Skip to main content

Llogaria bankare për çdo moment të jetës

Menaxho paratë e tua lehtë, nga paga, pagesat e përditshme deri te udhëtimet dhe blerjet online

Përfitimet e llogarisë rrjedhëse në Bankën Raiffeisen në Kosovë

Menaxho paratë, bëj pagesa të shpejta dhe përdor llogarinë rrjedhëse në mënyrë të sigurt në çdo moment.

Kontroll i plotë mbi paratë e tua Shiko dhe menaxho çdo transaksion lehtë
Pagesa dhe transfere të shpejta Paguaj dhe transfero para menjëherë
Qasje në para kurdo që të duhet Përdor kartelën dhe ATM-të në çdo kohë
Përdorim i sigurt në Kosovë dhe jashtë Paguaj kudo me siguri të lartë

Zgjidh pakon që të përshtatet

card-standard-credit.jpg

Pako Bazë

1,99 euro

/muaj

Aktivizimi dhe shfrytëzimi i shërbimeve dhe produkteve të përfshira në pako, më kursen deri në 0,92 euro në muaj.

  • Hapja e Llogarisë Rrjedhëse dhe mirëmbajtja mujore
  • Lëshimi i Debit kartelës
  • Aktivizimi E-Banking/M-Banking
  • Zbritje në tërheqjet në bankomatët e Bankës Raiffeisen
  • Zbritje në GIRO pagesat dhe transferet kombëtare në E-Banking
Pako e rekomanduar
card-standard-credit.jpg

Pako Standard

3,49 euro

/muaj

Aktivizimi dhe shfrytëzimi i shërbimeve dhe produkteve të përfshira në pako, më kursen deri në 7,20 euro në muaj.

  • Hapja e Llogarisë Rrjedhëse dhe mirëmbajtja mujore
  • Lëshimi i Debit kartelës
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e E-Banking/M-Banking
  • Zbritje në tërheqjet në bankomatët e Bankës Raiffeisen
  • Zbritje në GIRO pagesat dhe transferet kombëtare në E-Banking
  • Lëshimi i Kredit kartelës dhe mirëmbajtja mujore për vitin e parë
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e shërbimit SMS Top Up
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e SMS Banking
  • Zbritje në pagesat e taksave
  • 2 transfere ndërbankare Brenda muajit (në degë)
  • Konfirmim për Vizë
card-standard-credit.jpg

Pako Premium

6,99 euro

/muaj

Aktivizimi dhe shfrytëzimi i shërbimeve dhe produkteve të përfshira në pako, më kursen deri në 7,90 euro në muaj.

  • Hapja e Llogarisë Rrjedhëse dhe mirëmbajtja mujore
  • Lëshimi i Debit kartelës
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e E-Banking/M-Banking
  • Zbritje në tërheqjet në bankomatët e Bankës Raiffeisen
  • Zbritje në GIRO pagesat dhe transferet kombëtare në E-Banking
  • Lëshimi i Kredit kartelës dhe mirëmbajtja mujore për vitin e parë
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e shërbimit SMS Top Up
  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e SMS Banking
  • Zbritje në pagesat e taksave
  • 2 transfere ndërbankare brenda muajit
  • Konfirmim për Vizë
  • 2 gjendje të Llogarisë Rrjedhëse
  • Konfirmim për llogari aktive
  • Ndërrim i kolateralit
     

Bashkohu me Bankën Raiffeisen

Pyetjet më të shpeshta

Në këte faqe mund të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth llogarisë rrjedhëse në Bankën Raiffeisen.

Për të hapur një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank Kosovo, ju nevojitet një dokument identifikues (letërnjoftim ose pasaportë) dhe dëshmi e adresës së banimit. Procesi mund të bëhet edhe online dhe zgjat vetëm disa minuta. 

Për hapjen e llogarisë kërkohet një letërnjoftim ose pasaportë valide dhe një adresë e banimit. Në raste të caktuara mund të kërkohet edhe dëshmi e të ardhurave.

Llogaria rrjedhëse mund të hapet në disa valuta kryesore si Euro (EUR), Dollar Amerikan (USD), Franga Zvicerane (CHF), Krona Norvegjeze (NOK), Krona Suedeze (SEK), Dollar Kanadez (CAD) dhe Korona Daneze (DKK), varësisht nga nevojat tuaja.

Kostoja mujore varet nga paketa që zgjidhni. Raiffeisen ofron disa paketa me përfitime të ndryshme që mund të optimizojnë kostot sipas përdorimit tuaj.

Po, llogaria rrjedhëse mund të përdoret për pagesa dhe tërheqje jashtë vendit përmes kartelës, sipas kushteve të bankës dhe rrjetit ndërkombëtar të pagesave.

Pas hapjes së llogarisë, kartela e debitit përgatitet nga banka dhe mund të merret në degë ose sipas opsioneve të dorëzimit të ofruara.

Po, përmes kartelës së debitit dhe shërbimeve digjitale mund të kryeni pagesa online në mënyrë të sigurt.

Procesi i aplikimit është i shpejtë dhe mund të përfundojë brenda disa minutave, ndërsa aktivizimi i plotë varet nga verifikimi i të dhënave.

Po, llogaria rrjedhëse mund të hapet online në Raiffeisen Bank Kosovo duke plotësuar aplikimin dhe verifikuar të dhënat në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.