulla strikte të privatësisë, së bashku me një procedurë shumë transparente të përpunimit të të dhënave.
Të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale
Ligji nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e individit. Ky ligj përcakton përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për monitorimin e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike. Ky ligj është në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian GDPR 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave. GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) i referohet mbrojtjes së personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e lirë të këtyre të dhënave, me qëllim të nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me përpunimin dhe qarkullimin e këtyre të dhënave. Rregullorja është e zbatueshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Cilat të dhëna përpunohen dhe nga cilat burime vijnë?
Ne përpunojmë të dhënat personale që marrim nga ju në mënyrë që të ofrojmë shërbimet bankare të kërkuara. Përveç kësaj, ne i përpunojmë të dhënat që i kemi marrë në mënyrë legjitime dhe nga burimet që janë publikisht në dispozicion (p.sh. regjistri i bizneseve, regjistri i shoqatave, regjistri i tokës ose mediet) ose që ofrohen në mënyrë legjitime nga kompanitë e tjera të lidhura me bankën. Informatat personale që përpunohen dhe mblidhen përfshijnë:
- detaje personale dhe informata kontaktuese (p.sh. emri, adresa, data dhe vendi i lindjes, kombësia, etj.)
- informata të identifikimit dhe dokumentit (të tilla si mostra e nënshkrimit, informata të ID).
- të dhëna socio-demografike dhe të dhëna të punësimit
- informata mbi kanalet e përzgjedhura të komunikimit me RBKO-në, përfshirë marketingun
- të dhëna rreth marrëdhënieve të biznesit në lidhje me ju si një klient i RBKO-së.
Pëlqimi juaj për Përpunimin dhe Përdorimin e të Dhënave Personale
Duke nënshkruar pëlqimin për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave, ju personalisht vendosni nëse dëshironi të pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren për qëllime të ofertave të individualizuara të krijuara posaçërisht, për marrjen e informatave mbi fushatat e fundit dhe ofertat më të favorshme. Ju mund të nënshkruani deklaratën e pëlqimit në secilën degë të RBKO-së, dhe në rast se ndryshoni mendjen tuaj më vonë, mund të tërhiqni lehtësisht pëlqimin tuaj.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave:
Raiffeisen Bank në Kosovë (në tekstin e mëtejmë "Banka" ose "RBKO")
Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave : Edita Musliu
rr. Robert Doll nr.99,
10000, Prishtinë
Telefoni +38338222222
E-maili: dataprotection@raiffeisen-kosovo.com
Informatat më të hollësishme mbi mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale gjatë biznesit me RBKO-në i gjeni në dispozicion në dokumentin në vijim:
Faqja jonë e web–it përdor cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat ne i ruajmë gjatë vizitës tuaj në terminalin tonë. Ne përdorim Cookies kryesisht për analiza të anonimizuara mbi përdorimin e faqes së web-it. Ne i përdorim gjithashtu cookies për t’ju ofruar funksione shtesë në faqen e webit, me qëllim që të bashkëveproni më lehtë me faqen dhe për të mundësuar përdorimin pa gabime (p.sh për të mundësuar lundrimin në faqen e web-it ose për të ruajtur preferencat tuaja për vizitën tuaj të ardhshme).
Cookies të nevojshme: Cookies, të cilat nevojiten për funksionet bazike në faqe ruhen prej nesh për shkak të detyrimeve kontraktore.
Cookies funksionale: Cookies, të cilat na lejojnë të analizojmë përdorimin e faqes së web-it, përdoren nga ne, bazuar në interesin e ligjshëm.
Cookies për marketing: Cookies, të cilat na lejojnë t’ju ofrojmë publicitet në përshtatje me interesat tuaja, përdoren nga ne bazuar në interesin legjitim.Disa cookies ruhen në terminalin tuaj deri sa ju t’i fshini. Ato na mundësojnë të njohim motorin e kërkimit tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies të seksionit).
Cookies mund të bllokohen, ç’aktivizohen, ose fshihen. Për këtë qëllim ka një varietet mjetesh të (përfshirë kontrollin e motorit të kërkimit). Ju mund të gjeni këtu informacion në “seksionin ndihmë” të browser-it që përdorni ju. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, shaqja e tyre për ju mund të kufizohet.
Mouseflow - Për të optimizuar faqet tona të uebit dhe për të përmirësuar shërbimet tona, ne mund të regjistrojmë sesionin tuaj me Mouseflow, një mjet analitik në uebsajt. Ju lutemi vini re se asnjë e dhënë personale nuk përpunohet gjatë regjistrimit të sesionit ose nuk ndahet me palët e treta.
Për të përmirësuar përdorshmërinë e faqes sonë dhe për të ofruar një përvojë më të personalizuar, përdorim shërbimin e palës së tretë Kameleoon, i cili kryen eksperimente funksionale, jo të personalizuara.
Këto eksperimente përfshijnë:
- Mbledhja e të dhënave: Kameleoon mbledh të dhëna anonime shfletimi ("hot data"), si klikimet në faqe, modelet e navigimit dhe informacionin e pajisjes. Këto të dhëna nuk mund të përdoren për t'ju identifikuar personalisht.
- Testime A/B: Ju mund të përfshiheni në teste A/B ose fushata personalizimi. Këto teste përdoren për të optimizuar përmbajtjen, dizajnin ose funksionalitetin.
- Ruajtja: Të dhënat ruhen lokalisht në shfletuesin tuaj dhe në servera të sigurt për deri në 365 ditë.
Nëse refuzoni cookies-et e analizës/targetimit përmes menaxherit të pëlqimit, Kameleoon nuk do të ruajë cookies ose të përpunojë të dhëna për këto eksperimente, dhe këto eksperimente nuk do të kryhen.
Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim analitike në internet i ofruar nga Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irlandë (“Google”), nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë. Google Analytics përdor cookies që ruhen në kompjuterin tuaj. Informacioni i gjeneruar nga cookie mbi përdorimin tuaj të kësaj faqeje interneti, duke përfshirë adresën tuaj IP të anonimizuar, ID-të dhe URL-të e faqeve të vizituara, transmetohet dhe ruhet nga Google në serverë në Evropë. Kjo faqe interneti përdor opsionin e anonimizimit të IP-së të ofruar nga Google Analytics. Adresa juaj IP shkurtohet nga Google brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose në shtete të tjera palë të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane.
Duke përdorur kompaninë JENTIS GmbH, të dhënat tuaja personale anonimizohen përpara një transferimi të mundshëm në një vend të tretë. Në këtë mënyrë, Google merr vetëm informacione që nuk lejojnë nxjerrjen e përfundimeve lidhur me identitetin tuaj.
Në emrin tonë, Google do ta përdorë këtë informacion për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes së internetit, për të përgatitur raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na ofruar shërbime të tjera që lidhen me aktivitetin e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit.
Ju mund të parandaloni mbledhjen e të dhënave tuaja nga Google në lidhje me Google Analytics duke shkarkuar dhe instaluar shtesën për shfletuesin, e disponueshme në: tools.google.com/dlpage/gaoptout
Në lidhje me Google Analytics përdoret gjithashtu Google Tag Manager. Google Tag Manager është një zgjidhje nga Google që u mundëson kompanive të menaxhojnë etiketat e faqeve të internetit përmes një ndërfaqeje. Google Tag Manager është një domen pa cookies dhe nuk mbledh të dhëna personale. Google Tag Manager aktivizon etiketa të tjera, të cilat nga ana e tyre mund të mbledhin të dhëna. Ne ju informojmë veçmas për këtë. Google Tag Manager nuk ka qasje në këto të dhëna. Nëse përdoruesi ka bërë çaktivizim në nivel domeni ose cookie, ky çaktivizim mbetet në fuqi për të gjitha etiketat e gjurmimit që implementohen përmes Google Tag Manager.
Në faqen tonë të web-it, ne përdorim shërbimet e faqes Google maps API. Ky shërbim oforhet nga Google, Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA. Duke integruar këtë shërbim në faqen tonë tek Google transferohen minimalisht këto të dhëna: Adresa e IP, koha e vizitës në faqe, rezolucioni i ekranit të vizitorit, URL e faqes së web-it(referuesi) identifikimi i browser-it (agjenti i përdoruesit) dhe termat e kërkimit. Të dhënat transferohen pavarësisht nëse ju keni ose jo një llogari në Google. Në qoftë se jeni kyçur në një faqe, të dhënat do t’i ngarkohen llogarisë tuaj në google. Në qoftë se nuk dëshironi që këto të dhëna t’i ngarkohen profilit tuaj, ju duhet të çkyçeni/ para se aktivizoni butonin. Google. Inc e ruan këtë të dhënë të profileve të përdorimit dhe i përdor për qëllime publiciteti, kërkim tregu dhe/ose për të dizenjuar faqen, bazuar në orientimit të kërkesës së tregut. Ju keni të drejtë të kundërshtoni krijimin e këtyre profileve të përdoruesve, për këtë duhet të kontaktoni Google Inc. për ta ushtruar këtë të drejtë.Për më shumë informacion mbi qëllimin dhe fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave nga Google, Inc., ju lutem kontaktoni https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de Ne nuk përpunojmë të dhënat e impaktuara.
Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe kontrolle të tjera referuar tregut, në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe përmirësuar paraqitjen tonë në internet. (njohur si JavaScriptand tracking pixels). Të gjitha të dhënat regjistrohen në mënyrë të anonimizuar. Duke përdorur të ashtuquajturat tracking pixels, ne jemi në gjendje të mbledhim informacionin, të kontrollojmë cilat janë përmasat e ekranit, browsers dhe të optimizojmë mënyrën e funksionimit tonë në internet. JavaScript është një gjuhë programimi për të vlerësuar ndërveprimin e përdoruesit, për të modifikuar, ri-lidhur apo gjeneruar përmbajtjen e kërkuar.