Skip to main content

RISE

Raiffeisen Internship and Scholarship for Engineers

RISE është program i dedikuar drejt mbeshtetjes dhe zhvillimit të studentëve nga fusha e teknologjisë së informacionit.      

Apliko për RISE

Benefitet e programit RISE

Bursë në vlerë 1,200 Euro

Punë praktike me pagesë

Mentorim nga ekspertë të fushës

Aktivitete argëtuese, sportive dhe rekreative

Trajnime dhe punë me metodologjinë Agile

Bashkëveprim në setup dhe kulturë ndërkombëtare

Kriteret për aplikim

Studentë që në vitin 2024 janë në vitin e fundit të studimeve

Studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 8.0

Shkenca Kompjuterike & Inxhinieri, Data, MIS, Business Analytics

Hapat për aplikim

Aplikimi online

Aplikimi do të jetë i hapur nga 1 deri 30 Nëntor 2023

Testi online

Testi online do të mbahet më 6 Dhjetor 2023 

Intervista

Intervista mbahet në zyret qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë

Email njoftues

Më 29 Dhjetor 2023 njoftohen studentët e pranuar në RISE 

intership

Modelet e punës praktike

Modeli Standard

Parasheh zhvillimin e punës praktike 4 muaj me orar të plotë - 40h në javë

Modeli Fleksibil

Parasheh zhvillimin e punës praktike 8 muaj me orar të shkurtuar - 20h në javë

Studentët mund të zgjedhin të fillojnë punën praktike në Shkurt apo Korrik 2024

Angazhimi në punë praktike

IT & Data Analytics

Infrastrukturë (Mbështetje e IT, Sisteme, Databaza, Rrjet, Cloud), Inxhiering të softtuerit, DevOps, mirëmbajtje, menaxhim dhe zhvillim i Sistemit Kryesorë Bankarë, modeling i të dhënave, inxhiniering, analizë dhe raportim i të dhënave.

Competence Center

Ne jemi një qendër kreative e fokusuar në zhvillimin e softuerit, inxhinierinë e të dhënave dhe sigurinë kibernetike, me pesë divizione dhe mbi 100 anëtarë të talentuar në ekip. Ne jemi ekspertë në RSA Archer, menaxhimin e shërbimeve it, dhe inovacionin.

Mjetet tona teknologjike ofrojnë fleksibilitet dhe kreativitet. Pavarësisht nëse ju pëlqen Java, Python, ose SQL, projektet tona të ndryshme ju lejojnë të eksploroni dhe të krijoni. Ne punojmë me korniza cool si Angular dhe React, shërbimet cloud (AWS dhe Azure), trajtimin e të dhënave dhe zhvillimin e aplikacioneve mobile.

Software Engineering, Data Integration & Analytics, GRC Archer, Customer Integration Hub, Corporate Solutions Delivery Stream and Cyber Security.

 

Trajnimet

Në kuadër të RISE do të keni mundësi të jeni pjesë e trajnimeve dhe aktiviteteve mësimore me instruktorë dhe ekspertë të komunitetit të Teknologjisë në Bankën Raiffeisen. 

Hyrje në Inxhinierinë e të Dhënave

Një prezantim bazik e cila do t'ju japë kontekst të mjaftueshëm për të filluar të
eksploroni botën e Data Engineering.

Hyrje në Inxhinieri Softuerësh

Një prezantim rreth inxhinierise softuerike dhe cka do të thot të jesh një inxhinier
softuerik në banken Raiffeisen. 

Teknikat e Sigurisë së Informacionit

Teknika të ndryshme lidhur me Information Security dhe si bashkëpunojnë
ekipi I Competence Center me ekipet në Vjenë.
 

Mësimi i Aplikuar i Makinerisë

Prezantim mbi Applied Machine Learning, dhe si përdoret për të adresuar
problemet specifike.

Shkenca e të Dhënave

Prezantim se çfarë është shkenca e të dhënave dhe çfarë bëjnë shkencëtarët e të dhënave. Ju do të zbuloni zbatueshmërinë e shkencës së të dhënave nëpër fusha, dhe do të mësoni se si analiza e të dhënave mund t'ju ndihmojë të merrni vendime nisë nga të dhënat.

Hyrje në Platformat e Kodimit të Ulët

Një prezantim rreth dy low-coding platforms qe perdoren aktualisht ne
Raiffeisen nga dy ekipe te ndryshme mbrenda Competence Center.

Hyrje në Metodologjinë Agile

Prezantim rreth metodologjisë Agile e cila përdoret nga shumë
organizata, përfshi edhe Banka Raiffeisen. 

Hyrje në Ruajtjen e të Dhënave

Nje prezantim mbi sistemin i menaxhimit të të dhënave që është krijuar
për të mundësuar dhe mbështetur aktivitetet e inteligjencës së biznesit (BI),
veçanërisht analitikën.

Bankingu për Jo-Bankier

Trajnim/prezantim lidhur me historine e bankes si dhe informata rreth
produkteve dhe shërbimeve të bankës ndaj klientëve të saj.

Soft Skills

Prezantim nga PCL lidhur me shkathtësite për prezantim, të folurit në
publik si dhe metodave të ndryshme që ndërlidhen me zhvillime të inovacionit.

Lansimi i programit RISE

Për të kuptuar më shumë mbi objektivat, karakteristikat dhe gjithë rrugëtimin e RISE, ju ftojmë të shikoni videon e përgaditur për ju.

RISE Alumni 2023

Studentët tanë të talentuar të cilët kanë fituar bursën RISE, dhe kanë avansuar në pozitat junior, duke u bërë kështu pjesë familjes së madhe në bankën Raiffeisen.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Data e fundit për aplikim është 30 Nëntor 2023.

  •  Studentë që në vitin 2024 janë në vitin e fundit të studimeve
  • Drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Data Science, Management Information Systems, Business Analytics  dhe ngjashëm
  • Nota mesatare mbi 8.0 

Vetëm studentët që në vitin 2024 janë në vitin e fundit të studimeve mund të aplikojnë në programin e RISE (referoju pyetjes 13 për më shumë informata)

Gjuha Angleze është e nevojshme dhe përparësi për aplikim, mirëpo nuk është e domosdoshme.

Në fund të programit, të gjithe përfituesit të cilët kanë përfunduar programin do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes në RISE. 

Në rast të performancës së mirë gjatë punës praktike dhe nevojave të bankës për kapacitete njerëzore, studenti/ja fiton mundësinë për punësim në Bankën
Raiffeisen.

 Në rast të ndërprerjes së programit, përfituesi/ja duhet të kthejë Raiffeisen Bankës vlerën e bursës.

  • Modeli Standard

Parasheh zhvillimin e punës praktike 4 muaj me orar të plotë - 40h në javë

  • Modeli Fleksibil

 Parasheh zhvillimin e punës praktike 8 muaj me orar të shkurtuar - 20h në javë

 

Përfituesit (në rast të performancës së mirë) obligohen që të qëndrojnë me Bankën Raiffeisen edhe për 1 vit pas përfundimit të programit.

Në rast se përfituesi/ja për arësye të ndryshme nuk mund të angazhohet në Raiffeisen Bank për 1 vit pas përfundimit të programit, duhet të kthejë vlerën e bursës Bankës Raiffeisen.

Studentët mund të zgjedhin të fillojnë punën praktike në Shkurt apo Korrik 2024

Banka Raiffeisen deri me tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për programin RISE me këto institucione: FIEK, FSHMN, Kolegji Universum, Riinvest, AUK, Cacttus Education, UBT, Kolegji AAB.

Institucionet e Arsimit të Lartë me kurrikulë 3 vjecare, viti i fundit i studimeve nënkutpon vitin e tretë. Njejtë, IAL me kurrikulë 2 apo 4 vjecare, viti i fundit nënkupton vitin e dytë apo të katërt të studimeve.

Puna praktike si dhe të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me RISE mbahen në Zyren Qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë.