Skip to main content

Samiti i ESG-së

Në kuadër të përpjekjeve për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm si dhe për të shënuar 20-vjetorin e operimit në Kosovë, Banka Raiffeisen ka organizuar më 15-16 qershor Samitin ESG të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”. 

Pse është vendosur të organizohet samiti?

Ne e kemi përmbledhur rrugëtimin e Bankës Raiffeisen në Kosovë në sloganin "20 vjet në Kosovë. Mbështetje. Përgjegjësi. Inovacion". Përgjegjësia për ndikimin që banka ka në ekonomi, ambient dhe shoqëri, na ka shtyer ta përfshijmë qëndrueshmërinë si njërën nga shtyllat kryesore të strategjisë së Raiffeisen. Kjo pashmangshëm është nxitur nga kompania jonë amë, Raiffeisen Bank International me seli në Vjenë, e cila që nga viti 2010 është përkushtuar të zbatojë parimet e ‘UN Global Compact’, iniciativës më të madhe në botë për përgjegjësi dhe qëndrueshmëri korporative. Sot, shtylla e qëndrueshmërisë në bankën tonë është e përqendruar në katër fusha: bankë e përgjegjshme, qasje e drejtë ndaj punonjësve, ekologji e brendshme, dhe investim në komunitet. 

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë ndikimit që portfolio e kredive të bankës ka në mbrojtjen e ambientit dhe ekonominë qarkore, pasi RBI nënshkroi dhe mori përsipër t’i implemetojë Parimet për Bankim të Përgjegjshëm të Iniciativave Financiare të UNEP në vitin 2021. Të mbështetur dhe në koordinim me RBI, kemi marrë përgjegjësi që edhe në Kosovë të kontribojmë në tranzicionin në ekonomi më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj mbrojtjes së ambientit, duke ndarë me klientët tanë njohuritë dhe ekspertizën tonë, e cila mund t’ju shërbejë në tranzicionin e tyre të gjelbër si dhe duke zvogëluar emetimin e CO2 që lidhet me aktivitetet biznesore të bankës. Duke pasur parasysh se ‘Trazicioni në Ekonomi të Gjelbër’ është po ashtu prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne vlerësuam se mund të kontribojmë tutje për të promovuar përgjegjësinë më të madhe ndaj ambientit edhe në publik, përmes një samiti me përfaqësues nga institucione të ndryshme qeveritare, NGO, biznese, media e organizata të tjera që veprojnë në Kosovë. 

Temat dhe folësit

Fuqizimi i individëve: Mbështetja e tranzicionit të gjelbër për qëndrueshmërinë personale

Masat e gjelbra kanë ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve si dhe në kursimin financiar. Gjatë këtij paneli u shtjelluan disa prej iniciativave që institucionet në Kosovë po ndërmarrin pikërisht në këtë drejtim. Për shembull, derisa Komuna e Prishtinës po investon në hapësira të gjelbra dhe ngrohje efiçiente, Fondi i Kosovës për Efiçiencë në Energji synon të përkrahë sektorin rezidencial përmes projekteve të ndryshme të izolimit të ndërtesave.
Në anën tjetër, një përfaqësues i BERZH-it foli për projektet e tyre për të zvogëluar ndikimet në mjedis, kurse përfaqësuesi i Bankës Raiffeisen në Kosovë shpjegoi disa prej produkteve bankare në dispozicion të klientëve në fushën e tranzicionit të gjelbër. Në panel u theksua edhe rëndësia e angazhimit të individëve dhe vendimet e tyre të përditshme për të kontribuar në qëndrueshmërinë personale dhe përmirësimin e mjedisit.

Folësit: Alban Zogaj (Komuna e Prishtinës), Ahmet Ismajli (Fondi i Kosovës për efiçiencë në energji) Arian Lila (Ekspert i financimit të gjelbër), Alma Lulja (EBRD GEFF), Erik Roka (Banka Raiffeisen në Kosovë) dhe moderatore Merita Qerimi.

Mobilizimi i financimit të gjelbër: Roli i qeverisë, sektorit privat dhe bankave

Mobilizimi i burimeve financiare për të mbështetur tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe miqësore me klimën ishte temë bosht e këtij paneli diskutimi.Detajet mbi mekanizmat apo iniciativat e ndryshme – të udhëhequra nga qeveria, sektori privat apo organizatat ndërkombëtare – që kontribuojnë në ekonominë e gjelbër u shtjelluan nga panelistët. Ata nënvizuan edhe rëndësinë e partneritetit midis të gjithë palëve për të siguruar tranzionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Roli i bankave gjithashtu u vlerësua si kyç për të ofruar instrumente financiare inovative dhe për të inkurajuar investimet në projekte të gjelbra.

Folësit: Blerim Terziqi (CBK), Selim Thaçi (IMF), Sergiy Maslichenko (EBRD), Emrush Ujkani (EIC), Agron Gashi (RBKO), Destan Mulaj (RBKO) dhe moderatore Florije Kolshi.

Mundësitë e investimeve në burime të ripërtritshme dhe sfidat për bizneset, promovimi i drejtësisë klimatike dhe mjedisore në tranzicion

Diskutimet në këtë panel u përqendruan në shtjellimin e përpjekjeve të institucioneve shtetërore për të mbështetur iniciativat e gjelbra si dhe në sfidat dhe mundësitë e sektorit privat për të investuar në burime të ripërtitshme të energjisë. Përfaqësuesit e Bankës, në anën tjetër, prezantuan shërbimet dhe produktet bankare që kanë ndikim pozitiv në ambient. Penalistët theksuan nevojën për politika dhe rregullore të përshtatshme që inkurajojnë investimet në energjinë ripërtërishme, si dhe zhvillimin e mjeteve financiare inovative që iu ofrojnë mundësi bizneseve të investojnë në projekte të gjelbra.

Folësit: Getoar Mjeku (Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë), Urtina Zeka (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve), Besnik Berisha (KGCF), Lorik Fejzullahu (EkoPark Kosova), Gjon Gjonlleshaj (Raiffeisen Leasing Kosova), Labinot Kelmendi (RBKO) dhe moderatore Florije Kolshi.

Mbështetja e ndërmarrësive të gjelbra/sociale: Inkubatorët dhe akseleratorët qeveritarë dhe korporativë

Sektori privat mund të luajë rol kyç në promovimin e masave të qëndrueshme, prandaj organizata të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë edhe në Kosovë në vazhdimësi po përkrahin ndërmarrjet e gjelbra. Një prej programeve të përmendura ishte programi BOOST i UNDP-së, për të cilin ndau hollësi përfaqësuesi i kësaj organizate.Përfaqësuesit e Bankës prezantuan nismat që ndihmojnë ndërmarrjet të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, siç është Elevator Lab i Raiffiesen Bank International. Ky program luan rol të rëndësishëm për inovacionin në Kosovë. Përmes këtij akseleratori, startup-et dhe ndërmarrjet kanë mundësi të marrin përkrahje të specializuara dhe resurse për të zhvilluar idetë e tyre inovative. Nëpërmjet Elevator Lab, ndërmarrjet kanë mundësi të testojnë dhe të zbatojnë teknologjitë e reja, të eksplorojnë tregje dhe të gjejnë mundësi për investime dhe bashkëpunime të reja.

Folësit: Mentor Arifaj (Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë), Blin Berdoniqi (UNDP), Blerta Salihu-Krasniqi (Quantix) Lorena Roman (Raiffeisen Bank International) Bujar Ibrahimi (RBKO) dhe moderatore: Drenusha Shehu  Pula

Paneli: Diversiteti, Gjithpërfshirja dhe Barazia

Temë boshte e këtij paneli të diskutimit ishte rëndësia e krijimit të ambienteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në vendet e punës. Diskutuesit u përqendruan në aspekte të ndryshme që kontribuojnë në këtë drejtim, përfshirë promovimin e vazhdueshëm të shtyllave si Diversiteti, Gjithpërfshirja dhe Barazia, por edhe në organizmin e trajnimeve në vendet e punës në këtë fushë.
Paneli, i përbërë nga përfaqësues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, vëri në pah rëndësinë e bashkëpunimit midis sektorit publik, sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar këto aspekte në të gjitha sferat e punës dhe jetës shoqërore.

Folësit: Iliriana Jaka Gashi (Kosova Women 4 Women), Vlora Tuzi Nushi (UN Women Kosova), Zana Rama (CSR Kosova), Arjeta Gashi (KOSTT)
Taulant Hoxha (KCSF). Arta Celina (RBKO) dhe moderatore Drenusha Shehu - Pula.

Paneli: Qëndrueshmëria, OZHQ-të dhe Synimet Klimatike

Ky panel diskutimi u përqendrua në rolin dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe ESG-së në kontekstin e biznesit në Kosovë. Panelistët theksuan se përfshirja e qëndrueshmërisë në strategjitë e biznesit nuk është vetëm e detyrueshme, por paraqet edhe një mundësi për rritje dhe konkurrencë më të mirë në treg. Përmes fokusimit në aspektet e mjedisit, aspektet sociale dhe aspektet e qeverisjes, bizneset mund të krijojnë vlerë të shtuar dhe të ndikojnë pozitivisht në mjedis dhe shoqëri. Paneli ofroi një platformë për ndarjen e përvojave dhe ideve lidhur me integrimin e qëndrueshmërisë në biznes dhe për të kuptuar më mirë rolin dhe kontributin që biznesi në Kosovë mund të ketë në realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Folësit: Donikë Beqiri (INDEP), Behare Bajraktari (Gazetare), Dajana Berisha ( FIQ & Civil Society House), Flora Ahmeti (RBKO), Antigona Limani (RBKO) dhe moderatore Drenusha Shehu - Pula.

Panairi

Pjesë e Samitit ESG ishte edhe një panair ku bizneset kanë pasur mundësi t’i prezantojnë aktivitetet e tyre që kontribuojnë në agjendën e gjelbër. Gjatë këtij panairi, startupet dhe bizneset patën mundësi të bëjnë prezantime të ndryshme që lidhen me ndikimin e inovacionit dhe teknologjisë në tranzicionin e gjelbër, bujqësinë e qëndrueshme, ekonominë qarkore dhe ndërmarrësinë sociale.

Agjencia e lajmeve Kosova Press ka biseduar me disa prej përfaqësuesve të bizneseve që kanë qenë pjesë e panairit, të cilët kanë thënë se ngjarja ka qenë një mundësi e shkëlqyer për promovimin e aktivitetit të tyre të fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër por edhe të rrisin vetëdijen rreth këtij tranzicioni.

Për të kuptuar më shumë lexojeni lajmin e plotë të Kosova Press-it këtu.

Disa prej bizneseve që morën pjesë në Samit ishin: