Investimi në të ardhmen
Një investim i mençur sot ju siguron qetësi nesër. Qoftë për të blerë banesë, ndërtuar shtëpi apo rinovuar, me plan të qartë dhe partner të besueshëm mund të krijoni një të ardhme më të sigurt për ju dhe familjen tuaj.
Dua te blej shtëpi apo banesë
Blerja e një banese apo shtëpie përmes kredisë hipotekare ju ofron ëndrrën për të pasur një vend ku mund të krijoni kujtime të paharrueshme, por edhe mundësinë që të rritet në vlerë me kalimin e kohës.
Kjo formë e financimit ju lejon të ndani koston e blerjes në disa vjet, duke e bërë investimin një plan pagese të përshtatshëm.
Dua të kursej për të ardhmen
Kursimet mund të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve të papritura dhe në sigurimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme financiare, duke ju lejuar të planifikoni pa shqetësime për vitet në vazhdim.
Paratë që ruaj për blerje të ardhshme ose investime duhet të jenë në një vend të sigurt. Në Bankën Raiffeisen, jam i sigurt se kursimet e mia ruhen në mënyrë të sigurt dhe mund t’i përdor kurdo që kam nevojë.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.