Skip to main content

Bonot e Thesarit: Mundësi më shumë për investime më të sigurta

Diversifikimi i portofolios së investimeve është faktor kyç në strategjinë time financiare për të rritur vlerën e pasurisë.
Në listën e investimeve të mia, vend të veçantë zënë edhe Bonot dhe Obligacionet e Thesarit. Këto investime vlerësohen si mundësi të sigurta për shkak se emetohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës me një garanci shtesë.

Përmes Bankës Raiffeisen, mua më jepet mundësia të marr pjesë në ankandet e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve Qeveritare që lëshohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg, ndërsa Obligacionet Qeveritare janë letra me vlerë afatgjata të cilat maturojnë në afat më të gjatë se një vit. 

Bono të Thesarit me maturitet prej 3, 6, dhe 12 muajve

Obligacionet Qeveritare me maturitet prej 2-7 viteve

Apliko online

Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Open Files - Bono Thesari

Si mund të blej Bono të Thesarit?

Bonot e Thesarit emetohen (nxjerren në shitje) nga Qeveria përmes ankandit.

  • Investitorët konkurrojnë për blerjen e Bonove
  • Konkurrimi bëhet përmes vendosjes së normës së interesit që quhet Yield i Bonos së Thesarit
  • Çmimi i blerjes së Bonos së Thesarit llogaritet në bazë të Yield të Bonos së Thesarit
Open Files - Bono Thesari

Si llogaritet interesi i përfituar në Bono të Thesarit?

Interesi nga Bonot e Thesarit përfitohet pas periudhës së maturimit. 

  • Interesi i përfituar llogaritet si diferencë mes çmimit të blerjes dhe vlerës nominale të Bonos.
  • Norma e kthimit shpreh raportin e diferencës së interesit me çmimin e blerjes të llogaritur në bazë vjetore.
  • Bonot e Thesarit mund të blihen ose shiten para afatit të maturimit dhe të tregtohen deri në 1 ditë para maturimit përmes subjekteve të licencuara, ku bëjnë pjesë edhe bankat komerciale.
Open Files - Bono Thesari

Si llogaritet interesi i përfituar në Obligacionet e Thesarit?

Interesi i përfituar në formën e kuponit paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit. Përgjithësisht, Obligacionet emetohen me kupon fiks, pra një normë fikse interesi gjatë gjithë kohëzgjatjes së Obligacionit. Individët mund të marrin pjesë në ankandet e Obligacioneve vetëm nëpërmjet subjekteve të licencuara për këtë shërbim.

Për më shumë informata për shpalljen e ankandeve dhe për pjesëmarrje në ankandin primar, referohuni këtu.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

 

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. Ato emetohen me afate maturimi: 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjet. Bonot e Thesarit blihen me një çmim i cili është më i ultë se sa vlera nominale e tyre në maturim. Kur ato maturojnë, Qeveria paguan vlerën nominale të tyre. Interesi i marr nga ato paraqet diferencën në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit nominal që Qeveria e paguan në datën e maturimit.

Obligacionet e Thesarit janë instrumente financiare afatmesëm dhe afatgjatë me maturitet 2, 3, 5, dhe 7 vjeçarë.
Interesi i përfituar në formën e kuponit paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit. Përgjithësisht, Obligacionet emetohen me kupon fiks, pra një normë fikse interesi gjatë gjithë kohëzgjatjes së Obligacionit.

 

Linku për shpalljen e ankandeve për pjesëmarrje në ankandin primar.

  • Përmes Tregut Primar: Klientët përmes bankave të cilat janë Akter Primar mund të blejnë letra me vlerë të Qeverisë drejtpërdrejt në ankand.
  • Përmes Tregut Sekondar: Klientët të cilët janë mbajtës të Letrave me Vlerë të Qeverisë mund ti tregtojnë ato në mes veti.

Në të dy rastet, transaksioni duhet të realizohet përmes bankave të cilat janë Akter Primar.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.