Skip to main content

Rëndësia e përditësimit të të dhënave personale

Përditësimi i të dhënave personale (KYC) është proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për përdorimin e produkteve dhe shërbimeve të bankës.

Ky proces bazohet në ligjet e zbatueshme të Republikës së Kosovës dhe në rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës. Duke qenë se përditësimi i rregullt i të dhënave të klientëve është obligim ligjor, banka është e detyruar t’ju dërgojë njoftime të rregullta klientëve për t’i rikujtuar t’i përditësojnë të dhënat e tyre. Po ashtu, në raste të caktuara, kur klientët vizitojnë ndonjërën nga degët për të shfrytëzuar shërbime bankare, Banka Raiffeisen mund t’ju kërkojë të përditësojnë të dhënat e tyre. E gjithë kjo me qëllim që të shmanget pezullimi i llogarive të klientëve, i cili parashihet me ligj në rast të mospërditësimit të të dhënave. Prandaj është shumë e rëndësishme që klientët të përditësojnë të dhënat e tyre sapo ta pranojnë njoftimin nga banka.

Si mund ta bëni përditësimin e të dhënave?

Për ta bërë më të lehtë procesin e përditësimit të të dhënave, Banka Raiffeisen ka investuar në zhvillimin e zgjidhjeve të ndryshme si për klientë individë ashtu edhe për biznese.

Kështu, sot klientët individë mund të përditësojnë të dhënat e tyre online përmes kanaleve si:

  • Platforma eKYC, 
  • Raiffeisen Plus, 
  • ChatBot, 
  • E-mail,
  • Telefonit 
  • Duke vizituar ndonjërën nga 36 degët e bankës në vende të ndryshme në Kosovë. 

 

Ndërsa bizneset mund të përditësojnë të dhënat e tyre përmes:

  • Platformës Raiffeisen Plus 
  • Përmes vizitës në degët e bankës të cilat ofrojnë shërbime për biznese.

 

Është e rëndësishme të cekët që në rastet kur ka ndryshime në të dhënat e klientëve apo në strukturën e biznesit, përveç përditësimit online përmes kanaleve të lartëcekura, klientët individë dhe bizneset duhet të sjellin dokumentet që dëshmojnë këto ndryshime në formë origjinale në degën e bankës, brenda afateve të përcaktuara kohore.

E-maili:  kyc-info@raiffeisen-kosovo.com


Informatat shtesë lidhur me procesin e përditësimit të të dhënave, përfshirë dokumentet e nevojshme mund t’i gjeni në këtë link:

Përditësimi i të dhënave online

Në linkun më poshtë mund ta bëni përditësimin e të dhënave online.