Qëllim dhe strategji e qartë
Kemi zhvilluar një kornizë strategjike të qartë për ta arritur qëllimin tonë për të krijuar vlera të qëndrueshme në shoqërinë dhe mjedisin tonë.
Për Bankën Raiffeisen në Kosovë qëndrueshmëria nënkupton aktivitete të përgjegjshme biznesi dhe gjithashtu një angazhim të përgjegjshëm në komunitet. Kjo do të thotë t'i kryejmë aktivitetet tona të përditshme në mënyrë të drejtë dhe transparente, atibute këto që qëndrojnë në thelb të biznesit tonë.
Pikat kryesore
Veprimtaria jonë përfshinë të gjitha fushat e biznesit me synimin për të qenë bankier i përgjegjshëm, partner i drejtë dhe qytetar i angazhuar.
Krijimi i vlerave
Krijimi i vlerës do të thotë që ne duam të sigurojmë suksesin afatgjatë përmes krijimit të vlerave të qëndrueshëm dhe të inkurajojmë konkurrencën dhe kapacitetin novator të kompanive, organizatave dhe institucioneve publike.
Besimi
Besimi për ne është parakusht i rëndësishëm për një bankë të suksesshme. Ne mund ta rrisim besimin ekzistues të klientëve, punonjësve, akterëve dhe grupeve tjera të interesit megjithatë, kjo nuk ka garanci.
Ky besim ruhet duke bërë përpjekje të vazhdueshme. Praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm, të biznesit dhe operimit të drejtë dhe transparent dhe përfshirja e grupeve tona të akterëve në zhvillimin e qëndrueshëm janë pjesë
shumë e rëndësishme në këtë drejtim.
Transformimi
Transformimi nënkupton që ne duam të luajmë
rol aktiv në adresimin e sfidave të mëdha shoqërore, veçanërisht aty ku mund të bëjmë ndryshim. Roli ynë si akter social do të thotë të mundësojmë dhe ruajmë qëndrueshmërinë dhe mirëqenien në shoqëri sa më mirë që të jetë e mundur. Nëpërmjet angazhimit tonë për qëndrueshmëri si biznes me përgjegjësi shoqërore, ne duam
të kontribuojmë në zhvillimin e një shoqërie që është miqësore ndaj mjedisit dhe një shoqërie civile të mbështetur nga ndërmarrësia e qëndrueshme.