Paguani online dhe sigurtë!: Parimet e sigurisë online
Masat tona teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat e klientëve tanë dhe për të forcuar më tej besimin.
Zotimi për siguri dhe integritet të të dhënave
Banka Raiffeisen në Kosovë si vartëse e Raiffeisen Bank International zotohet në ofrimin e sigurisë dhe integritetit të të dhënave duke përdorur një gamë të gjerë të masave të sigurisë kibernetike. Megjithatë, edhe klientët mund të japin kontribut të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sigurinë. Në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme, ju lutemi që të merrni parasysh disa pika themelore, si më poshtë:
Domeni zyrtar i Bankës Raiffeisen në Kosovë
Domeni i vetëm zyrtar i Bankës Raiffeisen në Kosovë është raiffeisen-kosovo.com - ju lutem kushtoni vëmendje domenit të saktë, veçanërisht kur përdorni shërbimet e-Banking. Shumica e akterëve dashakeq do të përdorin modifikime të vogla të markës (si “raiffaisen-kosovo.com” apo “raiffeisen- kosova.com”) gjë që nuk mund të vërehet gjatë veprimeve ditore.
Informatat e ndjeshme mos i ndani me askënd
Ne asnjëherë nuk do t’ju pyesim për informata të ndjeshme si fjalëkalimi i përdoruesit, numri OTP apo PIN, dhe detaje të kredit kartelës - qoftë përmes telefonit, mesazheve, apo e-mail. Nëse pranoni pyetje të tilla lidhur me informata personale, atëherë padyshim kjo paraqet mashtrim dhe nuk duhet t’i përgjigjeni, si dhe preferohet që situatat e tilla t’i raportoni tek ne sa më parë të jetë e mundur;
PIN kodi
Banka asnjëherë nuk ju kontakton për t'ju kërkuar PIN Kodin me të cilin kyqeni në Raiffeisen Plus
Kodi OTP
Kodin konfirmues (OTP code)
që ju vjen përmes SMS në telefon,
mos e ndani me askënd.
Kodi treshifror CVC
Banka asnjëherë nuk ju kërkon datën e skadimit të kartelës suaj, si dhe kodi treshifror CVC që gjendet në anën e pasme të kartelës.
Shmangni përdorimin e kompjuterëve apo Wi-Fi publike për e-Banking
Shmangni përdorimin e shërbimit e-Banking në kompjuterë publik apo Wi-Fi publike;
Kredencialet e bankimit mos i ruani në mënyrë statike
Duhet t'i kushtoni kujdes të veçantë kredencialeve tuaja të bankimit online. Ne fuqishëm sugjerojmë që të mos i ruani ato në mënyrë statike (letër apo material tejter fizik), përveç në rastet kur ato enkriptohen, dhe fjalëkalimet e njëjta nuk duhet të përdoren në subjekte të tjera, siç janë platformat e mediave sociale;
Për më shumë detaje në lidhje me sigurinë online ju mund ti referoheni dokumenteve më poshtë:
Mbajeni në mend! Banka ju kontakton përmes:
+383(0)38 222 222 | +383(0)49 222 222
E-mail-et që pranoni nga banka, pas shenjës "@" kanë prapashtesën @raiffeisen-kosovo.com, dhe @sf.email.raiffeisen-kosovo.com.
Shembull: info@raiffeisen-kosovo.com, news@sf.email.raiffeisen-kosovo.com
Nëse pranoni e-mail, thirrje, mesazhe, apo njoftime të dyshimta nga subjekte që pretendojnë emrin tonë, ju lutemi raportoni në numrat më lartë, ose në emailin siguria@raiffeisen-kosovo.com